Futbolli, sporti që i jep jetë Shkodrës. – Koment nga Ardit Haxhija
Më kujtohet viti i largët 2001 kur Shkodra do ngrinte për herë të fundit titullin kampion të Shqipërisë. Në atë kohë, jo më shumë se 12 vjec, isha pjesë e stadiumit të tejmbushur me më shumë se 20 mijë spektatorë . Në shkallët e stadiumit ishin harruar hallet e shumta e degjohej vetem nje melodi:
Ne Shkodren tone ka ra nji drite,Gzim ma t’madh nuk ka per ne,Po ju kndon Bujar Qamili,Per Vllaznine nji kange te re!
Meritë absolute e këtij suksesi ishte e të ndjerit Myftar Cela, ku me urgjencen më të madhe qytetit duhet t’i dedikohet një vepër e rëndësisë së vecantë me emrin e Tij.
Sot, pas 20 vitesh, qyteti ndodhet në të njëjtën situatë, Shkodra që gëlon nga hallet e shumta e Vllaznia që po i rikthen buzeqeshjen. Ekipi i futbollit është rikthyer në majat më të larta, duke kryesuar me meritë tabelën e klasifikimit. Sot nje qytet i tërë gëzon duke harruar të gjitha hallet e persekutimit konstant. Sot Shkodra rikthehet më fuqishëm se kurrë ne arenën kombëtare në vendin që i takon. Sot nje Shqipëri e tërë po argëtohet me rikthimin e atyre që themeluan futbollin në vend. Meritë absolute e këtij rikthimi ka vetëm një emër, Alban Xhaferi.
Sot ky djalë Shkodret, nuk ka nevojë për falenderimet tona, por të mbështetet e t’i besohet projekti duke i dhënë presidencën e klubit. Qyteti ndërtohet nga njerez që e duan me zemër, gjykojnë me mendje e veprojnë me trup. Andaj le të gëzojmë jo vetëm për Vllazninë por dhe për dritën që shihet në fund të tunelit.
Aty ku ka njerëz ka shpresë. Le të shërbejë ky model frymëzues e këta njerëz si shpresë në të gjitha fushat e jetës ne atë qytet.
Vllazni, Vllazni moj Vllaznia jon,Vllazni, Vllazni ti je zemra jon.Kte kange tan ta kendojm,Vllaznise ton qe do shpallet kampion.
Letrat e dhimbjes së shqiptarëve në regjimin komunist të cilat u ndaluan nga Sigurimi i Shtetit për të shkuar në...
Fushata zgjedhore në Shqipëri ka trokitur prej ditësh dhe ndërsa i afrohemi 25 prillit, motorët e partive kryesore në vend...
Sa herë ndodh të jetë e ftuar në “Rudina”, Eni Çobani gjithmonë ndan me publikun, përveç profesionit, edhe sekrete e...
Kriza në Aeroportin e Rinasit është përpjekja e fundit Edi Ramës për të larguar vëmendjen nga Skandali Becheti. Kështu u...
Klodian Tomorri Gazetari Klodian Tomorri, ka bërë një deklaratë të fortë , teksa ka folur për tenderat që po bëhen...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i ftuar në emisionin “Opinion”, u shpreh se do të rikandidojë për një...
Po çfarë bëri tjetër Rama? E bëri Shqipërinë vilajet të Turqisë. Nëse Berisha e priste në Tiranë Bushin, Rama i bën...
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, në kuadër të fushatës elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit këtë të premte është...
ITALI– Kryeministri Italian, Mario Draghi ka zemëruar Turqinë duke e quajtur presidentin Rexhep Tajip Erdogan “një diktator” dhe duke e...
Rebelët e Rinasit dhe ankthi i një regjimi Dështimin e qeverisë për të arritur një marrëveshje, pas gati një viti...