Lidhu me ne

Kryesore

‘Ndëshkimi i memeve’, Ylli Rakipi: Rama synon të bllokojë median online, nuk i ka nën kontroll

Ylli Rakipi: Gjërat në Shqipëri zgjidhen pas një përplasje të madhe -  Gazeta Mapo

Kodi i ri Penal, i cili po hartohet nga Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me përfaqësues të drejtësisë shqiptare dhe misionet e ndërkombëtare, parashikon një sërë veprash të reja penale, disa prej të cilave kanë prodhuar debate dhe polemika.

Sipas një dokumenti që qarkulloi në media nga dita e mërkurë, Kodi i Ri parashikon edhe kriminanlizmin e montazheve apo memeve. Personat që publikojnë montazhe me fjalë apo imazh të një personi, pa pëlqimin e tij, duke i dëmtuar reputacionin dhe kur nuk përmendet shprehimisht se publikimi është një montazh, do të dënohen deri në 1 vit burg. Ndjekja penale do të fillojë me një ankim të personit që ka qenë objekt i montazhit apo memes dhe do të pushojë nëse personi tërhiqet.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve, Ylli Rakipi ka deklaruar se është kryeministri Rama ai që synon të bllokojë median online.

“Demokracia është garë dhe ai nuk të lejon përderisa mban mediat e veta, i financon ato, i ushqen, i furnizon, kjo do të thotë se ai e ka në kontroll këtë media.

Shqetësimi i kryeministrit tonë sot, është se ai nuk ka nën kontroll, jo median klasike, por atë online, të cilën e bëjnë fare pak njerëz. Dhe ky është një problem për kryeministrin sepse nuk i ka nën kontroll, dhe përpiqet ta bëjë këtë.

Në ditët e sotme ne kemi një shtrirje shumë të madhe të mediave që kontrollohen dhe financohen nga pushteti.”

Rakipi deklaroi se ajo çka po kërkon kryeministri Rama me ligjin për median është që AMA të marrë rolin e Gjykatës.

“Unë do të shkoj në gjykatë, ndërsa ky kryeministër që kemi nuk do të shkojmë në gjykatë. Ky thotë. Ky thotë do shkosh para AMA-s dhe ajo do të penalizojë ty.

Ky zotëri nuk e ka qejf gjykatën. Gazetarët të shkojnë në gjykatë, por jo para AMA-s, ku mund të kesh njerëz me njërën palë dhe me tjetrën.

Sot, PD, opozita ka dorëzuar pushtetin dhe AMA është në favor tënjërës palë dhe ajo mund të bëjë me ty dhe me mua çfarë të ketë dëshirë. Dhe ky kryeministër që është në qeveri e ka bërë në mënyrën më të qëllimtë për të vënë nën kontroll elementin online.”

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Dua Lipa transformohet në bjonde

S’ka më flokë të kuqe. Dua Lipa e ka lënë pas trendin e kohëve të fundit për t’u bërë bjonde....

Radar1 ditë më herët

Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët...

Radar1 ditë më herët

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mes flamujve kuq e zi që valëviteshin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama nisi...

Aktualitet2 ditë më herët

Fjalimi i plotë kryeministrit Edi Rama në Athinë

Motra dhe vëllezër! Faleminderit! Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike! Faleminderit nga...

Mix2 ditë më herët

Zvicra fiton Eurovision 2024, Nemo triumfon në Malmo

Zvicra ka fituar festivalin europian të këngës, Eurovision 2024, i cili u mbajt në Malmo të Suedisë.  Kënëgari Nemo, me...

Kryesore2 ditë më herët

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s’kam shitur interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë...

Kryesore2 ditë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix2 ditë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix2 ditë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix2 ditë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Facebook