Lidhu me ne

Kryesore

Si kinematografia shqiptare, ra në duart e Mamaq-rave?

Koment nga Ledian Droboniku

May be an image of 4 people and people smiling

Si kinematografia shqiptare, ra në duart e Mamaq-rave?Më kujtohet një dialog me një kryetar shoqate të ish-persekutuarëve, shumë vite më parë në një takim publik.Më pyeste se pse vallë kishin dështuar në kauzën e tyre?Përgjigjia ime atëherë, tani dhe gjithmonë, ka qenë #sistemike sepse ka të bëjë me #përqasjen ndaj fenomenit!Ish-të persekutuarët përqendruan gjithë kërkesat e tyre tek dëmshpërblimi ekonomik, tek bursa studimi, kthim prone etj.

Në sytë e popullit, kjo nuk la shije të mirë, pavarsisht drejtësisë së kauzës. Kasta (mediat dhe kleri i saj) përdorën mirë këtë kartë, pët të: 1) krijuar si tumorre dhjetëra shoqata duke përçarë ish-persekutuarit (disave iu jepeshin pasuri e disa jo)2) portretizuar ish-persekutuarit si oportunistë që kërkonin privilegje, ndërsa i gjithë populli shqiptar është në mjerim e varfërim.

Sot pas 30 viteve duhet të themi se kasta pati sukses, jo vetëm duke mos ua dëmshpërblyer padrejtësitë, por duke përçarë vetë ish-persekutuarit e zbehur rolin e rëndësinë e tyre.Ky ishte gabimi në përqasje!Ish-të persekutuarit duhet të kishin luftuar që të trasfomonin dënimin e diktaturës komuniste në kauzë për të #gjithë popullin shqiptar, e jo ta kufizonin rreth vetes së tyre.Ata kishin të drejtën+detyrimin për të qenë pjesa propulsive e ndryshimit të kursit demokratik.Duhet të kishin kërkuar në Kushtetutë, dënimin e diktaturës komuniste.Vënien në gjimnaze të një lënde kundër genocidit komunist.Hapjen e dosjeve me çdo kusht dhe demaskimin e ish Nomeklaturës dhe largimin nga jeta publike.Nëse kjo kthehej në kauzë kombëtare, populli shqiptar pranonte dhe kërkesat legjitime ekonomike.

Pra, nuk duhet të #kërkonin si lëmoshë atë çfarë u përkiste si e drejtë. Jo vetëm si dëmshpërblim por si kontribues me djersë (+gjak) në veprat më të mëdha publike kombëtare.Nuk duhet të lejonin shkatërrimin e industrisë shqiptare (sepse djersë e popullit) por ta drejtonin dhe vinin në shërbim të kombit.Dhe vijmë edhe tek industria e kinematografisë.Korrigjimi i imagjinatës kolektive shqiptare rreth mizorive të komunizmit, nuk mund të bëhej pa ndihmën e super-armës së filmit.Strategjikisht nuk duhej shkatërrimi i Kinostudios por vënia e saj në shërbim të së Vërtetës Historike! Jo rrënim të teknikës së akumuluar, shkollës dhe artistëve shqiptarë.

Por rilindja e saj në formë të shëndetshme për popullin e kombin, formimin e artistëve të rinj me shkollë e jo halabakë e kllouna fugonash.Në pamundësi të rolit të kinematografisë, shumë deformime të komunzimit mbetën të skalitur në filmat e vjetër, pa patur mundësinë që masat të krijojnë një tjetër përqasje e mendim në psikën e tyre. Çdo gjë të bukur e me vlerë e lidhin me diktaturën. Kurse banalen me demokracinë.Por ish-të persekutuarit ende sot nuk veprojnë dot strategjikisht.

Nuk kuptojnë dot trasformimin e #nomeklaturës komuniste në #oligarki neoliberiste, por vazhdojnë ende me receta të vjetra anti-komuniste. Të vjetëruara dhe aspak efikase ndaj virusit të ri.Dhe erdhëm sot, 30 vjet pa industri kinematografie (ashtu si pa asnjë lloj industrie). Ideologjia neoLiberiste i ka ndaluar Shtetit të kurojë e financojë #kulturën (edhe kinematografinë) duke ua besuar privatit dhe tregut. Zhduket kështu përgjegjësia sepse nuk mund ti kërkosh llogari privatit, financimeve private, apo impersonalitetit të tregut. Kritika pa përgjegjës trasformohet në kakofoni për masturbimin e masave.Dhe ja ku erdhëm sot ku 30 vjet pa memorie kolektive.

Fenomene të rëndësishme si emigrimi masiv, urbanizimi, trauma kulturore e tranzicionit, libertinizmi i vlerave, papunësia dhe varfëria strukturore, krijimi i një oligarkie super të pasur, shkatërrimi dhe kotësimi i shkollës, degradimi i territorit etj etj PROBLEME nuk pasqyrohen në asnjë film. Madje edhe në ato pak “filma” banalë, nuk trasmetohen vlerat shqiptare për të forcuar popullin, por krejt e kundëra.U fryhen antivlerave të dekadencës, për të disgreguar indin social, përçarjen e komunitetit dhe zbehjen e ndjenjës dhe identitetit kombëtar.Ja pse fenomeni i “mamaqi-rëve” bëhet me laps në dorë duke financuar e promovuar vetëm vemjet dhe toksinën ndaj shqiptarëve.

Jo vetëm me filma por emisione dhe çdo produkt kulturor që plazmon e neutralizon masat, nën një injorancë sistemike e strukturore.Ashtu si mjerimi dhe varfërimi i tyre.Ja pse ende sot, të gjithë shajnë mamaqi-rat e radhës, por PAK kuptojnë+kritikojnë sistemin dhe mekanizmat e sundimit.Ja pse SKLLAVËRIA do vijojë ende gjatë!Shumë gjatë, deri sa lufta nuk bëhet kundër sistemit, por kllounave e zarave të pushtetit oligarki neoliberist neokolonialist!

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar1 ditë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore1 ditë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore2 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar2 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix2 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix2 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix2 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix2 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix2 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook