Feb 20, 2021 Editori Aktualitet 0
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Mesila Doda ka kujtuar përmes një postimi në facebook, 20 shkurtin, grevën e urisë të studentëve të ‘91.
Doda shprehet se çdo 20 shkurt më kujton që diktaturat nuk bien vetë por duhen rrëzuar.
Postimi i plotë
Çdo 20 shkurt më kujton arsyen pse e desha politikën dhe u bëra pjesë e saj qysh në moshë të re.
Çdo 20 shkurt më kujton që diktaturat nuk bien vetë, duhen rrëzuar.
Çdo 20 shkurt rikujtoj se Atdheu këkon çdo ditë sakrifica nga ne e ne duhet të jemi gati në çdo kohë që na thërret.
Çdo 20 shkurt më rikujton që ky vend kërkon përkushtim e zemër që të përparoje e të mos rrëshkasë në mjerim e diktature…
Une zgjedhjen time e bëra kur isha fare e re. Mbetem aktiviste e demokracisë dhe perparimit në vend. Diktaturat e vjetra i rrëzuam. Autokratet e rinj, bijtë e baballarve janē sfida jonë për të zhdukur njëherë e mirë të keqen në këtë vend.
Aug 07, 2020 0
Feb 21, 2021 0
Feb 21, 2021 0
Feb 15, 2021 0
Feb 07, 2021 0
Feb 21, 2021 0
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, njëherësh drejtues politik i Partisë Socialiste për të gjithë Qarkun ka bërë thirrje edhe nga Rrogozhina për të gjithë të zhgënjyerit nga LSI dhe PD të bashkohen me Partinë Socialiste, drejtimi i duhur sot për Shqipërinë. Ne si PS...