Lidhu me ne

Kryesore

Pse elitat në SHBA e urrejnë Donald Trumpin?

Pse elitat në SHBA e urrejnë Donald Trumpin?

Nga Jeffrey Folks “American Thinker”

Le ta themi fare hapur:ato e urrejnë Trumpin, sepse ai përfaqëson amerikanët e zakonshëm, ata që nuk janë pjesë e elitës politike dhe korporatave, dhe ata që u mungojnë përparësitë dhe lidhjet me“Shtetin e Thellë” (Deep State), që nuk punojnë në media, universitete apo që nuk janë njerëz të famshëm.

Presidenti Trump i vendos në plan të parë amerikanët e zakonshëm, dhe kjo i tërbon elitat në këtë vend. Elitat kanë shumë vite që shijojnë avantazhet e tyre, përfshirë avantazhin psikologjik të përbuzjes së njerëzve të zakonshëm. Ndaj ato u kapën nga paniku kur dikush u përpoq t’ua hiqte të gjithë privilegjet. Ata nuk mund të vazhdojnë të jetojnë pa atë ndjenjë të ngrohtë dhe qetësuese të epërsisë. Përbuzja për amerikanët e zakonshëm ishte e dukshme tek Hilari Klinton, dhe kjo është arsyeja pse ajo i humbi zgjedhjet e vitit 2016.

Neveria e saj ishte shumë e dukshme. Xho Bajden e fsheh disi më mirë atë ndjenjë, ose ndoshta ai thjesht merakoset më shumë mbi avantazhet e tjera që ka posti i presidentit – si për veten ashtu edhe për anëtarët e familjes së tij. Sido që të jetë, ai po përfiton aktualisht nga njerëzit e zakonshëm.

Ajo që e shqetësoi vërtet elitën, ishte se amerikanët e zakonshëm kishin filluar të besonin tek vetja. Pagat e tyre po rriteshin për herë të parë në disa dekada, dhe ata ndiheshin krenarë që po e rikthenin Amerikën në atë që duhet të jetë. Me Bajdenin presidenti, kjo arritje do të zhbëhet.

Amerikani i zakonshëm do të shohë se gjërat do të kthehen si 4 apo 8 vite më për. Po sikur të mjerët – djali që shet në supermarketin e lagjes tuaj, gruaja që kujdeset për 3 fëmijët e saj në shtëpi etj,të jenë më të zgjuar se elitat e Uashingtonit, më të zgjuar se ata në universitete dhe media?

Për elitën, kjo do të nënkuptojë se bota po kthehet kokë-poshtë. Kjo është pikërisht ajo që nisi të realizojë 4 vite më parë presidenti Trump. Për 4 vjet, ata amerikanë të zakonshëm u trajtuan si të veçantë, u dëgjuan, dheu vunë në plan të parë. Tubimet e Trump ishin emocionuese, pasi ato ishin kryesisht një festë e ri-ngritjes së Amerikës së vërtetë,e atyre që ngrihen për punë që në orën 5 të mëngjesit, në të ftohtë, dhe kthehen në shtëpi kur kanë rënë nata, pasi kanë punuar 8 apo 10 orë, shohin futboll në televizor në një apartament me 2 dhoma gjumi, lahen dhe bien të flenë gjumë, ndërsa të nesërmen ia nisin nga e para.

Në fundjavë, ata bëjnë stërvitje për trupin, angazhohen në punë vullnetare, shkojnë në Kishë, dhe kujdesen për familjen dhe fqinjët. Kjo është një mënyrë jetese që elita e Uashingtonit e përbuz. Ata preferojnë restorantet prej 300 dollarësh personi, limuzinat, shërbime eskortë të financuara nga lobistë, drogë dhe alkool, pushime në resorte luksoze, llogari sekrete bankare etj.

Elitat mendojnë se janë shumë më lart se ne të tjerët, por nuk janë më të lumtur për këtë. Ata janë prindërit në Oklahoma me fëmijën e tyre të porsalindur, gjyshërit në Florida që jetojnë me jo më shumë sesa pensionin e tyre, por duke dhënë ende nga vetja e tyre. Këta janë amerikanët e mëdhenj që kuptojnë se çfarë është duke folur presidenti Trump , dhe këta janë amerikanët që ai i kupton dhe i respekton. A mund të më thoni që Obama i kuptoi dhe respektoi këta amerikanë të zakonshëm?
Apo Klintonët dhe Bushët? Apo Nikson, Xhonson, dhe Kenedi me tradhtitë e tij bashkëshortore? Apo Karter, me ideologjinë e tij dinake “Shpëtoni gjithë botën në kurriz të klasës së mesme amerikane?”

Vetëm Regan dhe Trump i vendosën në plan të parë amerikanët e zakonshëm. Tani, nëse Gjykata e Lartë nuk ndërhyn, ajo do të jetë sërish në ”normalitetin” e saj. Elita po evoluon nga snobët politikë në diçka më të keqe. Ajo nuk mjaftohet me censurimin e konservatorëve.

Tani ajo dëshiron që t’i burgosë ata. Ka shumë arsye për t’u frikësuar nga dyshja Bajden-Herris, por censura dhe persekutimi i kundërshtarëve mund të jetë gjëja më e keqe. Kur Bajden të marrë detyrën, prisni që censura dhe persekutimi i konservatorëve të vazhdojë dhe të rritet. E vetmja mënyrë për t’i ndaluar ata është të themi të vërtetën.

Burimi: https://www.americanthinker.com/

MË TEPËR

Mix6 orë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Mix7 orë më herët

Mosha biologjike: Pse është problem nëse rezulton shumë e lartë?!

Një mospërputhje midis moshës suaj biologjike dhe asaj të treguar në kartën tuaj të identitetit mund të nënkuptojë një rrezik...

Mix7 orë më herët

Çfarë i tërheq mushkonjat?

4 gjëra që duhet të dini për atë që tërheq mushkonjat! Çfarë i tërheq mushkonjat tek ne? Disa faktorë: dioksidi...

Mix7 orë më herët

Tinder merr një veçori “Share My Date” për përdoruesit që të dërgojnë plane takimesh te miqtë e tyre kurioz

Nuk është e pazakontë që njerëzit të bëjnë fotografi të profileve të takimeve dhe t’i dërgojnë ato te miqtë dhe...

Mix7 orë më herët

Si të “shëroheni” nga varësia ndaj telefonit?

Mediat sociale janë tashmë pjesë integrale e jetës tonë dhe në disa mënyra ato kanë përmirësuar në masë të madhe...

Mix7 orë më herët

5 rregulla kyçe për një martesë të shëndetshme

Ditët e sotme martesa e shëndetshme është kthyer në një sfidë më vete për shumë çifte, kjo për disa arsye...

Mix7 orë më herët

Kolesteroli i lartë, 5 mite absurde që duhet t’i largoni njëherë e mirë nga mendja juaj

NGA LIVING Kolesteroli është një yndyrë e dyanshme: e prodhuar nga mëlçia, nga njëra anë është e rëndësishme për trupin...

Mix7 orë më herët

Një këshillë nga Megan Fox për vajzat beqare

Megan Fox, në një intervistë për E!News, iu përgjigj pyetjes: “Ka shumë vajza që do ta kalojnë verën si beqare,...

Mix7 orë më herët

Trajneri i Taylor Swift zbulon sekretin e saj si të ushtroheni si profesionist

Kur vjen puna te palestra, Taylor Swift është bishë e vërtetë. Në të vërtetë, trajneri i saj personal, Kirk Myers...

Mix7 orë më herët

Filmin më të keq të karrierës së tij; Sylvester Stallone e ka falë Arnold Schwarzenegger!

Arnold Schwarzenegger ka zbuluar se dikur ka bindur Sylvester Stallone, të nënshkruante atë që doli të ishte një nga filmat...

Facebook