Lidhu me ne

Kryesore

FMN: Nëse s’frenon shpenzimet, qeveria mund të mbesë pa para

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), në një raport të fundit, ka hartuar disa skenarë se çfarë ndodh me ekonominë dhe treguesit makroekonomikë, nëse situata me pandeminë përkeqësohet, duke dhënë dhe disa politika rekomanduese.

Rreziku kryesor, sipas FMN-së, është që nëse ekonomia përkeqësohet nga pandemia e zgjatur, deficiti dhe borxhi do të vazhdonin të rriteshin dhe si rrjedhojë, qeveria nuk do të kishte para në dispozicion që të zvogëlonte efektin në ekonomi të kësaj goditjeje.

FMN rekomandon që të hiqet dorë nga shpenzimet jo prioritare, në mënyrë që të ketë fonde të lira për të përballuar emergjencën.

Ky është një paralajmërim i fortë për qeverinë, e cila deri tani nuk është kursyer në shpenzimet në prag të zgjedhjeve. Vetëm pak javë më parë u hapën disa tenderë për ndërtime rrugësh, që përveçse u tenderuan pas 15 tetorit në kundërshtim me ligjin, nuk janë shpenzime të domosdoshme për momentin (shënim i Monitor).

FMN ka hartuar dhe skenarët e rritjes ekonomike, ku në atë negativ, nëse ekonomia rimëkëmbet me ngadalë, borxhi publik mund të arrijë në 88.1% të PBB-së deri në vitin 2020.

Skenarët e rrezikut

Sipas raportit të FMN-së, ka një rrezik të lartë që sëmundja të rezultojë më e vështirë për t’u zhdukur, duke bërë të nevojshme që të merren më shumë masa frenuese, ndërsa do të ketë një mjedis më të keq të jashtëm. Kjo mund të ulë më tej arkëtimet, remitancat dhe eksportet e turizmit dhe të çojë në shtrëngim të kushteve globale financiare, duke ndikuar aktivitetin ekonomik të Shqipërisë, performancën fiskale dhe borxhin si dhe stabilitetin financiar.

FMN rekomandon qeverinë që të përgatitet në përgjigje ndaj këtij rreziku. “Rregulloni në mënyrë fleksibile masat zbutëse dhe mbështetjen buxhetore. Shënjestroni politika më të mira për të mbështetur kujdesin shëndetësor, personat që janë të prekshëm dhe ekonominë. Kërkoni financim të jashtëm. Monitoroni dhe menaxhoni nga afër dobësitë e sektorit financiar”.

Megjithatë, FMN thotë se, në rast të një vaksine efektive, situata mund të përmirësohet me shpejtësi, duke nxitur kërkesën e brendshme dhe të jashtme. Në këtë rast, qeveria do të duhet të ndjekë një politikë më të konsoliduar fiskale dhe të ulë me shpejtësi borxhin.

FMN vlerëson se ka një rrezik të lartë që qeverisë t’i mbarojnë amortizatorët fiskale. Kjo do të bënte që të shtoheshin vështirësitë e financimit dhe që vendi të mos kishte burimet e nevojshme për të zvogëluar goditjet.

Si reagim ndaj këtij rreziku, FMN i rekomandon qeverisë që të frenohet dhe të mos kryejë shpenzime jo prioritare në mënyrë që të lirojë fondet për reagimin ndaj emergjencave si dhe të sigurojë një përdorim të përshtatshëm të fondeve dhe monitorim të tyre. Në momentin që pandemia do të zvogëlohet, FMN rekomandon të rifillojë konsolidimi fiskal, i bazuar tek të ardhurat, dhe të ndiqet një trajektore e qartë e uljes së borxhit.

FMN vlerëson që ka një rrezik të lartë që projektet e partneritetit publik privat (PPP) të hartuara keq, të rrisin detyrimet. Rreziku është mesatar që këto kontrata të dëmtojnë eficiencën e investimeve publike dhe të krijojnë detyrime të mëdha, që mund të cenonin qëndrueshmërinë fiskale dhe të borxhit.

Ka një rrezik të mesëm që të rritet brishtësia e sektorit financiar dhe kjo mund të çojë në rritjen e moderuar të kredive me probleme.

Një tjetër rrezik i mesëm është që kriza të çojë në pakënaqësi sociale dhe destabilitet politik dhe nëse kjo do të ndodhte rreziku i pasojave do të ishte i lartë dhe do të rriteshin pabarazitë.

Një tjetër rrezik i mesëm lidhet me aftësinë paguese të borxhit dhe ekspozimin e sistemit bankar.

Skenarët e rimëkëmbjes, në atë të pafavorshem borxhi shkon 88% e PBB-së

Duke pasur parasysh pasigurinë e madhe që lidhet me pandeminë dhe rreziqet në rritje, FMN ka hartuar një skenar bazë dhe një të pafavorshëm.

Skenari bazë supozon që ekonomia të rimëkëmbet ngadalë nga gjysma e dytë e vitit 2020 dhe të forcohet gradualisht gjatë viteve 2021-22. Skenari i pafavorshëm supozon se në vitet 2021-22 progresi në luftën kundër virusit mund të rezultojë të jetë më i ngadaltë sesa supozohet në vlerësimin fillestar. Kushtet financiare globale gjithashtu supozohet të shtrëngohen, duke kufizuar aksesin e vendeve evropiane në zhvillim në tregjet e kapitalit.

Në skenarin e pafavorshëm, FMN parashikon që borxhi publik i Shqipërisë pritet të rritet në 2021 dhe 2022. Kjo do të bënte që borxhi publik të arrinte në 88% të PBB-së në vitin 2022, nga 82-83% që është pritshmëria për 2020-n.

Edhe në skenarin bazë, borxhi nuk pritet të ulet me shpejtësi, duke arritur në 79.6% të PBB-së në vitin 2022.

Monitor

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kioske16 orë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar16 orë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore16 orë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Mix16 orë më herët

Sa e bukur është bërë vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas!

Carys Douglas është rritur tashmë, e është kthyer në një zonjushë mjaft të bukur! Vajza e Catherine Zeta-Jones dhe Michael...

Mix16 orë më herët

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo!

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E...

Radar16 orë më herët

Ligji për profesionet e lira, Lapaj: Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme

Duke komentuar ligjin e ri për profesionet e lira, avokati dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar...

Mix16 orë më herët

Autori i “One Day” David Nicholls shkruan historinë britanike që e ka lënë botën zemërthyer

Autori best-seller David Nicholls mendohet nga fansat e tij si një mjeshtër i komedive romantike. Libri i tij i ri...

Mix17 orë më herët

Ben Stiller flet për vazhdimin e “Zoolander”: Ishte dështim

Ben Stiller reflektoi së fundmi për  filmin “Zoolander 2” me David Duchovny në podkastin e Duchovny, “Fail Better“. “Mendova se...

Mix17 orë më herët

Kanye West: Në verë do të hap një studio porn0grafike

Kanye West po flet për hapjen e një studioje “Yezzy P0rn”, tha përfaqësuesi i tij për Page Six të martën....

Mix2 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Facebook