Lidhu me ne

Kryesore

“Që prej ardhjes së Erion Veliajt në krye të Tiranës, janë ndërtuar 540 kulla ose 2.2 miliardë euro beton” – Denoncimi

Që prej marres së detyrës nga kryebashkiaku i Tiranës, Veliaj, pesë vite më parë në kryeqytet janë ndërtuar 540 kulla 10-katëshe, ka denoncuar sot Partia Demokratike.

Ish-anëtari i Këshillit Bashkiak, Akil Kraja, tha se në 5 vitet e Veliajt në krye të bashkisë bilanci i tij është 26% më shumë kulla.

“Çdokush duhet të vijë një herë pranë Malit të Dajtit për të kuptuar sesa të pabanueshëm e ka bërë qytetin tonë Erion Veliaj në këto 5 vjet. Në Tiranë nuk ka oksigjen. Ne vend të tij, ne thithim pluhur betoni. Prandaj vetë e ka marrë shtëpinë në një nga kodrat e qytetit, larg trafikut dhe ndotjes. Prandaj edhe shefi i tij, Edi Rama, që nisi betinizimin e Tiranës, e ka ndërtuar vilën luksoze jashtë qytetit.

E keqja është se edhe këtë vit, Erion Veliaj, me mbështetjen e Edi Ramës do të vazhdojnë të betonizojnë Tiranën. Buxheti i bashkisë parashikon rritje të të ardhurave nga taksa në ndërtim. Gati në çdo rrugë në Tiranë, ndërtohen kulla. Që kur ka marrë drejtimin e Tiranës, 5 vjet më parë, Erion Veliaj ka ndërtuar mesatarisht 540 kulla 10 katëshe. Nëse konvertohen në para, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, janë 2.2 miliardë euro beton.” – tha Kraja në denoncimin e tij.

Kraja tha më tej se edhe pse premtoi ndalimin e ndërtimeve në Tiranë, Veliaj ka bërë të kundërtën duke pastruar lekët e krimit me ndërtimet pa kriter e duke dëmtuar jetën e shëndetin e qytetarëve.

“Erion Veliaj premtoi moratorium për lejet e ndërtimit, por sot Tirana është një qytet betoni, që pastron paratë e krimit dhe dëmton jetën dhe shëndetin e qytetarëve. Ndërsa kullat shtohen, ajri ndotet, lulishtet zhduken, në Tiranën e Erion Veliajt nuk shtohet asnjë orë ujë ne çezma, rrugët mbrten të shkatërruara dhe shërbimet jetësore nuk përmirësohen. Boll më me Erjonin dhe betonin! Qytetarëve u ka ardhur në majë të hundës nga mashtrimet e tij. Banorët e Tiranës meritojnë shumë më mirë! Tiranës i duhet ndryshim! Shqipërisë i duhet ndryshim!” – mbyll Kraja denoncimin.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix23 orë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix23 orë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix23 orë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix23 orë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix23 orë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix23 orë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix23 orë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix23 orë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix24 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar24 orë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook