Lidhu me ne

Aktualitet

Filoserbi i diskredituar i Tiranës!

Filoserbi i diskredituar i Tiranës

Nga Bujar Nishani

‘Nuk fitohet lufta me Serbinë duke ardhur në Tiranë dhe duke rrotulluar thikën e nacional-folkorizmit vulgar’, është shprehur filoserbi i Tiranës në media, duke sulmuar dhe stigmatizuar përsëri Presidenten në detyrë të Republikës së Kosovës.

Në fakt ky është folku nacionalist vulgar i filoserbit të diskretituar të Tiranës, duke synuar të veshë imazhin e Kosovës dhe shqiptarëve në tërësi me atë të agresivit, luftëdashësit, të dhunshmit!

Kosova dhe shqiptarët në tërësi nuk janë në luftë me Serbinë.

As e dëshirojmë dhe as nuk ju duhet lufta me askënd.

Përkundrazi, paqja, stabiliteti dhe mirëkuptimi janë interesat më të mëdha të shqiptarëve dhe rajonit tonë në tërësi !

Kosova dhe shqiptarët duan DREJTESI!

Kjo nis duke instaluar dhe kuruar respektin reciprok, së pari!

Të diferencosh në sjellje institucionale dhe shtetërore, duke fyer Kosovën në raport me Serbinë, është injorimi i respektit reciprok dhe minim i DREJTESISE!

Kjo është skandaloze kur vjen nga Qeveria e Shqipërisë.

Të tentosh të kurosh keq krimet e pagjykuara, plagët e pambyllura, faljen e pakërkuar, ndjesën e pandjerë, të Serbisë ndaj Kosovës, është fyerje e DREJTESISE!

Të paraqesësh shqiptarët me dy modele, dy kultura, dy forma, ku të vërtetën, civilizimin, zgjidhjen e ‘përfaqëson’ Shqipëria dhe Kosova i takon ‘klasit të dytë’, është shërbesë ndaj albanofobisë!

Të trajtosh publikisht përfaqësuesit më të lartë të Shtetit të Kosovës (Kryeministrin) si keqbërës ordiner, që i takon politikës penale, kjo është ‘thikë pas shpine’ për Kosovën!

Të bëhesh vegël e rilindjes së fantazmës së ‘Jugosllavisë së Re’, duke injoruar integrimin evropian të shqiptarëve, është tradhëti e lartë!

Të gjitha këto bëma nuk kanë ardhur nga Kosova dhe as prej politikanëve të Kosovës, por kanë emër të qartë!

Kjo tradhëti nuk mbulohet dot sot me folkun nacionalist të luftës me Serbinë.

Jo, Kosova dhe shqiptarët nuk janë në luftë me Serbinë dhe as nuk ju intereson lufta me askënd.

Shqiptarët e fituan luftën me Serbinë!

Kosova dhe shqiptarët duan DREJTESINE sot!

DREJTESIA nuk është luftë por fondament!

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix18 orë më herët

Dua Lipa transformohet në bjonde

S’ka më flokë të kuqe. Dua Lipa e ka lënë pas trendin e kohëve të fundit për t’u bërë bjonde....

Radar18 orë më herët

Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët...

Radar18 orë më herët

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mes flamujve kuq e zi që valëviteshin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama nisi...

Aktualitet18 orë më herët

Fjalimi i plotë kryeministrit Edi Rama në Athinë

Motra dhe vëllezër! Faleminderit! Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike! Faleminderit nga...

Mix19 orë më herët

Zvicra fiton Eurovision 2024, Nemo triumfon në Malmo

Zvicra ka fituar festivalin europian të këngës, Eurovision 2024, i cili u mbajt në Malmo të Suedisë.  Kënëgari Nemo, me...

Kryesore19 orë më herët

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s’kam shitur interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë...

Kryesore1 ditë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix1 ditë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix1 ditë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix1 ditë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Facebook