Lidhu me ne

Kryesore

Këtyre përbindshave u duhet hequr preja nga duart.

Ramaznikët e darkës së Dubait

Ramaznikët e darkës së Dubait

nga Zef Zefi

Durrësi Ynë i moçëm, Epidamni europian 2600 vjeçar, mbasi shitet si bagëti në pazarin arab nga ramaznikët, mbërrin në thertoren e kolonizatorit.

Prej aty sipas traditës, u çohet formë fërliku me gjithë hell, në sofrën e Darkës së Madhe të Dubait, ku të ftuarit e “nderit” janë pikërisht ramaznikët.

Dhe nuk është paradoks, por ngjarje e kronikës, ndonëse ironia dhe grotesku “horror” me këtë Darkë, tejkalon çdo narrativë mitologjike. Kjo sepse në të gjitha kohët parahistorike deri te baladat e vona, kur atvrasësi u ofron mish nga kufoma e prindit bijve pa dijeninë e tyre, këta të fundit qoftë dhe me nuhatjen instiktive e zbulojnë dimensionin tragjik të ngjarjes.

Sigurisht epoka e mitit bashkë me ato të mëpasshme kanë perënduar në moskthim, por kumtet, për epokën historike në të cilën jetojmë, i kanë lënë si mësime të mpiksura në thënje motërzime e proverba. Një prej të cilave është; “…gjaku ujë nuk bëhet…”

Ndërsa duke ndjekur kronikën tragjike mendoj, ajo që nuk ndodhi në Darkën e Dubait është shumë më tragjike sesa ajo që ka ndodhur. 

Dhe këtë e zbulon ndonëse tërthorazi vetë kronika.

Në të gjitha intervistat e zëdhënësit të Darkës, për të gjithë tv ku ftohet, ramazniku përdor të njëjtin shirit; “…ai që i shikon videon nga larg ka të drejtë të revoltohet, po nuk është ashtu siç shihet, nuk është ashtu si thuhet, nuk është siç mendohet, është krejt ndryshe. Këtë ndryshe e dimë vetëm ne Rama-znikët e Darkës…”

Sa herë pyetet për konflikt interesi, vendos shiritin…, ju keni të drejtë, të gjithë kanë të drejtë, po e drejta jonë, është më e fortë se e drejta juaj…, mbasi ne dimë më shumë nga ato që dini ju…

Sa herë pyetet për shkeljen e ligjit për tenderimet, protokollet qeveritare, rregullat kushtetuese të detyrueshme për qeverinë dhe çdo qeveri demokratike, vendos e rivendos shiritin…, nuk është kështu si thuhet…

Sa herë pyetet për mbrapshtitë gjeostrategjike, ramazniku, dredhon te miliardat e Dubait në Durrës me 3D dhe jo Durrësin europian në Dubai siç ka ngjarë.

Nëse reporteri këmbëngul ta ulë ramaznikun në sferën racionale ku normalisht zhvillohet politika, ekonomia, e sotmja dhe e ardhmja e vendit, reporteri fajësohet nga ramazniku se ky nuk kupton edhe pse ka të drejtë …të drejtë vetëm sa për të qenë i revoltuar…

Dhe tragjedia, dmth përmasa tragjike, nuk është ajo që mjaf-ramazniku ynë thotë për atë që nuk thotë. 

Siç dhe as fakti mediatik si “praxis” tashmë i zbardhur-tepsi për institucionet e Drejtësisë prej mediave tona të dhunuara nga tërbimet kryeministrore.

Por fakti se kjo specie ramaznikësh nuk shfaq asnjë shenjë ndjeshmërie qoftë instiktuale at’dhetare të parentelës nga ato të mitologjisë, ato apollonike të sintaksit niçejan, po dhe asnjë përgjegjësi civile e ligjore, ndaj ekzistencës sonë.

-Çdo natë Kryeministri ynë për mbulesë tavoline shtron harten e Shqipërisë dhe në vend të darkojë me plënc, groshë e raki autoktone, darkon me nga një copë Shqipërie,-i tha popullit Dashamiri i opozitës me një lakonizëm sigurisht tragjik, po kaq realist.

Dhe tani që po shohim Epidmanin e Korinthit pellazg në hellin arab të rrethuar nga babëzia kanibaleske e rama-znikëve, ndersa tek parla-rucistet u fërkojnë barkun, duhet besuar se këtyre përbindshave u duhet hequr preja nga duart.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Mix1 ditë më herët

Mosha biologjike: Pse është problem nëse rezulton shumë e lartë?!

Një mospërputhje midis moshës suaj biologjike dhe asaj të treguar në kartën tuaj të identitetit mund të nënkuptojë një rrezik...

Mix1 ditë më herët

Çfarë i tërheq mushkonjat?

4 gjëra që duhet të dini për atë që tërheq mushkonjat! Çfarë i tërheq mushkonjat tek ne? Disa faktorë: dioksidi...

Mix1 ditë më herët

Tinder merr një veçori “Share My Date” për përdoruesit që të dërgojnë plane takimesh te miqtë e tyre kurioz

Nuk është e pazakontë që njerëzit të bëjnë fotografi të profileve të takimeve dhe t’i dërgojnë ato te miqtë dhe...

Mix1 ditë më herët

Si të “shëroheni” nga varësia ndaj telefonit?

Mediat sociale janë tashmë pjesë integrale e jetës tonë dhe në disa mënyra ato kanë përmirësuar në masë të madhe...

Mix1 ditë më herët

5 rregulla kyçe për një martesë të shëndetshme

Ditët e sotme martesa e shëndetshme është kthyer në një sfidë më vete për shumë çifte, kjo për disa arsye...

Mix1 ditë më herët

Kolesteroli i lartë, 5 mite absurde që duhet t’i largoni njëherë e mirë nga mendja juaj

NGA LIVING Kolesteroli është një yndyrë e dyanshme: e prodhuar nga mëlçia, nga njëra anë është e rëndësishme për trupin...

Mix1 ditë më herët

Një këshillë nga Megan Fox për vajzat beqare

Megan Fox, në një intervistë për E!News, iu përgjigj pyetjes: “Ka shumë vajza që do ta kalojnë verën si beqare,...

Mix1 ditë më herët

Trajneri i Taylor Swift zbulon sekretin e saj si të ushtroheni si profesionist

Kur vjen puna te palestra, Taylor Swift është bishë e vërtetë. Në të vërtetë, trajneri i saj personal, Kirk Myers...

Mix1 ditë më herët

Filmin më të keq të karrierës së tij; Sylvester Stallone e ka falë Arnold Schwarzenegger!

Arnold Schwarzenegger ka zbuluar se dikur ka bindur Sylvester Stallone, të nënshkruante atë që doli të ishte një nga filmat...

Facebook