Lidhu me ne

Radar

Gabimet që Ju Plakin më Shpejt – Çfarë Duhet të Shmangni

Plakja është një proces natyral të cilin njeriu nuk e eviton dot. Foto:Flickr

Plakja është një proces natyral të cilin njeriu nuk e eviton dot.

Megjithatë, njeriu dhe zgjedhjet e tij mund të ndikojnë në mënyrën e plakjes.

Ushqyerja e keqe, duhanpirja, ekspozimi në diell dhe aktiviteti fizik luajnë një rol të fortë në jetëgjatësinë e njeriut, shkëlqimin e fytyrës së tij, plakjen e shëndetshme dhe funksionet e trurit.

Janë pikërisht zgjedhjet që bëjmë çdo ditë që mund të çojnë në degradimin e trurit.

Sipas studimeve të cilave i referohet Podiumi konfirmohet se të qenit mbipeshë ose obezë mund ta plakë trurin me të paktën 10 vjet.

Ndaj nëse dëshironi të jetoni gjatë e të plakeni shëndetshëm kini kujdes nga këto gabime që mund të jeni duke bërë aktualisht.

Ngrënia E Mishit

Studimet kanë zbuluar një lidhje të fortë mes ngrënies së mishit dhe vdekjes së parakohshme.

Ndërkohë, njerëzit që hanë më shumë fruta dhe perime kanë 15 përqind më pak gjasa të vdesin para kohe.

Njerëzit që hanë mish janë më pak të prirur të hanë fruta dhe perime.

Rrjedhimisht ata marrin më pak antioksidantë dhe ushqyes të vlefshëm.

Jeta Pasive

Të qëndruarit ulur për disa orë është shumë e rrezikshme.

Të ulurit për të paktën 8 orë në ditë rrit rrezikun e vdekjes së parakohshme me 60 përqind.

Ecja me një shpejtësi mesatare për të paktën një orë ul rrezikun e vdekjes së parakohshme me 40 përqind.

Ëmbëlsirat Dhe Të Gazuarat

Sipas të dhënave të Podiumit pijet e gazuara dhe ëmbëlsirat shkatërrojnë proteina të rëndësishme që janë përgjegjëse për paraqitjen rinore të lëkurës.

Sheqernat nxisin inflamacionin që është vatra e shumë sëmundjeve të rrezikshme.

Çaji Jeshil

Çaji jeshil është i dobishëm në shkrirjen e yndyrnave të akumuluara dhe në përmirësimin e funksionit të mëlçisë.

Pirja e rregullt e këtij çaji ndihmon në shmangien e vdekjes së parakohshme, ishemisë dhe sklerozës.

Drithërat E Bardha

Të gjithë drithërat me ngjyrë të bardhë nuk janë të pasur me fibër dhe ushqyes dhe në thelb janë një version ndryshe i sheqerit.

Orizi i bardhë, buka e bardhë, makaronat, picat e të tjerë prishin ekuilibrat e baktereve në stomak.

Për një jetë më të gjatë duhet të zgjidhni drithëra me ngjyrën dhe përmbajtjen e tyre të plotë e natyrale.

Gjumi

Gjumi është një përbërës kritik i të gjithë rimëkëmbjes së organizmit.

Mungesa e tij shkakton mbipeshë, depresion, diabet të tipit 2, tension të lartë të gjakut dhe sëmundje të zemrës.

Shumë Pak Peshk

Peshqit janë ushqim i domosdoshëm për jetëgjatësinë.

Ato janë të pasur me acide yndyrore omega-3 që luftojnë inflamacionin dhe mbrojnë trurin.

Gabimi i mos të ngrënit peshk rregullisht 2 herë në javë, u kushton disa vite jetë.

Stresi, Alkoli Dhe Kafja

Sipas të dhënave të Podiumi.com stresi rrit nivelet e kortizolit që ngadalëson metabolizmin dhe nxit rritjen në peshë.

Kafja nga ana tjetër ndërhyn jo vetëm në cilësinë e gjumit por edhe në kohëzgjatjen e tij.

Pirja e tepërt e alkolit dhe e pijeve të tjerë të gazuar dëmton qelizat dhe zhbën punën e antioksidantëve.

Yndyrnat Dhe Të Skuqurat

Yndyrnat trans që gjenden tek margarina dhe produktet e skuqura e dehidratojnë lëkurën duke nxitur shfaqjen e rrudhave.

Inflamacioni që shkaktojnë këto yndyrna nxit shfaqjen e sëmundjeve koronare dhe diabetit.

Të skuqurat nga ana tjetër nxisin praninë e radikaleve të lira në organizën.

Këto organizma janë fajtorë për plakjen jo të shëndetshme.

Ekspozimi Në Diell

Ekspozimi i lartë dhe i pambrojtur në diell nxit jo vetëm rrudhat por shkakton dëme të konsiderueshme në lëkurë dhe në paraqitjen tuaj.

AgroWeb.orgju këshillon të konsumoni sa më shumë fruta dhe perime të stinës për të përfituar maksimalsisht nga vlerat e tyre ushqyese dhe për të qëndruar të shëndetshëm gjithashtu.

MË TEPËR

Kioske21 orë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar21 orë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore21 orë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Mix21 orë më herët

Sa e bukur është bërë vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas!

Carys Douglas është rritur tashmë, e është kthyer në një zonjushë mjaft të bukur! Vajza e Catherine Zeta-Jones dhe Michael...

Mix21 orë më herët

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo!

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E...

Radar21 orë më herët

Ligji për profesionet e lira, Lapaj: Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme

Duke komentuar ligjin e ri për profesionet e lira, avokati dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar...

Mix22 orë më herët

Autori i “One Day” David Nicholls shkruan historinë britanike që e ka lënë botën zemërthyer

Autori best-seller David Nicholls mendohet nga fansat e tij si një mjeshtër i komedive romantike. Libri i tij i ri...

Mix22 orë më herët

Ben Stiller flet për vazhdimin e “Zoolander”: Ishte dështim

Ben Stiller reflektoi së fundmi për  filmin “Zoolander 2” me David Duchovny në podkastin e Duchovny, “Fail Better“. “Mendova se...

Mix22 orë më herët

Kanye West: Në verë do të hap një studio porn0grafike

Kanye West po flet për hapjen e një studioje “Yezzy P0rn”, tha përfaqësuesi i tij për Page Six të martën....

Mix2 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Facebook