Lidhu me ne

Aktualitet

“Buka Haram“ o Xhaxhi Ram!

Nga Inida Kreuz*

Xhaxhi Edi, je lakuriq dhe çfarëdo lloj petku të të hedhë mbi supe Fuga apo Mero, ti je lakuriq përpara syve tanë. Rrotullohu nga të duash, paqe nuk do gjesh as natën as ditën edhe sikur gjithë ushtrinë ta nxjerrësh kundër fëmijëve që i ke lënë pa të ardhme! Nëse ka një person që po e shfrytëzon këtë situatë politikisht, ai je ti! Je huligani që rreh.

Protestuesit me të drejtë po shprehin një revoltë që nuk e ka burimin veç tek vrasja e Klodianit, por edhe tek shkatërrimi i së drejtës dhe institucioneve nga ti. Sot kemi një shtet me një polici kriminale që dhunon popullin, sepse ti je një huligan që rreh dhe ata që të shërbejnë ty janë lukunia që leh pas teje.

Sot kemi një shtet të kapur në çdo drejtim nga gjobaxhinj, hajdutë, injorantë dhe maskarenj, që lehin pas lehjeve të tua. Xhaxhi Edi, selinë e partisë e dogje vetë, që të shfrytëzosh situatën politikisht, pra shfrytezuesi dhe abuzuesi i të miturve je ti vetë dhe lukunia që leh pas teje! Videot që ti nxjerr, sikur këta minorenë po paguhen nga njerëz të korruptuar, janë të bëra nga ty dhe nga lukunia qe leh pas teje, me paret e krimit që të ka financuar pushtetin absolut.

Xhaxhi Edi, përrallat me dorëheqje e me moralizime, janë thjeshtë lehje të ngjirura të lukunisë tënde . Karvani që ecën përpara janë protestuesit që sot kanë një revoltë më të madhe se çdo herë. Ata i kanë thënë burgut hapu, sepse më mirë është jeta në burg, sesa në periferitë pa të ardhme ku ke izoluar gjysmën e shoqërisë. Pa të ardhme, pa mundësi, pa përkrahje. Janë rinia që lindi mes plumbave të 97ës, 98ës, që u rrit me kothere, me dhunë dhe pa përkrahje. Që nuk e dinë se çdo të bëjnë nesër. Janë fëmijët e “kokëpalarëve“ që ndezën zjarret e tua në 21 Janar dhe që i yshte të vriteshin në shesh për pushtetin tënd.

Janë fëmijët e atyre që blen huligani yt Balla me një thes miell për një votë. Janë fëmijët e prindërve që nuk kanë çfarë tu japin fëmijëve për të ngrënë, që bëhen mercenarë e militantë për një copë bukë. Pra kujdes me ata se u detyrohesh shumë. Të sollën në pushtet prindërit e tyre dhe varfëria e tyre të bëri ty sot sulltan, mbret, huligan dhe lukuni që vetëm leh.

Xhaxhi Edi, këta fëmijë që ti dhunon sistematikisht përmes lukunisë tënde, meritojnë respekt, sepse janë femijët e shtresës më të varfër dhe më të paarsimuar, që pushteti yt e dhunon duke u marrë pronat, duke u marrë shtëpitë, duke i trajtuar si leckë, duke i lënë pa punë, pa asistencë. Por fatmirësisht fëmijët e “kokëpalarëve” të tu, po të tregojnë sot vendin dhe po e faktojnë çdo çast e më shumë, që lukunia je ti!

*Inida Kreuz, e njohur me emrin e artit Zhaku jeton në Gjermani.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix4 orë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix5 orë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix5 orë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix5 orë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix5 orë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix5 orë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix5 orë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix5 orë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix5 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar5 orë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook