Lidhu me ne

Kryesore

Lleshaj: I trishtuar të shoh sulmin e verbër ndaj Kongresit, filozofitë intolerante duhen shtypur nëse është e domosdoshme

Duke iu referuar hyrjes së mbështetësve të Donald Trump në ndërtesën e Kongresit amerikan, ish-ministri i Brendshëm Lleshaj, shkruan se demokracia duhet të vetëmbrohet.

Ai citon filozofin e njohur Karl Poper, duke theksuar se toleranca e pakufishme çon në zhdukjen e tolerancës.

“Demokracia duhet të vetëmbrohet. Karl Popper e shihte si domosdoshmëri aftësinë e demokracive për vetëmbrojtje. Mësimet e tij më erdhën të parat në mendje sonte, teksa shihja me trishtim të thellë sulmin e verbër të një grushti njerëzish kundër Capitol Hill, simbolit më të lartë të demokracisë në botën e sotme, shpresës më të madhe për lirinë dhe demokracinë në mbarë botën. Ja çfarë shkruan Popper në vitin 1945, pasi bota kishte paguar një çmim të tmerrshëm për tolerancën e treguar përballë ekstremizmit: “TOLERANCA E PAKUFISHME SJELL ZHDUKJEN E TOLERANCËS. Nëse ne e shtrijmë tolerancën e pakufishme edhe mbi ata që janë intolerantë, nëse ne nuk jemi të përgatitur për të mbrojtur një shoqëri tolerante përballë sulmeve të intolerantëve, atëherë tolerantët do të shkatërrohen dhe bashkë me ta edhe toleranca.” – shkruan Lleshaj.

Ish-ministri shton më tej se filozofitë intolerante nuk duhen shtypur për aq kohë sa është e mundur përballja me to përmes argumenteve racionalë.

Megjithatë Lleshaj thekson se shoqëria duhet të mbrojë të drejtën për t’i shtypur ato me forcë nëse është e domosdoshme, në mënyrë që në emër të tolerancës, intolerantët të mos tolerohen.

“Me këtë formulim unë nuk nënkuptoj, për shëmbull, që ne duhet të shtypim përherë shprehjet e filozofive intolerante; për aq sa ne mund të përballemi me to përmes argumeteve racionalë dhe t’i mbajmë nën kontroll përmes opinionit publik, shtypja do të ishte e paarsyeshme. Por ne duhet të mbrojmë të drejtën për t’i shtypur ata edhe me anë të forcës, nëse kjo është e domosdodshme; sepse mund të rezultojë që ata nuk janë të përgatitur për t’u përballur me ne përmes argumenteve racionale, por vetëm për denoncimin e çdo argumenti; ata mund t’ua ndalojnë pasuesve të tyre dëgjimin e argumenteve racionale me pretendimin se ato janë mashtrime dhe t’i mësojnë ata që përgjigjen përmes grushtave apo pistoletave të tyre. Për këtë arsye, ne duhet të mbrojmë të drejtën, që në emër të tolerancës të mos tolerojmë intolerantët.” – mbyll reagimin Lleshaj.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix5 minuta më herët

5 burrat më të mirë të horoskopit

Dashuria është një udhëtim i mrekullueshëm plot surpriza dhe zbulime. Shpesh e gjejmë veten duke pyetur veten se çfarë e...

Mix7 minuta më herët

Xhemi Shehu poston foto me bikini e linjat perfekte, por ja pse askush s`duhet të thotë ‘Çfarë fati’

Sezonin e verës e deklarojmë të hapur! Me një foto duke bërë banjo dielli, veshur me bikini, Xhemi Shehu ka...

Mix9 minuta më herët

Whoopi Goldberg i ka mbyllur punët me martesën thjesht se përton

Whoopi Goldberg ka mbaruar punë me martesën. Goldberg, 68, vjeçe, në një intervistë të fundit u pyet për tre martesat...

Kryesore15 minuta më herët

Për herë të parë, Rama zbulon synimin që i ka mbetur si Kryeministër: Pjesa që do t’i vërë kapak misionit tim

Për herë të parë, Kryeministri Edi Rama ka treguar se cili është misioni i tij i mbetur në krye të...

Mix18 minuta më herët

Zayn Malik flet për grupin “One Direction”: Kam keqardhje

Zayn Malik ka një keqardhje të madhe nga koha e tij në One Direction. Kantautori pranoi në “Zach Sang Show” javën e...

Mix20 minuta më herët

Olivia Munn flet për betejën me kancerin

Olivia Munn zbuloi se ajo iu nënshtrua një histerektomie të plotë në prill në mes të betejës së saj me...

Temporal21 minuta më herët

Çfarë është një vizë e artë, kundërshtitë dhe ku mund të merret akoma

Nuk ka qenë kurrë kaq e vështirë apo e rrezikshme të përpiqesh të arrish një vend tjetër nëse qeveria e...

Mix2 ditë më herët

Dua Lipa transformohet në bjonde

S’ka më flokë të kuqe. Dua Lipa e ka lënë pas trendin e kohëve të fundit për t’u bërë bjonde....

Radar2 ditë më herët

Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët...

Radar2 ditë më herët

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mes flamujve kuq e zi që valëviteshin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama nisi...

Facebook