Lidhu me ne

Radar

Sa nga këto filma shqiptar keni parë ju ?

A quhesh shqiptar nëse s’ke parë këto filma?

Na quani nostalgjikë, por filmat shqiptarë mbeten një pasuri e kinematografisë sonë dhe ju duhet t’i shihni!
Në listën e mëposhtme do të gjeni prodhime vendase të mirërealizuara që zbërthejnë tema si dashuria, dhuna, dhimbja, feminizmi, familjet problematike, shthurja etj.

Lulëkuqet mbi mure (1976)

A quhesh shqiptar nëse s’ke parë këto filma?

Filmi flet për përpjekjet dhe ndihmat që dhanë debatikasit dhe të rinjtë shqiptarë në luftën kundër fashistëve italianë, të cilët pushtuan Shqipërinë më 7 prill, 1939.

Çifti i lumtur (1976)

A quhesh shqiptar nëse s’ke parë këto filma?

Një komedi për jetën e viteve ‘70. Dy të rinj që vijnë nga besime të ndryshme fetare vendosin të martohen me njëri-tjetrin, ua bëjnë të njohur dashurinë prindërve të tyre.

Përrallë nga e kaluara (1987)

A quhesh shqiptar nëse s’ke parë këto filma?

Në këtë komedi autori tregon historinë e martesës së Gjinos 14 vjeçar me Marigonë 28 vjeçare. Marigoja hakmerret me të gjithë ata që sajuan këtë martesë të pazakontë dhe më në fund fiton.

Vdekja e kalit (1992)

A quhesh shqiptar nëse s’ke parë këto filma?

Në 1975 një gjeneral i njohur i ushtrisë shqiptare, i cili kishte ngritur fermën e parë të kuajve në Shqipëri, u dënua me vdekje për grushtin e shtetit “puçist”. Pas dënimit të të gjithë të implikuarve në grushtin e shtetit, kalohet në zhdukjen e çdo lloj vepre për të cilën mund të mbajnë meritë “puçistët”. Kjo shënon fillimin e ekzekutimit të kuajve. Agroni (protagonisti) shpëton një kalë dhe për këtë dënohet nga gjyqi ushtarak. Pas kësaj jeta e tij fillon të copëtohet.  

Treni niset në 7 pa pesë (1988)

A quhesh shqiptar nëse s’ke parë këto filma?

Elteva, punojse në bankën e shtetit, fillon të vërejë dëmet që sjell në ekonomi puna e një stabilimenti të rrethit, ku drejtor është Martini dhe po ndjek një zgjidhje ekonomike të gabuar. Ajo gjendet në udhëkryq për arsye se drejtori i bankës ku ajo punon, është edhe shok i ngushtë me Martinin. Në një moment ajo pyet veten, pse të gjithë janë kundër saj. Për të mos mjaftuar vetëm kjo, gjatë asaj kohe doktori mendon se ajo është shtatëzënë. I dashuri i Etlevës, i cili është një trajner skuadre, e braktis. 

Taulanti kërkon një motër (1985)

A quhesh shqiptar nëse s’ke parë këto filma?

Taulanti katërvjeçar, fëmija i vetëm i një familjeje intelektuale, nuk mund ta durojë më vetminë. Ai kërkon një motër, por sa më shumë ngulmon Taulanti, aq më shumë e neglizhojnë prindërit këtë kërkesë. Dalëngadalë, kërkesa e Taulantit u pëlqen prindërve, të cilët e kuptojnë se duhet ta shohin dëshirën e tij më me seriozitet dhe vëmendje.

 Dy herë mat (1986)

A quhesh shqiptar nëse s’ke parë këto filma?

Filmi është i mbushur me situata komike te papritura dhe një “luftë shahu” që s’duhet humbur.

 Edhe ashtu, edhe kështu (1989)

A quhesh shqiptar nëse s’ke parë këto filma?

Apostol Sako shkruan artikuj dhe jep leksione mbi dashurinë e lirë të rinisë, në një kohë kur një konflikt i madh ndodh në familjen tij. E bija, Alma studente e inxhinierisë dashuron një këngëtar, atëherë kur i ati do ta martojë me një diplomat. Konflikti zgjidhet përmes situatave komike.

Flutura në kabinën time (1988)

A quhesh shqiptar nëse s’ke parë këto filma?

Tom Melgushi, i pirë, endet rrugëve duke shqetësuar njerëzit. Një ditë Flutura, mësuesja e fshatit ulet në kamionin e tij dhe në sytë e Tomit shihet një fije shprese për një lidhje të qëndrueshme. “Toma” bëhet objekt kritikash për aksidentin e Fluturës, e cila hidhet nga kabina e trembur.

Në shtëpinë tonë (1979)

A quhesh shqiptar nëse s’ke parë këto filma?

Miri ka kuptuar se e motra e tij Ana, është e dashuruar me një të ri, i cili është teknik pajisjesh elektrike në atë zonë. Duke pasur një keqkuptim me mësuesen e tij, ikën nga shkolla në drejtim të pacaktuar. E motra vë në dijeni të ëmën për vonesën e të vëllait, e cila kërkon ndihmën e policisë. Babai i tij habitet kur e takon të birin në periferi të qytetit. Edhe të tjerët shqetësohen, sidomos mësuesja e Mirit. Prindërit shqetësohen edhe për vajzën e tyre, pasi Miri ia tregon babait sekretin e dashurisë të së motrës.

Tomka dhe shokët e tij (1977)

A quhesh shqiptar nëse s’ke parë këto filma?

Tomka është një djalë i vogël që i pëlqen të luajë me top së bashku me shokët e tij. Por fushën e futbollit e marrin nazistët që kanë hyrë në qytet. Tomka, nën kujdesin e të rriturve, fillon të organizojë aksione kundër kampit ushtarak që është vendosur në fushën e tyre të dikurshme të lojës.

Rrethi i kujtesës (1987)

A quhesh shqiptar nëse s’ke parë këto filma?

Margarita Begolli, protagonistja e filmit, kthehet në Shqipëri pas 25 vjetësh me kujtesën e humbur. Cila është enigma? Dihet se regjimi është fajtor i kësaj, më saktë gjermanët nazistët. Ata e shfrytëzuan Margaritën për eksperimentet e tyre jo njerëzore.

Dhe vjen një ditë (1986)

A quhesh shqiptar nëse s’ke parë këto filma?

Llano, një drejtor dikasteri, ka probleme me karakterin e tij profesional dhe shoqëror. Problem bëhet kritika e gazetës lokale ku i tërhiqet vëmendje për punën e tij. Me hamendjen e tij mendon se në të mund të ketë dorë shoku i tij i fëmijërisë Gori, i cili është inxhinjer në industrinë e tekstileve. Gjatë ballafaqimit kupton se dikush tjetër fshihet pas këtij relacioni.

Duaje emrin tënd (1984)

A quhesh shqiptar nëse s’ke parë këto filma?

Tre studentë të Inxhinierisë së minierave caktohen të bëjnë praktikën në ndërmarjen e përpunimit të kromit. Jona gjendet në mes të dy shokëve të saj, por preferon dashurinë e Arsenit pa dashur të lëndojë Agronin, i cili ndjen ndoshta diçka mes tyre. 

Tingujt e luftës (1976)

A quhesh shqiptar nëse s’ke parë këto filma?

Bardhi jetim shkon të punojë në qytet në familjen e pasur të Galip Shkëmbit, i cili ka një djalë, Nardin. Në shtëpinë e tregëtarit të pasur vjen vazhdimisht Eqeremi që i jep Nardit mësime violine. Por Eqeremi zbulon talentin e Bardhit. Me ndihmën e Eqeremit, Bardhi mëson t’i bjerë violinës dhe të bëjë aksionet e para kundër fashistëve.

Pranvera s’erdhi vetëm (1988)

A quhesh shqiptar nëse s’ke parë këto filma?

Irena, një fizikante e re, bashkë me dy kolegë të saj ndërmerr një studim të rëndësishëm larg nga shtëpia. Ajo shkon për një kontroll shëndetësor në spitalin e qytetit dhe mëson se vuan nga leuçemia.

Zonja nga qyteti (1976)

A quhesh shqiptar nëse s’ke parë këto filma?

Vendimi i Ollgës për të jetuar me Melin, vajzën e saj që punon si ndihmës-mjeke fshati, kthehet në situata plot peripeci. Pas një panairi të tërë letërkembimi për të gjetur një dhëndër qyteti, Ollga i prezanton Melit Koçin që hiqet si artist i vërtetë, por Meli ka rënë në dashuri me Bujarin dhe nuk shkulet nga fshati.

Kur xhirohej një film (1981)

A quhesh shqiptar nëse s’ke parë këto filma?

Një film i ri po xhirohet në një qytet të vogël. Aktorët janë një grup fëmijësh. Genci i vogël është nën stres sepse prindërit e tij, Liljana dhe Kujtimi janë ndarë për shkak të qëndrimit mikroborgjez të Kujtimit kundrejt Liljanës.

Një djalë dhe një vajzë (1990)

A quhesh shqiptar nëse s’ke parë këto filma?

Anila dhe Artani janë në prag të provimit të maturës. Ata jetojnë në të njëjtin pallat dhe kanë hyrë në moshën e ëndrrave të mëdha. Eshtë koha që ata të ndeshen me probleme në jetët e tyre.

Të mos heshtësh (1985)

A quhesh shqiptar nëse s’ke parë këto filma?

Bashkëshorti i Silvit vdes në një aksident…Për një periudhë kohe Silvi humb interesin në jetë. Por jeta vazhdon dhe ajo fillon ta marrë veten. Një dashuri e re e zgjon dhe pse një ditë, ajo zbulon se burri që dashuron, Ardi, është bashkëpunëtor në një vjedhje të madhe të pasurisë shtetërore.

Vrasje në gjueti (1987)

A quhesh shqiptar nëse s’ke parë këto filma?

Tre shokë, Fredi, Aleko dhe Pertefi shkojnë për gjueti. Dikush qëllon gabimisht Pertefin dhe e vret. Megjithatë asnjë nuk është i sigurt kush është vrasësi i vërtetë. 

Vajzat me kordele të kuqe (1978)

A quhesh shqiptar nëse s’ke parë këto filma?

Filmi ka në qendër aktivitetin e Jetës, një vajzë e re nxënëse në shkollën e vajzave. Jeta është anëtare e grupit ilegal dhe ngre në shkollën e saj grupin e të rejave antifashiste. Gjatë një feste, mësuesit fashistë duan të detyrojnë nxënësit të këndojnë himnin fashist, gjë që çon në një nga demonstratat më të mëdha në kryeqytet.

Kapedani (1972)

A quhesh shqiptar nëse s’ke parë këto filma?

Xha Suloja e ka të vështirë të pranojë ta urdhërojë një grua. Kulmi arrin kur kryetarja e kooperativës e cakton të kujdeset për kotecin e pulave. Xha Suloja revoltohet dhe e braktis detyrën, por të nesërmen, merr vesh se organizata e partisë i ka vënë fletërrufe.

Gjeneral Gramafoni (1978)

A quhesh shqiptar nëse s’ke parë këto filma?

Në mesin e viteve ’30 fillon penetrimi dhe parapërgatitja e pushtimit italian të vitit 1939. Halit Berati, një klarinetist virtuoz dhe Parandili, ftohen nga një sipërmarrës italian të inçizojnë në pllaka gramafoni, meloditë e tyre, të cilat do të shiten së bashku me muzikën italiane të kohës së fashizmit. Gjatë kësaj kohe fillojnë grevat e punëtorëve të naftës ku Halil Berati është punëtor.

Jeta në duart e tjetrit (1990)

A quhesh shqiptar nëse s’ke parë këto filma?

Dy shokë shkolle, Fredi dhe Spiro takohen rastësisht. Fredi punon në një fshat të thellë ndërsa Spiro ka karrierë të shkëlqyer në qytet. Spiro zyrtar i lartë ndjehet i tërhequr nga bukuria e Anës, gruas së Fredit. Papritur Ana ndeshet me një anë të panjohur të karakaterit të të shoqit. 

Historiani dhe kameleonët (1988)

A quhesh shqiptar nëse s’ke parë këto filma?

Ambicia e çmendur e monarkut të provojë se rrjedh nga një familje e lashtë fisnikësh sjell në Shqipëri një historian të huaj. I huaji do të punojë midis autoriteteve të një prefekture të panjohur të mbretërisë, midis njerëzve të degjeneruar dhe injorantë, të cilët duke u futur në situata komike bëhen qesharakë dhe të parespektueshëm.

Njeriu me top (1977)

A quhesh shqiptar nëse s’ke parë këto filma?

Autori e mori subjekin e romanit nga hasmëria midis fiseve Manuka dhe Mera në fshatrat Arapi i Poshtëm dhe Lishani i Poshtëm. Shënimet e një prej pjesëtarëve të familjes Mera, mbi historinë e hasmërise ndërmjet dy fiseve shërbyen si indicie për krijimin e veprës dhe më pas të filmit, i cili e ngre gjithë fabulën e tij mbi një top të artilierisë së lehtë, i gjetur pas rënies së Italisë fashiste dhe qëllimi kryesor i përdorimit të tij ishte hakmarrja ndaj shtëpisë “kundërshtare”. Në film Mato Gruda jeton në hasmëri me familjen e plakut Mere Fizi. Mato ka fshehur topin e artilierisë të cilin ëndërron ta përdorë kundër Mere Fizit, madje ka marrë në shtëpi si rob edhe një italian që e thërret Agush, i cili i mëson përdorimin e topit.

MË TEPËR

Mix25 minuta më herët

Sekreti i Victoria Beckham për të qëndruar në formë është uthulla e mollës: a funksionon vërtet?

Për të qëndruar në formë, Victoria Beckham pi uthull molle çdo mëngjes dhe shkenca konfirmon fuqitë e saj dobësuese. Pas...

Mix27 minuta më herët

Dieta me magnez: çfarë duhet të hani për mëngjes!

Dieta me magnez është një dietë që po bëhet e popullarizuar në mesin e atyre që duan të humbin peshë...

Kioske29 minuta më herët

Ky duhet të ikë!

Belind Këlliçi, një zyrtar i Rithemelimit ka akuzuar sor kryebashkiakun e Tiranës, Erjon Veliaj, se ka ngritur një skemë të ngjashme...

Kryesore33 minuta më herët

Neritan Sejamini analizon deklaratat e Metës: Janë skandaloze, përfiton vetëm qeveria

Ilir Meta dhe Neritan Sejamini Në emisonin “Të paekspozuarit” analisti Neritan Sejamini u shpreh se mënyra se si flet ish-presidenti...

Mix36 minuta më herët

Koha fluturon, vajza e Tom Cruise dhe Kate Holmes bëhet maxhorene

Suri Cruise po feston moshën madhore. Paparaci ka kapur një foto të saj teksa shëtit me një shoqe. Në njërën...

Mix39 minuta më herët

Olivia Munn flet për betejën me kancerin e gjirit

Olivia Munn është duke detajuar diagnozën e saj të kancerit në fazën 4, e cila e çoi në një mastektomi...

Radar47 minuta më herët

Kim Jong Meta bën susta për krahët, “shërbëtorët” e tij mbajnë shënime

Ilir Meta ka dhënë një intervistë për Çim Pekën. Para intervistës, ai ka publikuar një video nga zyra e vet....

Radar52 minuta më herët

Lulzim Basha: Rama e mund Berishën sa herë t’i dojë qejfi

Kryetari i PD, Lulzim Basha, i ftuar në News24, është shprehur se “problemi i Edi Ramës” është me të dhe...

Radar55 minuta më herët

Monika Kryemadhi konfirmon “ndarjen”: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën. Palë të treta kanë hyrë në jetën tonë

Në përfundim të intervistës për “Opinion” gjatë së cilës Monika Kryemadhi foli për ngjarjet brenda Partisë së Lirisë, sulmet e...

Radar22 orë më herët

Rama i dhuron 16 mijë m2 tokë dhe ndërtim Arbër Hajdarit të “Fundjavë Ndryshe”

Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e tij herë pas herë tallen me ligjin e krijuar vite më parë nga qeveria...

Facebook