Lidhu me ne

Temporal

Covid-i vrau më shumë amerikanë se Lufta e Dytë Botërore

Pearl Harbor: Three films - HistoryExtra

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë regjistruar më shumë vdekje nga COVID-19 sesa numri total i amerikanëve të vrarë në luftime gjatë Luftës së Dytë Botërore, lufta më e përgjakshme në histori.

Sipas Departamentit të Çështjeve të Veteranëve, SHBA-të  regjistruan 291 557 vdekje në beteja gjatë Luftës së Dytë Botërore. Nga e enjtja e javës së kaluar, kishte 291 754 vdekje nga COVID-19 në SHBA, sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins.

Pandemia e koronavirusit u kishte marrë jetën më shumë amerikanëve sesa Lufta e Vietnamit në fund të prillit.

Dhe rreth mesit të majit, numri i të vdekurve nga SHBA nga COVID-19 e kishte tejkaluar numrin e amerikanëve të vrarë në betejë në çdo konflikt të madh që nga viti 1945 – gati 87 000. Aktualisht, numri i amerikanëve të vdekur nga COVID-19 është gati sa gjysma e totalit të të vdekurve në Luftën Civile – rreth 620 000 – e cila ishte lufta më e përgjakshme në historinë amerikane.

SHBA-të kanë pasur që në krye të herës numrin më të madh të rasteve dhe viktimave të konfirmuara nga COVID-19 në botë. Sipas “Johns Hopkins”, rastet i tejkaluan 15.5 milionë të enjten.

Kryetarja e Dhomës, Nancy Pelosi, të enjten në mëngjes tha se numri i të vdekurve në SHBA nga COVID-19 do ta kalonte numrin e përgjithshëm të ushtarëve amerikanë të vrarë në betejë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Pelosi tha se lufta ka bashkuar kombin, por që Presidenti Donald Trump nuk është një president “bashkues”.

“Ne nuk kemi një president unifikues. Në të vërtetë, ne kemi një president i cili e quan COVID-19 një mashtrim. Kjo është arsyeja pse shumë mijëra të tjerë kanë vdekur”, tha Pelosi.

Trump është kritikuar gjerësisht për reagimin e tij ndaj përhapjes së COVID-19 në SHBA dhe sondazhet kanë treguar vazhdimisht se shumica e amerikanëve nuk e mbështesin mënyrën se si e ka menaxhuar ai pandeminë.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix23 orë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Mix23 orë më herët

Mosha biologjike: Pse është problem nëse rezulton shumë e lartë?!

Një mospërputhje midis moshës suaj biologjike dhe asaj të treguar në kartën tuaj të identitetit mund të nënkuptojë një rrezik...

Mix23 orë më herët

Çfarë i tërheq mushkonjat?

4 gjëra që duhet të dini për atë që tërheq mushkonjat! Çfarë i tërheq mushkonjat tek ne? Disa faktorë: dioksidi...

Mix23 orë më herët

Tinder merr një veçori “Share My Date” për përdoruesit që të dërgojnë plane takimesh te miqtë e tyre kurioz

Nuk është e pazakontë që njerëzit të bëjnë fotografi të profileve të takimeve dhe t’i dërgojnë ato te miqtë dhe...

Mix24 orë më herët

Si të “shëroheni” nga varësia ndaj telefonit?

Mediat sociale janë tashmë pjesë integrale e jetës tonë dhe në disa mënyra ato kanë përmirësuar në masë të madhe...

Mix24 orë më herët

5 rregulla kyçe për një martesë të shëndetshme

Ditët e sotme martesa e shëndetshme është kthyer në një sfidë më vete për shumë çifte, kjo për disa arsye...

Mix24 orë më herët

Kolesteroli i lartë, 5 mite absurde që duhet t’i largoni njëherë e mirë nga mendja juaj

NGA LIVING Kolesteroli është një yndyrë e dyanshme: e prodhuar nga mëlçia, nga njëra anë është e rëndësishme për trupin...

Mix24 orë më herët

Një këshillë nga Megan Fox për vajzat beqare

Megan Fox, në një intervistë për E!News, iu përgjigj pyetjes: “Ka shumë vajza që do ta kalojnë verën si beqare,...

Mix24 orë më herët

Trajneri i Taylor Swift zbulon sekretin e saj si të ushtroheni si profesionist

Kur vjen puna te palestra, Taylor Swift është bishë e vërtetë. Në të vërtetë, trajneri i saj personal, Kirk Myers...

Mix24 orë më herët

Filmin më të keq të karrierës së tij; Sylvester Stallone e ka falë Arnold Schwarzenegger!

Arnold Schwarzenegger ka zbuluar se dikur ka bindur Sylvester Stallone, të nënshkruante atë që doli të ishte një nga filmat...

Facebook