Lidhu me ne

Temporal

A edukojnë shkollat shqiptare?

Inaugurohet shkolla 9-vjeçare “Kosova” në Tiranë - Abc News

Erjus Mezini

Përpara disa ditësh mediat e Shqipërisë raportuan se sipas një ankete të organizuar nga profesorët Ilir Gëdëshi dhe Russell King, 79% e studentëve dhe 59% e maturantëve e paskërkan ndarë mendjen për të emigruar jashtë vendit. Përderisa jemi mësuar tashmë me kësi anketash, ndaç nga institutet e vendit ndaç nga ato të huajat, gjetjet e dy profesorëve po i marr si fakte dhe nuk po i vë në pyetje. Se nëse ka diçka për t’u vënë në dyshim këtu është vetëm saktësia e shifrave (mos ndoshta të anketuarit nuk përfaqësojnë gjithë studentët dhe maturantët e vendit), por jo fakti që dhjetëra sontazhe, gallupe, anketa dhe deklarata publike shfaqin dëshirën e gjerë e të rinjve për t’u zhdukur nga Shqipëria.

Përderisa hetimi i shifrave do të ishte humbje kohe për cilindo që nuk ka shumë informacion rreth anketimeve në fjalë, po u përqendrohem vetëm shpjegimeve që jepen për dëshirën masive të emigrimit. Një pikë ku organizuesit e anketave, gazetarët që servirin rezultatet dhe lexuesit (me komentet e tyre) bien dakord është gjendja e pashpresë e Shqipërisë. Varfëria, korrupsioni, pabarazia, papunësia, etj., citohen gjithmonë si shkaqe përse shqiptarët janë ndër të parët në botë që dëshirojnë të emigrojnë jashtë vendit (tok me afrikanët dhe sirianët). Ajo që asnjëherë nuk vihet në pyetje është se sa rol loz vetë shkollimi në dëshirën e shqiptarit për t’u arratisur.

Do të mundeshin anketat, për shembull, t’u drejtoheshin njerëzve me nivel të ndryshëm arsimor dhe të shikonin sa ndryshon dëshira për të ikur tek grupet me moshë të njëjtë por me edukim të ndryshëm. Nëse ata që kanë më shumë arsim janë gjithmonë ata që duan më shumë të ikin (siç ndodh zakonisht në shtete fqinje si Greqia dhe Italia), atëherë përveç pyetjes “çfarë po bën shteti?” duhet bërë edhe pyetja: çfarë po bën arsimi i lartë në Shqipëri? Po u jep shqiptarëve aspirata që plotësohen vetëm jashtë vendit? Po i ballafaqon të rinjtë me modelin e atyre që diplomohen jashtë dhe në Shqipëri kthehen për të bërë karrierë akademike dhe për të shitur mend (dhe diploma) midis mediave? Po i përgatit në kohë reale për botën reale, apo po i përgatit sipas kallëpeve që elita shqiptare i zbaton si t’i vijnë ndoresh (pa e vrarë shumë mendjen për impaktin apo efektet anësore)?

Një pyetje me vend, po ashtu, është se çfarë ndodh me këta të diplomuar kur largohen nga Shqipëria. Nga përvojat dhe njohuritë personale (përfshi këtu vitet e punës në Office of the Professions të NYS Education Department) mund t’ju them se në rastin e SHBA dhe Kanadasë, shumica dërrmuese e të diplomuarve shqiptarë bëjnë punë që nuk kanë asnjë lidhje me diplomat dhe njohuritë e marra nga Shqipëria. Nëse ka shqiptarë që kanë arritur suksese në SHBA dhe Kanada, shumica e tyre janë shqiptarë të arsimuar në SHBA dhe Kanada. Në vitet 1990, sigurisht, flitej sikur shqiptarët shpalleshin shpeshherë si studentët më të mirë në Itali dhe Greqi. Nëse kjo kishte të ngjarë, aftësitë e këtyre studentëve duhet t’u atribuohen arsimit fillestar dhe të mesëm të Shqipërisë të atyre viteve dhe jo universiteteve shqiptare, të cilat në kapacitete nuk kanë pasur asnjëherë të krahasuar me universitetet e Evropës.

Mirëpo këto vitet e fundit shqiptarët nuk shkëlqejnë më as si studentë. Raportet negative për Shqipërinë nuk kufizohen vetëm te krimi, drejtësia dhe korrupsioni. Raportet negative vijnë edhe në fushën e inteligjencës, ku institute të ndryshme i tregojnë shqiptarët si popullin me inteligjencën më të ulët në Evropë. Sipas disa studimesh të kryera nga profesorët Richard Lynn, Tatu Vanhanen, dhe të tjerë, në koeficientin e inteligjencës (IQ) shqiptarët marrin 84 pikë, ndërkohë kur anglezët, gjermanët, holandezët, zviceranët, belgët, etj., marrin mbi 100 pikë. Me këto dhe fakte të tjera të marra parasysh, përveç pyetjes se çfarë po bën shteti shqiptar, filan parti apo filan udhëheqës, pyetja që duhet t’i drejtojmë vetes dhe çdo qeverie është kjo: çfarë janë duke bërë shkollat dhe universitetet shqiptare?

A po i edukojnë të rinjtë ashtu si duhet? A po ecin me kohën? A po përshtaten me tregun e punës? A i justifikojnë energjitë e harxhuara nga një shtet i tërë? A e kultivojnë moralin demokratik? A i bëjnë njerëzit që ta duan punën, familjen dhe vendin?

Nëse përgjigjet që marrin këto pyetje janë negative, atëherë në vend se të kemi një opozitë dhe një president që kërkon më shumë lëshime për nxënësit dhe studentët, na duhet një klasë e tërë politike e cila nuk pajtohet në asnjë pikë me gjendjen e arsimit shqiptar. Qëllimet e arsimit në çdo shtet të botës janë kultivimi qytetar dhe prosperiteti kombëtar. Nëse në Shqipëri arsimi nuk arrin as njërin qëllim dhe as tjetrin, atëherë nuk është ora për t’u krehur veshët dekanëve, profesorëve dhe studentëve. Është ora për të vënë një dorë të hekurt mbi arsimin, për të mbrojtur atë çka ka nevojë të mbrohet dhe për të shkatërruar çdo gjë të tepërt–çdo gjë që përveç kënaqjes të njërit apo tjetrit grup, asnjë dobi tjetër nuk i sjell Shqipërisë.

Se qytetarit duhet t’i thuhet se sot një kompjuter i lidhur me internetin në Ndroq përcjell më shumë dituri se të gjitha universitetet dhe bibliotekat e Tiranës. Nëse në një kohë si e sotmja rinia harxhon vitet dhe lekët në universitetet shtetërore dhe kolegjet private (të drejtuara nga marrakët dhe fodullat e një epoke tjetër) dhe administrata shqiptare i kërkon nëpunësit më të ulët diplomë juridiku dhe dy gjuhë të huaja, atëherë duket sheshit që Shqipëria dhe arsimi i saj në vend se të ecin me kohën, kanë vendosur të bëjnë krejt të kundërtën. Vendet të cilat janë duke ecur me kohën, vendet ku qytetarët e kanë koeficientin e inteligjencës më të lartë se shqiptarët, janë ato vende që u kanë dhënë përparësi arsimit të ulët dhe të mesëm, si edhe diturive pa diploma (Finlandë, Suedi, Gjermani, etj.). Këto janë edhe vendet ku të diplomuarit e Shqipërisë mezi presin të emigrojnë dhe, praktikisht, të asgjesojnë brenda javës diplomat dhe njohuritë e fituara nga Shqipëria.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix4 orë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix4 orë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix4 orë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix4 orë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix4 orë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix5 orë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix17 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix17 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix17 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix17 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook