Lidhu me ne

Kryesore

Katastrofa në shëndetësi, përgjegjësi vetëm e qeverisë

Nga Renis Cerga

Kjo hedhja e mjekëve në turmën e egërsuar dhe të gatshme për linçim, është shumë e shëmtuar, por duhet thënë efikase.

Në këtë mënyrë shmanget e gjithë përgjegjësia për katastrofën ku gjendet shëndetësia në Shqipëri.

Në këtë mënyrë, fajin për vdekjet me Covid, nuk e ka spitali, por Tirja dhe koleget e saj.

Fajin për vdekjet nga zemra e ka Dr. Prifti, e kështu me rradhë. Turma e egërsuar (me të drejtë, sepse ka humbur njerëzit e saj ose jane sorollatur spitaleve) nuk arrin dot të bëjë dallimin e fajtorit të vërtetë, por e nxjerr dufin e saj duke masakruar ndonjë individ që u hidhet për shqyerje.

Sigurisht që një pjesë e këtyre individëve, si Tirja me shoqe, meritojnë të dënohen dhe rëndë. Por baltosja e mjekëve, në përgjithësi si grup shoqëror, është mënyra se si qeveria po shmang të gjithë përgjegjësinë e saj.

Përgjegjësia është e gjitha e qeverisë. Spitalet kanë mungesë stafi dhe mjetesh. Kur një infermier duhet t’i shërbejë trefishit të pacientëve që do të duhej t’i shërbente normalisht, kur aparaturat nuk punojnë, ose punojnë keq dhe janë në numër të kufizuar, çfarë ndodh?

Sigurisht njerëzit e dëshpëruar do përdorin çdo mjet për të kapërcyer rradhën e pafundme që krijohet në çdo sektor të mjekësisë. Do kerkojnë nga infermieri t’i shërbejë atyre dhe jo fqinjit në dhomën ngjitur (dy duar për një kokë). Ja pra se si krijohet terreni, ku korrupsioni bëhet i pashmangshëm.

Sigurisht, në katrahurën e krijuar, ka dhe mjekë/infermiere që abuzojnë dhe kthehen në kriminelë, si Tirja & Co, apo mjekë që mbimbushin receta me ilaçe që rrezik janë ato që e vrasin pacientin dhe jo Covid, vetëm sepse paguhen nga kompanitë farmaceutike me përqindje. Por këta, as nuk janë shumica dhe as nuk përbëjnë problemin. Ato janë pasoja më e shëmtuar e tij. Këta individë as do kishin mundësi të ekzistonin në një sistem normal shëndetësor.

Nëse Shqipëria qenka parajsa për mjekët, përse ata marrin rrugën e Gjermanisë, duke e lënë në mungesë të theksuar stafi sistemin tonë? Cili është përgjegjësi në këtë rast? Sigurisht që është qeveria, jo mjeku që largohet.

Shumë i shëmtuar mbetet edhe gjykimi për pasurinë. Kolegët e Dr.Priftit, kardiokirurgët e njohur nëpër botë, kanë makinën që u kushton aq lekë sa i gjetën atij. Për të mos folur për shtëpinë, që u kushton miliona euro. Kjo sepse është një profesion që kërkon investim të pafundëm shkencor, që nuk përfundon gjithë jetën dhe detyrimisht është shumë mirë i paguar.

T’i gjesh 500 mijë euro një kardiokirurgu, nuk e bën atë të korruptuar. Të paktën jo pa prova të tjera. Mund ta bëjë evazor fiskal, kjo është e vërtetë, por më gjeni një shqiptar që mund ta justifikojë shtëpinë që bleu, në një vend ku 50% e ekonomisë është informale.

Në një vend ku dasma bëhet me pensionin e mamit, kurse vila bëhet me lekët e gruas, nuk mund t’i kërkosh një kardiokirurgu të ketë paguar taksat deri në një.

Përgjegjës për situatën ka vetem një dhe ajo është qeveria. Nuk janë as mjekët, as infermieret, as sanitaret, as shoferët e ambulancave.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kioske15 orë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar15 orë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore15 orë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Mix15 orë më herët

Sa e bukur është bërë vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas!

Carys Douglas është rritur tashmë, e është kthyer në një zonjushë mjaft të bukur! Vajza e Catherine Zeta-Jones dhe Michael...

Mix15 orë më herët

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo!

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E...

Radar15 orë më herët

Ligji për profesionet e lira, Lapaj: Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme

Duke komentuar ligjin e ri për profesionet e lira, avokati dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar...

Mix15 orë më herët

Autori i “One Day” David Nicholls shkruan historinë britanike që e ka lënë botën zemërthyer

Autori best-seller David Nicholls mendohet nga fansat e tij si një mjeshtër i komedive romantike. Libri i tij i ri...

Mix15 orë më herët

Ben Stiller flet për vazhdimin e “Zoolander”: Ishte dështim

Ben Stiller reflektoi së fundmi për  filmin “Zoolander 2” me David Duchovny në podkastin e Duchovny, “Fail Better“. “Mendova se...

Mix15 orë më herët

Kanye West: Në verë do të hap një studio porn0grafike

Kanye West po flet për hapjen e një studioje “Yezzy P0rn”, tha përfaqësuesi i tij për Page Six të martën....

Mix2 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Facebook