Lidhu me ne

Aktualitet

Çmimi që do paguajmë për dhuratat e Erdoganit

Në Ankara ka ndodhur një ngjarje e pazakontë. Kryeministrit shqiptar i është organizuar një nga pritjet më solemne dhe më pompoze që mund të ekzistojnë. Edi Rama hyri triumfator në pallatin madhështor me 2 mijë dhoma, garda e meherëve, e veshur me uniformat e ish mbajtësve të tendës së sulltanit, bëri roje nderi përpara tij, ndërsa vetë Erdogan nuk i kurseu epitetet: vëlla, mik dhe aleat.

Përpos ceremonialitetit pati edhe më shumë se kaq. Raisi i Turqisë premtoi për të ftuarin e vet mbështetje në zgjedhjet e 25 prillit, ai pohoi se investimet turke do të rriten, ai konfirmoi se ndihma bujare do të shtohet, ashtu sikurse ndodhi gjatë pandemisë dhe tërmetit.

Nuk do të jetë çudi që dhuratat, ndoshta lokale, apo qoftë edhe ndërkombëtare të Erdoganit për Edi Ramën, të jenë edhe më të mëdha në ditët e ardhshme.

Por, pavarësisht nga ky gjenerozitet pompoz dhe nga kjo mbështetje e pakufishme, e denjë për marëdhëniet që sulltanët e dikurshëm i falnin vasalëve më të bindur, asnjë qytetar tjetër përpos kryeministrit tonë nuk ka arsye të ndihet i lumtur.

Sepse dhuratat personale të presidentit islamo- konservator turk për Edi Ramën po paguhen me çmimin e shtrenjtë të erdoganizimit të Shqipërisë.

Sot ne jemi vendi i vetëm në Europë që ka një kryeministër që ka pranuar versionin e regjimit autokratik të Turqisë, se grushtin e shtetit të korrikut 2016 e organizuan gylenistët. Sot ne jemi i vetmi vend që si pasojë e kësaj marëdhënieje okulte, kemi ekstraduar mësues turq që rezikojnë të marrin dënime kapitale në Turqi (shkrimi poshte).

Ne po nëpërkëmbin ligjet tona duke mbyllur shkolla e kolegje sipas orekseve të Erdoganit madje dhe duke shkelur ligjet e vendit.

Tirana është sot një qytet që ka në zonën e saj më ekskluzive një monument në nder të martirëve të një puçi të pavërtetuar.

Komuniteti musliman ka dorëzuar mëvetësinë dhe ka ndryshuar drejtuesit e tij në bazë të udhëzimeve që vijnë nga Ankaraja.

Shteti ka përdhosur një princip të panegociueshëm duke i lejuar kalifit otoman të financojë xhaminë më të madhe në vend, madje dhe ta modelojë sipas shijeve të tij.

Prandaj, çfarëdo pritjeje madhështore ti organizojë Erdogani Ramës, apo çfarë do lloj pompimi të reket ti japë ai në skenën ndërkombëtare kryeministrit tonë, kjo nuk është një gjë që na bën krenarë. Pasi kostoja që po paguan krejt shoqëria nga kjo përkëdhelje personale është disa fish më e madhe.

©Lapsi.al

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Dua Lipa transformohet në bjonde

S’ka më flokë të kuqe. Dua Lipa e ka lënë pas trendin e kohëve të fundit për t’u bërë bjonde....

Radar1 ditë më herët

Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët...

Radar1 ditë më herët

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mes flamujve kuq e zi që valëviteshin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama nisi...

Aktualitet1 ditë më herët

Fjalimi i plotë kryeministrit Edi Rama në Athinë

Motra dhe vëllezër! Faleminderit! Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike! Faleminderit nga...

Mix1 ditë më herët

Zvicra fiton Eurovision 2024, Nemo triumfon në Malmo

Zvicra ka fituar festivalin europian të këngës, Eurovision 2024, i cili u mbajt në Malmo të Suedisë.  Kënëgari Nemo, me...

Kryesore1 ditë më herët

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s’kam shitur interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë...

Kryesore2 ditë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix2 ditë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix2 ditë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix2 ditë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Facebook