Lidhu me ne

Kryesore

5 përgjigje për pyetjet e atyre që e kanë kaluar covid-19

Ju që po e lexoni këtë lajm mund të jeni 1 nga 105 milionë njerëzit në botë që e kanë kaluar tashmë Covid-19. Kur bëhet fjalë për vaksinat, mutacione të reja të shfaqura së fundmi apo nga rreziku i ri-infektimit, mund të keni shumë pyetje. “Ne po vazhdojmë të mësojmë nga ky vit që kaluam në pandemi”, tha Dr. Becky Smith nga SHBA duke shtuar se ka shumë pikëpyetje për ata që e kanë kaluar infektimin.

Sa rrezik është ri-infektimi?

Rreziku i ri-infektimit duket të jetë mjaft i ulët. Rreziku i ri-infektimit është i ulët në 90 ditët e para të një infeksioni Covid, por edhe pse i rrallë, rreziku ekziston. “Rreziku i ri-infektimit mbetet i ulët, por ne duhet të jemi vigjilentë me shfaqjen e varianteve të reja“, tha për CNN Dr. Antonio Crespo. Koronavirusi ka ndryshuar me kalimin e kohës, siç bëjnë të gjitha viruset, dhe përmes këtyre mutacioneve, janë shfaqur variante të virusit.

Sa kohë do të zgjasin antitrupat e mi?

Antitrupat janë proteina që trupi juaj i krijon pasi të jeni infektuar. Ato ndihmojnë për të luftuar infeksionin dhe mund t’ju mbrojnë që mos ta merrni përsëri atë sëmundje. “Ajo që dimë është se kur dikush infektohet me Covid-19, ata krijojnë antitrupa që mund të zgjasin. Së fundmi thuhet se disa nga variantet e koronavirusit mund të shmangin antitrupat dhe mund të jenë potencialisht infektivë edhe për dikë që ishte infektuar me një variant të njohur të Covid-19.”

A duhet ta marr vaksinën nëse kam kaluar Covid-19?

Zyrtarët shëndetësorë dhe mjekët inkurajojnë njerëzit që e kanë kaluar Covid-19 të vaksinohen. Provat klinike sugjerojnë se vaksinat janë të sigurta dhe i mbrojnë personat që e kanë kaluar COVID-in nga ri-infektimi.

A më duhen të dyja dozat e vaksinës?

Rekomandohet që njerëzit që e kanë kaluar COVID-in të ndjekin të njëjtin itinerar vaksinash si ata që nuk e kanë kaluar, derisa të kryhen më shumë kërkime dhe zyrtarët shëndetësorë të japin rekomandime të tjera nëse do të ketë.

A mund të jem akoma duke përjetuar efekte anësore të zgjatura nga COVID-19?

Shumë persona që e kanë kaluar Covid-19 mund të përjetojnë simptoma për javë ose muaj të tërë. “Pacientët mund të përjetojnë lodhje të vazhdueshme, dhimbje koke, vështirësi në të menduar ose përqendrim, dhimbje të kyçeve, kollë, gulçim, ethe të përhershme, ndryshime në shije dhe aromë”, – tha Smith. “Këto simptoma mund të zgjasin deri në 12 javë, por edhe shumë. Thonë se simptomat zbehen ose shkojnë e vijnë gjatë asaj kohe”.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix51 sekonda më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix3 minuta më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Kryesore9 minuta më herët

A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?

Skerdilajd Zaimi Në një intervistë – reagim të vetin mbi materialin e RAI3, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo...

Mix14 minuta më herët

A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake?

Prania e një kafshe në dhomën e gjumit të një fëmije nuk është e dëmshme për cilësinë e gjumit të...

Mix21 minuta më herët

Julia Fox reflekton për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

Julia Fox nuk e shikon me dashuri romancën e saj të shkurtër me Kanye West. Aktorja e “Uncut Gems” tha...

Kioske24 orë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar24 orë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore24 orë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Mix24 orë më herët

Sa e bukur është bërë vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas!

Carys Douglas është rritur tashmë, e është kthyer në një zonjushë mjaft të bukur! Vajza e Catherine Zeta-Jones dhe Michael...

Mix24 orë më herët

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo!

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E...

Facebook