Lidhu me ne

Kryesore

Tre kandidatët e Vetëvendosjes në Shqipëri – Kush është Shehu, Abazi dhe Merxhani

Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë arriti një fitore historike në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, e në Shqipëri sapo ka nisur aktivitetin e saj politik.

Këtë muaj, Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri ka prezantuar tre kandidatë për deputetë në tre qarqe: Boiken Abazi në Tiranë, Iliaz Shehu në Lezhë dhe Kreshnik Merxhani në Gjirokastër.

Por Lëvizja VetëVendosje nuk është regjistruar si një parti politike dhe në zgjedhje do të futet si një mbështetëse e shoqërisë civile.

Arsyeja kryesore lidhet me ndryshimet në kodin zgjedhor të miratuara nga mazhoranca, që sipas kësaj organizate i pengon forcat e reja që të hyjnë në zgjedhje.

Por le të njihemi pak më shumë me kandidatët e Vetëvendosjes në Shqipëri.

Boiken Abazi

Boiken Abazi lindi në Tiranë, në vitin 1982 dhe sot është drejtues ekzekutiv i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE në Shqipëri.

Por ai ka qenë i njohur dhe ka bashkëpunuar me Lëvizjen Vetëvendosje edhe më parë që prej vitit 2006, e madje ka mbajtur dhe disa pozicione brenda organizatës, më e fundit si Sekretar për Marrëdhënie me Jashtë derisa dha dorëheqjen në vitin 2019 për të drejtuar Qendrën në Shqipëri.

Abazi është diplomuar në Universitetin “Eastern Michigan”, në Shtetet e Bashkuara, me një diplomë në Shkenca Politike (Marrëdhënie Ndërkombëtare) dhe Ekonomi (Ekonomi Zhvillimore), si dhe me një degë plotësuese në Gjuhë dhe Letërsi Franceze.

Para angazhimit me Lëvizjen, ai ka punuar në projekte të shoqërisë civile me OJQ në Michigan dhe në qytetin e “Neë York”-ut, më pas u kthye në Shqipëri duke u angazhuar në organizata të ndryshme të shoqërisë civile, si dhe duke dhënë mësim në Universitet.

Bojken Abazi ka qenë një nga njerëzit e afërt të Erjon Veliajt në lëvizjen Mjaft dhe në vitin 2005 drejtoi projektin “Udha e Shkronjave” ku Mjaft me fondet e ndërkombëtarëve ngriti shkolla ambulante për fëmijët e zonave informale të Tiranës.

Por ai u nda me Veliajn kur nisën tronditjet e para brenda Mjaftit, që u kthye në një parti politike në fillim si G99-ta, e më pas u shkri brenda Partisë Socialiste.

Abazi flet rrjedhshëm gjuhën angleze, italiane dhe frënge, ndërsa ka njohuri edhe në gjuhën greke dhe spanjolle.

Iliaz Shehu

Iliaz Shehu është diplomuar në Universitetin Europian të Tiranës, në vitin 2011 për Shkenca Politike. Ndërsa masterin e ka kryer në Francë në universitetin e Sorbonës, ku tashmë ai po përmbyll dhe doktoraturën e tij në Filozofi.

Me Lëvizjen VETËVENDOSJE, njëlloj si Abazi ai është njohur që herët dhe ka nisur të aktivizohet që në vitin 2009. Madje së bashku me disa studentë e pedagogë nga Tirana ka shkuar ta mbështesë në zgjedhjet parlamentare të Kosovës, ku kjo lëvizje garonte për herë të parë si subjekt politik.

Në një spot të publikuar në rrjetet sociale, Shehu shprehet: “Zgjodha t’ju drejtohem pra në këtë mënyrë për t’ju njoftuar se jam kandidat për deputet dhe për t’ju kërkuar që ta mendoni mirë votën që do të jepni kësaj here. Vota është vendimtare. Emrat e kandidatëve janë vendimtarë. Ku nuk ka dije dhe moral, pushteti nuk është më politik por dhunë. Nuk është më prodhues, por grabitës.”.

Kreshnik Merxhani

Kandidati i tretë i Vetëvendosjes është Kreshnik Merxhani. Ai është arkitekt dhe specialist i trashëgimisë kulturore shqiptare.

Merxhani është diplomuar për arkitekturë në Universitetin Politeknik të Tiranës. Ai është i fokusuar përgjithësisht në fushën e trashëgimisë kulturore dhe arkitekturën tradicionale.

Që nga viti 2008, ai është i angazhuar si bashkautor në projektet e restaurimit të disa monumenteve të periudhës Osmane dhe Komuniste kryesisht në Qytetin e Gjirokastrës.

Në 2014-2016 ai ishte Shef i Sektorit Teknik të DRKK (Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare) – Gjirokastër, një zyrë terreni në Ministrinë e Kulturës.

Përveç kësaj, disa projekte që ai ishte bashkëautor dhe disa aktivitete të ish-organizatës ku Merxhani ishte pjesë, janë nominuar dhe renditur në listën e shkurtër për çmimin Aga Khan (GCDO) Cikli 2010, dhe janë fitues të Europa Nostra Price (CHWB) .

Merxhani është pjesë e grupit që aplikoi për mbrotjen e Teatrit në “Europa Nostra” dhe ka meritën kryesore për përzgjedhjen e këtij teatri në listën e 7 finalistëve për programin “7-të vendndodhjet më të rrezikuara” i organizatës pan-evropiane Europa Nostra.

Kjo është hera e parë që Lëvizja Vetëvendosje merr pjesë në zgjedhjet në Shqipëri.

Për t’u konsideruar zyrtarisht kandidatë për deputetë, secili prej tyre duhet të mbledhë 3 mijë firma të qytetarëve.

Siç bën me dije Abazi në një njoftim në Facebook, deri më tani në Tiranë janë arritur 2700 nënshkrime ndërsa u duhen edhe 300 të tjera.

Afati i fundit për dorëzimin e nënshkrimeve bashkë me fotokopjen e dokumentit të identifikimit për secilin, ëshjtë data 7 mars.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix1 javë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 javë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 javë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 javë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 javë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 javë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 javë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 javë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 javë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 javë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook