Lidhu me ne

Temporal

Brezi i ri si kokë turku

Brezi i ri si kokë turku

nga Ermal Hasimja/Gazeta Panorama

Në vitet 1600, trashëgim tari i fronit anglez shoqërohej gjithmonë nga një “whipping boy”, një fëmijë që edukohej bashkë me princin, me kushtin që të ndëshkohej me kamxhik sa herë që princi shkelte rregullat. Vetë princi nuk mund të ndëshkohej për shkak të statusit dhe kësisoj ndëshkimi realizohej në mënyrë simbolike mbi shoqëruesin e tij.

Me mbylljen e pjesshme të shkollave, shoqëria shqiptare po realizon të njëjtën praktikë me sistemin parauniversitar. Në vend që kostoja të paguhet nga shoqëria në tërësi, ajo u kalohet atyre që nuk kanë asnjë zë a përfaqësim, brezit të ri. Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë, me shumë gjasa përkundër rekomandimeve të ekspertëve të Arsimit apo edhe vetë Ministrisë së Arsimit, dënon me mungesë shkolle atë shtresë të shoqërisë që ka më së pakti përgjegjësi për situatën e pandemisë dhe që ka më tepër nevojë se të gjithë për mjedisin social, në këtë rast klasën.

Së pari, shumica dërrmuese e studimeve konfirmojnë se fëmijët janë shkaktarët më të vegjël të përhapjes së virusit. Hapja e shkollave në shtator e vërtetoi këtë edhe te ne. Virusi vazhdoi përhapjen e vet sipas kurbës që ishte përcaktuar më herët pa u ndikuar nga shkollat. Duke mos qenë simptomatikë, fëmijët janë përcjellës të dobët. Për më tepër, sipas protokollit të përcaktuar, nxënësit qëndrojnë gjithë kohës me të njëjtin grup, duke kufizuar çdo lloj përhapjeje virusi edhe nëse merret. Në rreth 300.000 fëmijë e të rinj shqiptarë në kontakt me mjedisin shkollor, nuk ka deri tani asnjë fatalitet nga virusi.

Së dyti, për 80% të nxënësve shkolla online është e barabarte me 0 shkollë: mungesë e mjeteve, mungesë e internetit, mungesë e aftësisë së mësuesve për të zhvilluar mësim online, ftohje e procesit mësimor, etj., etj. Eliminimi i komunikimit të drejtpërdrejtë në klasë me mësuesit dhe shokët e klasës ka pasoja psikologjike shumë herë më të rrezikshme sesa virusi. Në vendet perëndimore është dhjetëfishuar numri i rasteve të fëmijëve e të rinjve me depresion dhe probleme të tjera të rënda, që lidhen drejtpërdrejt me izolimin shoqëror.

Së treti, po i heqim fëmijët nga klasa ku rrinë me maska e dezinfektues në dorë nën kontrollin e mësuesve dhe po i kalojmë në rrugë, në lagje, qendra tregtare a mjedise të tjera sociale ku nuk i ruan askush. Sa fëmijë keni parë nëpër rrugët e Tiranës me maska? Po në qytetet e tjera? Po nëpër fshatra? Nuk po i ruajmë fëmijët e as gjyshërit e tyre: thjesht po lajmë gojën për të thënë se bëjmë diçka për t’u ruajtur, pavarësisht se rrezikojmë edhe më tepër pikërisht ata që shpallim se po ruajmë. E njëjta gjë edhe me studentët: mos vallë tani që ua mbyllëm universitetet, janë duke ndenjur në shtëpi? Hidhuni një sy kafeve për të parë përqendrimin e paparë të ekonomistëve, arkitektëve e juristëve 20-vjeçarë që kanë.

Fëmijët shqiptarë kishin mjaftueshëm probleme me mungesën e mësimit gjatë karantinës pranverore dhe me cilësinë e mësimit të shkurtuar prej shtatorit.

Shkurt, po penalizojmë fëmijët për të mos penguar entuziazmin e Black Friday-t apo ahengjeve të përditshme publike e private. Është saktësisht e kundërta e asaj që ka bërë gjithë Europa. Dallimi i madh vjen nga fakti se Europa nuk i përdor dot fëmijët si gurë shahu e as si “whipping boy”.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix21 orë më herët

Sophie Turner: Taylor Swift, mbështetja ime gjatë divorcit nga Joe

Sophie Turner është mirënjohëse që Taylor Swift e lejoi të qëndrojë në apartamentin e saj në Nju Jork pas divorcit...

Mix21 orë më herët

Dieta e vezëve/ A duhet ta provoni për të ulur peshën?

Një nga temat me interesante në kërkimet shkencore për dietat dhe jetesën e shëndetshme është roli i vezëve dhe proteinave...

Mix21 orë më herët

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë të falënderojë Bes Kallakun për famën që ka, më parë nuk e njihte askush

Këngëtari i njohur Robert Berisha ka bërë së fundmi disa deklarata të forta që kanë nxitur diskutime në sferën publike,...

Radar21 orë më herët

“Pronat publike”/ “Vjedhje me ligj!”,Lulzim Basha: Skemë e qeverisë me mafian e pronave dhe oligarkët

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp foli në lidhje me ligjin e miratuar ditën e...

Radar21 orë më herët

VIDEO/ Rama i mat kohën Vuçiçit gjatë fjalimit në Samit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët! Presidenti serb nuk mban dot të qeshurën

Një moment epik ka ‘shpëtuar’ nga takimi i djeshëm në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Kotor të Malit...

Mix21 orë më herët

FOTOT: Koha për Naomi Campbell ka ngrirë që nga 1996 dhe veshja e saj është prova

Ajo që Naomi Campbell demonstroi në ‘Festivalin e Filmit në Kanë 2024’ është se si mund të bësh një pakt...

Mix2 ditë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix2 ditë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix2 ditë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix2 ditë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Facebook