Lidhu me ne

Temporal

Çfarë mësuam nga viti 2020?

Pandemia dhe izolimi e ka bërë jetën të vështirë për të gjithë ne, ku shumë njerëz kanë ndjerë efektet e të mos qenit në gjendje të shohin të dashurit e tyre, ose kanë humbur punën. Por gjithashtu kjo situatë, na ka mësuar shumë për atë që është me të vërtetë e rëndësishme për ne. Nëse shikojmë prapa, kuptojmë atë që kemi fituar nga ky vit befasues, që ka ndryshuar jetën në shumë mënyra.

Kënaqësi nga e zakonshmja

 “Me më pak shpërqendrime dhe duke ngadalësuar ritmin e jetës, na është dashur të shohim zakonet tona dhe të zbulojmë se sa e rëndësishmë është  të qëndrojmë të shëndetshëm dhe të motivuar”, thotë Ali McDowall, bashkëthemelues i The Positivity Planners. “Kemi gjetur vlera duke u përqëndruar në ritualet e thjeshta që na sjellin gëzim, ato momente që shpesh kalojnë pa u vënë re. Ne gjithashtu kemi kuptuar që vetë-kujdesi është me të vërtetë vetë-ruajtje.”

Mirënjohja

“2020-a ishte kaq ‘zbuluese’, jo vetëm në një shkallë globale, por në një shkallë personale,” vëren psikologu Dr Tony Ortega. “Çfarë keni mësuar për veten tuaj që mund ta përdorni edhe në 2021-shin? Cilat gjëra ju ka marrë malli për t’i bërë gjatë 2020-ës dhe si pasojë e kësaj, keni një ndjenjë të rritur mirënjohjeje?”

Ecni në vitin e ri me atë mirënjohje dhe motivim të shtuar për të bërë këto gjëra (kur mundeni) dhe me vetëdije të plotë se sa të fortë jeni në të vërtetë. Shumë prej nesh nuk e dinin se sa të fortë ishim para vitit 2020, tani e dimë më mirë. ‘

Një vlerësim për të tashmen

“Shumë mësime të paçmueshme për ndryshimin e jetës mund të nxirren nga fatkeqësia dhe 2020-a na ka mësuar rëndësinë e të jetuarit tani, pasi është praktikisht e pamundur të planifikosh për një të ardhme të pasigurt,”-thotë psikoterapistja Keeley Taverner nga Key for Change. Ne mësuam vlerën e të jetuarit më thjeshtë dhe të vendosim përparësi të asaj që ka rëndësi dhe të lëmë atë që nuk na shërben. Në fund të fundit, fatkeqësia zbulon se siguria është e paparashikueshme dhe ndryshimi është i pashmangshëm.
 
Prioritetet tona

“2020 na ka dhënë më shumë kohë për të vlerësuar dhe rivlerësuar jetën tonë. Ndërsa punonim nga shtëpia, njerëzit kanë pasur pak më shumë kohë për t’u përqëndruar në gjendjen e tyre personale dhe shëndetin mendor”-vëren Jemma Thomas, themeluesi i Jemma’s Health Hub. “Shpresoj që njerëzit të shpenzojnë më shumë energji duke bërë gjërat që duan në vitin 2021. Nuk ka të bëjë me punën; ka të bëjë edhe me veten të ndihesh mirë.”

Kontrolli që kemi
 
“Ky ishte një vit kur të gjithë ndjenim se nuk kishim kontroll, por ky nuk ishte rasti i duhur për të dalë në këtë konkluzion”– thotë Emma Jefferys. ‘Ne gjithmonë do të kemi kontroll mbi atë se kush jemi, si shfaqemi për veten dhe të tjerët, çfarë lexojmë, me kë rrimë, çfarë ndajmë, si reagojmë. Ne kemi ende në kontroll të gjithçka, përveç rrethanave dhe kjo mund të jetë një gjë e fuqishme për t’u mbajtur mend.”

‘Keqardhja’ mund të jetë e dobishme

Do të ishte e pamundur të mos pendohesh ose të ndjesh një element pikëllimi për përvojat që kemi humbur. “Aftësia për të patur keqardhje është një shenjë e pjekurisë emocionale dhe aftësia për të pranuar para të tjerëve se jemi penduar është një dëshmi e mëtejshme për një mendje të shëndetshme.”

Një perspektivë e re

“Çdo situatë na mëson nëse jemi të gatshëm të ndryshojmë perspektivën tonë” thotë Taz Thornton. “Shumë shpesh, situata sjellin krisje të gjërave për të cilat kemi punuar shumë gjatë – marrëdhëniet, karriera, mënyra e të menduarit. Ne mund të vazhdojmë të ankohemi për situatën që na detyroi të hapim sytë, ose mund ta njohim këtë si goditja që na duhej për të krijuar ndryshime. Ndryshimi është rrallë i rehatshëm, por rezultati përfundimtar mund të jetë një jetë shumë më i mirë.”

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar11 orë më herët

Ajri në Tiranë është më shumë helm se oksigjen, duhet të jesh i zhytur në krim që të mos marrësh masa

Nga Ervin Goci Sot, ajri dukshem ne Tirane eshte me shume helm se oksigjen. Sot do duhej qe te mblidheshin...

Kryesore19 orë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix19 orë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi1 ditë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi1 ditë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix1 ditë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix1 ditë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske1 ditë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar2 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix2 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Facebook