Lidhu me ne

Kryesore

Vizito më shpesh Shqipërinë se i stresove hajdutët!

Edi Rama u fsheh kur Vjosa Osmani tregonte të vërtetën mbi Serbinë!"

Dikur ish-kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, u shpreh se atë mund ta akuzojnë për çdo gjë, por jo për të korruptuar. Dhe në fakt ky është dallim i madh, themelor në referimin politik të ditëve të sotme. Dukuria “Tsipras”, e politikanit kundër sistem, nuk është shembull vetëm në Greqi. Italia, Ukraina, Trump vetë përfaqësojnë njëfarësoj raste të tilla. Por siç e dimë, me ardhjen e tyre në pushtet, sistemi askund nuk u vu në diskutim. Thjesht sistemi asimiloi edhe të tjerë përveç atyre që de facto i emëron.

Rasti me botën shqiptare nuk ka dallim dhe aq të madh. Albin Kurti dhe Vetëvendosja përfaqëson diçka të re pikërisht në këtë kuptim: në distancën me botën e biznesit dhe në mënyrën sesi e sheh të mirën publike.

Anti-sistem u shfaq dikur edhe Edi Rama, por vetëm me rrobat dhe beqarinë e tij. Por siç e dimë “mukaeti të lë pa martuar”, ndërkohë që rrobat dhe moda janë dy keqkuptime kolosale në një vend pa shtresa sociale si Shqipëria. Është kjo arsyeja që ky anti-sistems i rremë u shndërrua në yllin në ngjitje të biznesit të ndërtimit, duke helmuar edhe kapilarët e fundit të mbetur të të ashtuquajturit kapitalizëm shqiptar.

Sulmi ndaj Kurtit dhe Vjosa Osmani është në themel të vet asgjë më shumë sesa njohje e faktit se Vetëvendosja me të qenit të pakorruptuar sfidon normën e përgjithshme të mishëruar nga z. Rama, që e ka kthyer korrupsionin  në modë, kulturë, siç dikur përshkruante Gramshi atë kulturën e borgjezisë e cila e bën më mirë punën e bindjes sesa dhuna.

Zoti Rama e ka bërë korrupsionin shpresën e vetme. Del dikush që e refuzon këtë gjë dhe menjëherë kuptohet se përralla e suksesit humbet kuptimin. Kaq është e vërteta e sulmeve ndaj Osmanit dhe Kurtit, asgjë më shumë. 

Ushtarët në media që pretendojnë se kanë zbuluar stonimin e zonjës Osmani nuk bëjnë gjë tjetër veçse fshijnë makeup e z. Rama në fytyrën e të cilit mund të gjendet e gjithë sëmundja e kohës sonë.

Në mënyrën si shikon, si shpreh dyshimin, sesi e dredh muhabetin, sesi përulet, hesht dhe vret(politikisht) pas shpine. Është e gjitha gjella e shpifur e një Shqipërie të shpërfytyruar dhe të kthyer në çifligun e atyre që po të ecim me me metrin fyes të ushtarëve mediatikë të Ramës, përfaqësojnë një moment cinik të krijimit. Imagjinoi se çfarë humori ka patur Krijuesi kur krijoi këto fytyra, këto karaktere, këto forma dhe deforma që sot po luajnë Gargantuanë në sahanin e buxhetit./Respublica.al

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix1 javë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 javë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 javë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 javë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 javë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 javë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 javë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 javë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 javë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 javë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook