Lidhu me ne

Kryesore

Ruhuni nga burri me një këpucë!

Ruhuni nga burri me një këpucë!

Alfred Lela

Në mitologjinë greke, kthimi i Iasonit në vendlindje do të thoshte fundin për mbretin Pelias, të cilit orakulli i kishte parathënë se vdekja do t’i vinte nga ‘një njeri me një sandale’. Jasoni rikthehej për të marrë fronin e mbretit, i uzurpuar padrejtësisht nga Pelia, gjysmëvëllai i të atit. Mbreti i vendos një kusht Iasonit, duke i premtuar kthimin e fronit nëse ai sillte lëkurën e dashit të artë, e cila ruhej nga një dragua që nuk flinte kurrë.

Vazhdimi është histori, por ky episod mitologjik rrëfehet këtu për të bërë një lidhje mes ‘këmbëzbathurve’ Iason dhe Edi. Ashtu si Pelia duhej të ruhej nga ‘njeriu me një sandale’, a mos edhe ne duhet të kemi kujdes nga burri me një këpucë? Ndryshe nga Iasoni dhe Argonautët (u quajtën kështu për nder të anijes Argos me të cilën udhëtuan për të marrë lëkurën), Rama me të tijtë na e kanë premtuar disa herë trofeun e artë. Rreziku i tyre, ose më saktë i yni, është te të moskuptuarit se, nëse trofeu i premtuar nuk sillet me herën e parë, dhe as të dytën, e treta flet për trashësinë tonë.

Nëse heronjtë e mitologjisë do të vriteshin në përpjekje që herën e parë, ne të zakonshmit e pasmodernitetit (i cili dallohet nga mungesa e narrativave të mëdha-si kthimi i lëkurës së artë, për shembull), nuk mund të kërkojmë vdekjen e ‘heronjve’, por mjaftohemi me mënjanimin.

I cili vjen më së pari nga të kuptuarit se Rama nuk është Iasoni që shfaqet për herë të parë në ishull me një sandale përvujtnie, dhe po ashtu, njërën këmbë zbathur, niset në kërkim të së pamundurës. E kundërta është e vërtetë: Rama vjen si Iason i rimishëruar, për herë të tretë tashmë. Një herë i rilindur, një herë në kërkim të timonit të anijes (të argonautëve!!!)) dhe, tani për të tretën, me një këpucë. Metafora apo nënteksti me shollën e ngrënë të këpucës së kryeministrit është, në thelbin e vet, mitologjiko-politik. Ashtu si Iasoni të cilit i ra sandalja në ujë duke ndihmuar një plakë të kalonte lumin (perëndesha Hera e maskuar), edhe Rama e ‘humbet’ tabanin e këpucës në përpjekje për të shpëtuar Shqipërinë.

Trofeu që kërkon Iasoni është ndihma e zotave për të rimarrë fronin e mbretërisë, dhe po të njëjtën gjë duket se lyp edhe Rama. Por, të dy mund ta kenë këtë shans vetëm njëherë. Madje Rama i ka konsumuar dy herë trofetë dhe është në kërkim të të tretit. Herën e dytë dyshohet se e ka bërë me ndihmën e ‘zotave’ të maskuar si ‘çamët e Dibrës’ apo ‘niçet’ e Shijakut, ndërsa të tretën…me argonanutët e vet të ardhur sakaq nga darka e Nusretit.

Ruhuni nga burri me një këpucë! Sidomos kur atij nuk i është marrë përdhunisht mbretëria, por në të kundërt i është dhënë dy herë.

Hiq rastin kur ai vjen me lëkurën e artë dhe na e dorëzon para se të kërkojë diçka në këmbim.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar3 ditë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore3 ditë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore4 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar4 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix4 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix4 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix4 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix4 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix4 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix4 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook