Lidhu me ne

Temporal

Figurat e njohura botërore që na mori viti 2020

Nga Kobe Bryant, Maradona tek Sean Connery/ Figurat e njohura botërore

Disa prej tyre na bënë të ëndërrojmë me rolet në filma, të tjerë na mbushën zemrat me muzikë, apo ndikuan në jetën tonë me shkrimet dhe projektet e tyre. Do të flasim tani për disa nga njerëzit e njohur që ndërruan jetë gjatë vitit 2020.

Midis aktorëve që humbëm në vitin 2020 ishte Sean Connery i cili vdiq në moshën 90 vjeçare. Legjenda skoceze e filmit fitoi famë botërore me interpretimin e James Bond-it.

Chadwick Boseman, një tjetër aktor i famshëm ndërroi jetë. Ai ishte 43 vjeç, i njohur kryesisht për rolin e tij në filmin “Black Panther”.

Lista përfshin gjithashtu aktorin veteran të Bollywood-it dhe një nga më të njohurit e Indisë në Hollywood, Irrfan Khan.

Fituesja e dy çmimeve Oskar dhe ylli i filmit “Gone with the Wind” Olivia de Havilland vdiq këtë vit në moshën 104 vjeçare. Ajo ishte një nga aktorët e fundit të filmit klasik që u shfaq në 1939. ”Gone with the Wind ‘ishte përvoja më e lumtur e gjithë karrierës time.”

Nga bota e muzikës, humbëm të famshmit Little Richard dhe Bill Withers.

Fituesit e çmimeve Grammy John Prine dhe Kenny Rogers. Ky i fundit preferoi të mbetej i njohur si këngëtar i muzikës “kantri”, pavarësisht suksesit në muzikën “krosover”. “Mendoj se muzika kantri është “ritmendbluzi” i të bardhëve. Të ngacmon aty ku është dhimbja.”

Në moshën 86 vjeçare vdiq Manu Dibango, i cili bashkoi ritmet afrikane me muzikën “Fank”. Saksofonisti nga Kameruni ishte i njohur edhe për personalitetin e tij të gjallë.

“Qeshja e tij ishte një sinfoni. Ai nuk thoshte dot një fjali pa shpërthyer në të qeshur. Ai kishte brenda vetes një rini të pandryshueshme, ishte gjithmonë pozitiv”.

Vdekja e papritur e legjendës së basketbollit Kobe Bryant dhe vajzës së tij 13-vjeçare nga rrëzimi i helikopterit tronditi botën në vitin 2020.

Një humbje tjetër e papritur, gjiganti argjentinas i futbollit Diego Armando Maradona, vdiq nga ataku në zemër.

“Ky njeri me flokë të shprishura të cilit i pëlqente të argëtohej, ishte i shkëlqyer dhe kjo është arsyeja pse u quajt El Pibe del Oro, djali i artë.”

Këtë vit vdiq edhe stilisti franko-japonez i modës Kenzo Takada. Ai ishte i njohur për dizajnet e tij me stile nga xhungla dhe shpirtin e lirë artistik.

Figura të tjera publike ishin Ruth Bader Ginsburg, anëtarja e Gjykatës së Lartë amerikane, e cila u nda nga jeta në moshën 87 vjeçare.

Një udhëheqës me rëndësi i lëvizjes për të drejtat civile, John Lewis, vdiq në vitin 2020. Ai shërbeu për më shumë se tre dekada në Dhomën e Përfaqësuesve. “Kemi shënuar një gur kilometrik, por kemi ende rrugë për të bërë.”

George Floyd, një afrikano-amerikan, vdekja e të cilit në arrest policor shkaktoi trazira kundër padrejtësive racore në Amerikë dhe në të gjithë botën – ishte ndër ata që bota humbi këtë vit.

Por viti 2020 do të mbahet mend edhe për pandeminë COVID-19, që solli vdekjen e qindra mijëra njerëzve, duke shkatërruar ekonomitë dhe jetë njerëzish./ VOA

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix4 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix4 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix4 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix4 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook