Nov 30, 2020 Editori Aktualitet 0
Kryeministri nuk i heq këpucët. Jo, ai i heq këpucët kur ia kërkon i zoti i shtëpisë. Ministri i Rindërtimit dhe ministër që ka pasion financat, Arben Ahmetaj, vesh çorape të kuqe.
Hiqi edhe ti Arben,- thotë kryeministri që na kujton sesi shoku Enver i sugjeroi një byroisti tjetër se duhet të linte duhanin. Pas këtij pasazhi me rëndësi të madhe psiko-historike, reportazhi vazhdon:
Më pas ata dalin nga shtëpia dhe veshin këpucët, ku Rama shihet ulur në shkallët e jashtme të shtëpisë duke veshur këpucët.
E gjithë kjo skenë që të prek, të bën të ndihesh me fat për këtë shërbëtor të devotshëm që i ka rënë për hise Shqipërisë, ka ndodhur në Gjepalaj. Aty vizita ka qenë për shtëpitë e reja që shiten në media të paketuara me humorin e kryeministrit, i cili ia ka marrë dorën popullit. Atij populli që në fillimet e karrierës së vet nuk ia hidhte sytë dhe e kishte zët qamet.
Këtë e quajnë PR, ndonëse ne të gjithë të duhet të kujtojmë dhe mbajmë parasysh se kur hamë karamele të tilla, e kemi vetë përgjegjësinë. Njerëz si ky Edi Rama, apo çorapekuqi pas tij, këtë punë kanë. Puna është se nuk voton njeriu se kryeministri ka të forta./ Respublica.al
Jan 22, 2021 0
Jan 22, 2021 0
Jan 22, 2021 0
Jan 21, 2021 0
Jan 22, 2021 0
Jan 21, 2021 0
Jan 20, 2021 0
Jan 20, 2021 0
Jan 22, 2021 0
Të enjten u shënuan 10 vjet nga tragjedia e “21 Janarit” të 2011-ës, kur katër qytetarë humbën jetën gjatë një proteste të thirrur nga Partia Socialiste. Për të shënjuar këtë ngjarje, pati tre organizime të ndryshme: Një ditë para u kërkua hapja e hetimeve, viktimat u...Feb 11, 2018 1
Feb 23, 2017 0
Sep 19, 2018 0
Jan 22, 2021 0
Jan 22, 2021 0