Lidhu me ne

Sport

100 futbollistët më të mirë të vitit sipas “The Guardian”

Tabloidi i njohur britanik “The Guardian”, në faqet e tij sportive të sotme, ka botuar edhe “100 futbollistët më të mirë në botë për vitin 2020”. Natyrisht, përzgjedhja është bërë duke analizuar performacën e secilit lojtar gjatë kësaj periudhe në skuadrat e tyre, pa u ndikuar nga koeficienti i ligave. Ja cilët janë ata, duke portretizuar vetëm 5 të parët:

1. Robert LEVANDOVSKI

Mosha: 32 vjeç

Ekipi: Bayern Mynih / Poloni

Pozicioni: Sulmues

Renditja në 2019: I 7-ti

Disa do të mbajnë zi për fundin e “epokës” së Lionel Mesit dhe Kristiano Ronaldos, por është e vërtetë që qendërsulmuesit Levandovski, që që shkëlqen më tej në të 30-at, padyshim po përmirësohet. Numrat e tij janë të pabesueshëm: ai përfundoi 2019-20 me 55 gola në 47 ndeshje për Bayern Mynih dhe u bë lojtari i dytë, që shpallet shënuesi më i mirë në të tre garat e një sezoni trefish, pas Johan Krojf të Ajaksit më 1972. Megjithatë, trajneri i tij Hansi Flik thotë: “Ai është në formën e jetës së tij”! 32-vjeçari Levandovski ende po e shijon betejën fizike për të qenë një numër 9 dhe është një hajmali për shokët e tij të rinj në skuadër.

2. Lionel MESI

Mosha: 33 vjeç

Ekipi: Barcelona / Argjentinë

Pozicioni: Sulmues

Renditja në 2019: I 1-ri

2020 ishte një vit i keq për Lionel Mesin. Sezoni i kaluar ishte ndër më të këqijtë që ai ka pasur ndonjëherë, në një vit në të cilin ai shënoi më shumë gola, krijoi më shumë raste, përfundoi më shumë driblime dhe dha më shumë asistime se kushdo në Spanjë. Mirësevini në absurditetin e njeriut, karriera e të cilit krijoi një kategori të re të klasifikimit të futbollit botëror: “Përveç Mesit!” Në vitin e tij më të keq, ai përfundoi me 400 pikë përpara të tretit dhe 238 nga 241 të anketuarit tanë, e përfshinë atë. Megjithatë, ai nuk ka shpëtuar nga e vërteta: në vitin 2020 Mesi nuk ishte aq i mire dhe me të drejtë renditet poshtë Levandovskit. Jo atje ku ai dëshiron të jetë, në çdo kuptim, ndaj Mesi vështirë t’i ketë shpëtuar trishtimit, zhgënjimit dhe frikës se fundi është afër.

3. Kristiano RONALDO

Mosha: 35 vjeç

Ekipi: Juventus / Portugali

Pozicioni: Sulmues përpara

Renditja në 2019: I 4-ti

Sipas standardeve të një prej futbollistëve më të mirë, ky ishte një vit i harruar për të. Ronaldo mori medaljen e tij të dytë të kampionit të Serie A, ndërkohë që Juventusi humbi një finale të “Coppa Italia” dhe u eliminuar 1/16 finale nga Champions League. “Topi i Artë” u anulua, por Ronaldo dështoi madje të fitojë edhe MVP. Megjithatë, ky ishte një vit ku ai barazoi një rekord të Serie A, duke shënuar në 11 ndeshje radhazi në kampionat dhe një vit ku shënoi golin e tij të 100-të (dhe 101-të) për Portugalinë. Vetëm tre nga votuesit tanë e kishin atë si lojtarin më të mirë të botës, nga 11 në 2019.

4. Kevin DE BRUJNE

Mosha: 29 vjeç

Ekipi: Mançester Siti / Belgjikë

Pozicioni: Mesfushor

Renditja në 2019: I 12-ti

Ka humbur një penallti kundër Liverpulit në nëntor dhe belgu i mësuar siç është afër përsosmërisë si interpretuesi më i mirë i Belgjikës, u trondit. Si lojtar i Mançester Sitit, De Brujne nuk do ta ketë shijuar vitin 2020 aq shumë, sa dy vitet paraardhëse të tij, megjithëse ai mbetet një pikë referimi i qëndrueshëm për skuadrën. Të paktën ai e bën këtë në teori. Fund i vitit, relativisht i qetë, ai ishte anonym, deri në steril te Mançesterit këtë muaj, duke ngritur akuza se De Brujne humbet kundër ekipeve të mëdha, ndërkohë që kjo ndodh rrallë me Lionel Mesin ose Kristiano Ronaldon.

5. Sadio Mané

Mosha: 28 vjeç

Ekipi: Liverpul / Senegal

Pozicioni: Sulmues

Renditja në 2019: I 3-ti

Një rënie dy vende më poshtë është e vështirë të kuptohet, duke pasur parasysh se ndërkombëtari i Senegalit vazhdoi të konsiderohet si një nga sulmuesit më të rrezikshëm gjatë vitit 2020. Kontributi i tij në suksesin e parë të Liverpulit, pas 30 vitesh në Premier League, ishte i konsiderueshëm në pozicionin e tij, si lojtari me rendimentin më të lartë në ekipin e Jurgen Klopit. Mane arriti të eklipsonte Mohamed Salah dhe Roberto Firminon, të shquar sezonin e kaluar. 28-vjeçari shënoi 18 gola dhe dha 7 asiste edhe pse vetëm statistikat nuk e matin rëndësinë e Mane te “The Reds”-at. Ai u cilësua gjithashtu edhe si “Futbollisti Afrikan i Vitit” në janar.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix12 orë më herët

Alma Bektashi flet për divorcin: S’jam as e para, as e fundit, jeta vazhdon!

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun shqiptar Alma Bektashi pas një kohe të gjatë ka dhënë një...

Mix12 orë më herët

Plakat e Prillit “trazojnë” motin çdo pranverë, si lindi legjenda që njihet në gjithë Ballkanin

Pothuajse të gjithë e keni dëgjuar që ekziston një legjendë për shiun dhe motin e keq në javën e fundit...

Radar12 orë më herët

Deklarata skandaloze në emisionin e Arjan Çanit: Gjeneralët e Kosovës kanë qenë kriminelë lufte, njëlloj si Mlladiçi e Radoiçiçi

Shpendi Gashi, një ish-pedagog në Universitetin e Tiranës, ka bërë një deklaratë skandaloze në emisionin e moderatorit Arjan Çani, ku...

Kryesore2 ditë më herët

Fjalia e Xhaçkës që shkallmoi çdo propagandë të PS!

Shkruar nga Irena BeqirajXhaçka dhe Rama Nuk di sa duar do të duhet të puthin e sa tallava do të...

Mix2 ditë më herët

Cila nga shenjat e horoskopit tradhton më shumë?!

A është Dashi tradhtar? 34% e njerëzve të kësaj shenje tradhtojnë. A është Demi tradhtar? Shenja më sensuale, por që...

Radar2 ditë më herët

Shenja e parë se tagri i PS-së qëndron mbi Kushtetutën

Ish-ministrja Olta Xhaçka ka dalë Top-Channel që të bilbilojë për demokracinë dhe rendin kushtetues. Sipas saj parlamenti dëshmoi se mban...

Mix2 ditë më herët

Zbuloni 6 arsyet që ju bëjnë të ndiheni të lodhur

Është normale të ndihesh i/e lodhur pas një nate me gjumë të trazuar, pasi jeni çuar herët në mëngjes ose...

Mix2 ditë më herët

Mit apo e vërtetë: A sëmuresh nga gluteni?

Picat, ëmbëlsirat, buka, makaronat, të gjitha përmbajnë zakonisht grurë, elb ose thekër. Kështu që kanë edhe gluten. Pjesës më të...

Mix2 ditë më herët

Bora Zemani dhe shtatzënia “fake” për klikime

Me duart mbi bark, Bora Zemani ngjalli dyshime ne promon e puntatës së radhës së emisionit të saj, “Cherry On...

Mix2 ditë më herët

Alketa Vejsiu goditet me kanaçe ndërsa ishte live në skenën e “X Factor”

Moderatorja Alketa Vejsiu është përballur me një incident mbrëmjen e djeshme gjatë konkursit të muzikës “X Factor Albania”. Drejt saj...

Facebook