Podiumi



  • Home
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Temporal
  • Kioske
  • Radar
  • Letersi
  • Kritike
  • Sport
  • Stil
  • Gatime
  • Kontakt
  • Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

Tensioni i ulët i gjakut, kur duhet të shqetësohemi, shenjat

Feb 21, 2021 Editori Radar 0


Tensioni i ulët që nuk shkakton shenja apo simptoma të lehta nuk ka nevojë për trajtim. Përmirësimi në këto raste mund të arrihet duke ndjekur këshilla të thjeshta; si dieta me më shumë kripë në ushqim, konsumimi i sa më shumë lëngjeve gjatë ditës, shmangia e medikamenteve që çojnë në rënie të presionit arterial. Nëse hipotensioni shoqërohet me shenja klinike trajtimi është i lidhur ngushtë me trajtimin e shkakut që ka gjeneruar këtë hipotension

Jemi mësuar të kemi kujdes veçanërisht ndaj presionit të lartë të gjakut, teksa neglizhojmë presionin e ulët ose hipotensionin, i cili po ashtu mund të jetë i rrezikshëm. Edhe pse presioni i lartë i gjakut është pa dyshim më i rrezikshëm për shëndetin, është mirë që njerëzit të tregojnë kujdes edhe ndaj presionit të ulët të gjakut. Rënia e presionit arterial mund të ndodhë te kushdo, që nga moshat shumë të reja e deri te të moshuarit mbi 65 vjeç, po kështu edhe gjatë gjendjeve të veçantë, sikurse është shtatzënia, por që pas lindjes normalizohet. Në një intervistë për “Mapo”, dr. Manjola Liko, mjeke kardiologe, në Poliklinikën e Specialiteteve nr. 3 në Tiranë, shpjegon se në shumë raste hipotensioni mund të përmirësohet pa ndonjë trajtim. Por, në qoftë se ndodh vazhdimisht, shkaku themelor duhet të hetohet nga një mjek, për të ndërhyrë dhe vendosur trajtimin e duhur, pasi sinjale që përçon trupi ynë tregojnë për një sërë problemesh shëndetësore.

Si mund ta kuptojmë që po vuajmë nga tensioni i ulët i gjakut?

Hipotensioni përkufizohet si rënia e tensionit arterial nën 90 me 60 mmHg, por duhet theksuar se përtej gjuhës së shifrave hipotensioni arterial konsiderohet një rënie e presionit arterial me 20 mmHg ose më shumë, i cili shkakton simptoma klinike si marrje mendsh, errësim të pamjes, mungesë përqendrimi, nauze, këputje apo të fikët.

Kush janë më të rrezikuar për të patur tension të ulët, dhe lidhet kjo me ndonjë gjendje të veçantë?

Rënia e presionit arterial mund të ndodhë te kushdo dhe shpesh varen nga mosha, si p.sh. moshat shumë të reja bëjnë hipotension nervor, por edhe moshat mbi 65 vjeç shpesh bëjnë hipotension postprandial apo hipotension ortostatik. Një rast i veçuar fiziologjik është shtatzënia që mund të shoqërohet me rënie të presionit arterial që shkon drejt normalizimit pas lindjes.

Cilat janë shkaqet kryesore dhe ku duhet të tregojmë kujdes?

Ndër shkaqet patologjike që çojnë në hipotension janë mungesa e vitaminave, anemia, dehidrimi, gjakrrjedhja, infeksionet severe, reaksionet alergjike dhe sëmundjet kronike kardiake si ataku kardiak problemet valvulare, bradikardia e thellë dhe insuficienca kardiake. Një numër i madh medikamentesh shoqërohen me hipotension si p.sh. diuretikët, alfabllokuesit, b-bllokuesit dhe antidepresivët. Duke u nisur nga shkaktarët dhe faktorët predispozues, hipotensioni mund të ndahet në disa kategori. Së pari, hipotensioni ortostatik apo pozicional, ky është rasti kur individi paraqet rënie të presionit arterial kur ngrihet nga pozicioni ulur apo shtrirë. Normalisht graviteti në pozicionin drejtqëndrim bën që gjaku të grumbullohet më tepër në ansitë e poshtme, por duke u aktivizuar mekanizma kompensatorë si rritja e frekuencës kardiake apo vazokonstriksioni vazal bëhet e mundur që të sigurohet një perfuzionim normal i trurit me gjak. Personat me hipotension ortostatik, këto mekanizma kompensatorë i kanë të dëmtuar. Së dyti, hipotensioni postprandial është shfaqja e hipotensionit pas marrjes së ushqimit, është sidomos e shpeshtë te moshat e treta. Pas ushqimit rritet perfuzioni me gjak në traktin tretës, rritja e frekuencës kardiake dhe vazokonstruksioni arterial janë dy mekanizma kompensatorë që normalizojnë presionin arterial, dështimi i këtyre mekanizmave sjell djersitje të shtuar dhe ndjenjën e të fikëtit. Hipotensioni postprandial është më i shpeshtë te njerëzit me presion të lartë apo me sëmundje nervore si morbus Parkison. Së treti, hipotensioni nervor ndodh nga qëndrimi për një kohë të gjatë në këmbë, kryesisht tek moshat e reja dhe fëmijët. Shkak mendohet të jetë një komunikim i keq midis zemrës dhe trurit që sjell një rënie të presionit të gjakut mbas qëndrimit gjatë në këmbë. Së katërti, dëmtimet e sistemit nervor, nga dëmtimi i sistemit nervor autonom. Ky është një çrregullim i rrallë por progresiv i njohur si Shy-Drager sindromë. Kjo sindromë karakterizohet me hipotension në drejtqëndrim dhe hipertension kur trupi përkulet përpara.

Atëherë si mund të diagnostikohet?

Diagnoza e hipotensionit ka si qëllim në vetvete të gjejmë një shkak të mundshëm të hipotensionit. Analizat e gjakut orientojnë për vlerat e sheqerit në gjak dhe aneminë, si shkaqe të mundshme të rënies arteriale të gjakut. EKG ose holter timi 24 h për të përjashtuar probleme ishemike të gjakut, probleme me ritmin kardiak apo probleme strukturale të zemrës. Ekokardiograma përjashton problemet valvulare apo insuficiencën kardiake si shkaqe të mundshme të hipotensionit. Stres, testi është një ekzaminim mjaft i vlefshëm për diagnozën e ishemisë miokardiale. Manovra VALSALVA shikon si ndryshon frekuenca kardiake dhe presioni arterial pas një sërë ciklesh të frymëmarrjes së thellë. Tilt, testi është një ekzaminim që bëhet në një shtrat që lëviz nga pozicioni horizontal në pozicionin drejtqëndrim dhe shihet si reagon presioni i gjakut me ndryshimin e pozicionit të trupit.

Cilat do të ishin trajtimet e rekomanduara dhe këshillat mjekësore?

Hipotensioni që nuk shkakton shenja apo simptoma të lehta nuk ka nevojë për trajtim. Përmirësimi në këto raste mund të arrihet duke ndjekur këshilla të thjeshta; si dieta me më shumë kripë në ushqim, konsumimi i sa më shumë lëngjeve gjatë ditës, shmangia e medikamenteve që çojnë në rënie të presionit arterial. Nëse hipotensioni shoqërohet me shenja klinike trajtimi është i lidhur ngushtë me trajtimin e shkakut që ka gjeneruar këtë hipotension.

Hipotensioni, ja çfarë e shkakton

-Ndër shkaqet patologjike që çojnë në hipotension janë mungesa e vitaminave, anemia, dehidrimi, gjakrrjedhja, infeksionet severe, reaksionet alergjike dhe sëmundjet kronike kardiake, si ataku kardiak problemet valvulare, bradikardia e thellë dhe insuficienca kardiake.

-Një numër i madh medikamentesh shoqërohen me hipotension si p.sh. diuretikët, alfabllokuesit, b-bllokuesit dhe antidepresivët.

-Duke u nisur nga shkaktarët dhe faktorët predispozues, hipotensioni mund të ndahet në disa kategori. Së pari, hipotensioni ortostatik apo pozicional, ky është rasti kur individi paraqet rënie të presionit arterial kur ngrihet nga pozicioni ulur apo shtrirë. Normalisht graviteti në pozicionin drejtqëndrim bën që gjaku të grumbullohet më tepër në ansitë e poshtme, por duke u aktivizuar mekanizma kompensatorë si rritja e frekuencës kardiake apo vazokonstriksioni vazal bëhet e mundur që të sigurohet një perfuzionim normal i trurit me gjak. Personat me hipotension ortostatik, këta mekanizma kompensatorë i kanë të dëmtuar.

Së dyti, hipotensioni postprandial është shfaqja e hipotensionit pas marrjes së ushqimit është sidomos e shpeshtë te moshat e treta. Pas ushqimit rritet perfuzioni me gjak në traktin tretës, rritja e frekuencës kardiake dhe vazokonstruksioni arterial janë dy mekanizma kompensatorë që normalizojnë presionin arterial, dështimi i këtyre mekanizmave sjell djersitje të shtuar dhe ndjenjën e të fikëtit. Hipotensioni postprandial është më i shpeshtë te njerëzit me presion të lartë apo me sëmundje nervore si morbus Parkison.

Së treti, hipotensioni nervor ndodh nga qëndrimi për një kohë të gjatë në këmbë, kryesisht te moshat e reja dhe fëmijët. Shkak mendohet të jetë një komunikim i keq midis zemrës dhe trurit që sjell një rënie të presionit të gjakut mbas qëndrimit gjatë në këmbë.

Së katërti, dëmtimet e sistemit nervor, nga dëmtimi i sistemit nervor autonom. Ky është një çrregullim i rrallë por progresiv i njohur si Shy-Drager sindromë. Kjo sindromë karakterizohet me hipotension në drejtqëndrim dhe hipertension kur trupi përkulet përpara.


  • gjaku, kemi, kur, Shenjat, tension, Tensioni i ulët i gjakut
  • tweet
Si të kesh një ditë të mirë / 7 mendime të bukura për të filluar një ditë të mirë Trump pritet të mbajë fjalimin e parë pas largimit nga Shtëpia e Bardhë

Editori

Artikuj të ngjashëm
  • Mosha kur fëmija flet dhe rastet kur duhet të shqetesoheni
    Mosha kur fëmija flet dhe rastet kur...

    Feb 18, 2021 0

  • Shenjat paralajmëruese të një mpiksjeje gjaku që nuk mund të injorohen
    Shenjat paralajmëruese të një...

    Feb 04, 2021 0

  • Mëlçia – Si të Dalloni Shenjat e Para të Problemeve në Organizëm
    Mëlçia – Si të Dalloni Shenjat e...

    Jan 01, 2021 0

  • Mjeku Genc Sulçebe: Shenjat që tregojnë se një person është me Covid
    Mjeku Genc Sulçebe: Shenjat që...

    Nov 17, 2020 0

Më tepër nga kjo kategori
  • Pesë leksionet, të cilat shumica e njerëzve i mësojnë shumë vonë në jetë
    Pesë leksionet, të cilat shumica e...

    Feb 21, 2021 0

  • Paga bruto dhe neto 2021 / Njoftim për pagën minimale dhe maksimale nga periudha
    Paga bruto dhe neto 2021 / Njoftim për...

    Feb 21, 2021 0

  • Kohë dhe kujtime që nuk harrohen (foto)
    Kohë dhe kujtime që nuk harrohen...

    Feb 20, 2021 0

  • Fëmijët shqiptarë të ekspozuar ndaj abuzimit në internet, kontrollet prindërore të dobëta
    Fëmijët shqiptarë të ekspozuar ndaj...

    Feb 20, 2021 0


Aktualitet

PROVOKON VELIAJ: FTOJMË EDHE TË FUNDIT QË KANË MBETUR NË LSI, QË TË BASHKOHEN ME PS

PROVOKON VELIAJ: FTOJMË EDHE TË FUNDIT QË KANË MBETUR NË LSI,...

Feb 21, 2021 0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, njëherësh drejtues politik i Partisë Socialiste për të gjithë Qarkun ka bërë thirrje edhe nga Rrogozhina për të gjithë të zhgënjyerit nga LSI dhe PD të bashkohen me Partinë Socialiste, drejtimi i duhur sot për Shqipërinë. Ne si PS...
Read More
Gjeniu Nikolla Teslla (Nicola Tesla) ishte shqiptar

Gjeniu Nikolla Teslla (Nicola Tesla) ishte...

Feb 21, 2021 0

Mesila Doda kujton 20 shkurtin: Diktaturat nuk bien vetë, ato duhen rrëzuar

Mesila Doda kujton 20 shkurtin: Diktaturat nuk...

Feb 20, 2021 0

Pse çojnë njerëzit ushqim në spital?

Pse çojnë njerëzit ushqim në spital?

Feb 15, 2021 0

“Sa shumë kanë ndryshuar me taksat e shqiptarëve”

“Sa shumë kanë ndryshuar me taksat e...

Feb 07, 2021 0

Të Fundit

  • Të Dymbëdhjetët e pamjaftueshëm
    Të Dymbëdhjetët e pamjaftueshëm

    Feb 23, 2021 0

  • Lubonja: Rama është rreziku më i madh për demokracinë
    Lubonja: Rama është rreziku më i madh për demokracinë

    Feb 22, 2021 0

  • Doda bën denoncimin: Veliaj garanton vende pune me kontrata 3-mujore për të siguruar vota
    Doda bën denoncimin: Veliaj garanton vende pune me kontrata...

    Feb 22, 2021 0

  • Arbitrazhet, dëmi 450 mln euro
    Arbitrazhet, dëmi 450 mln euro

    Feb 22, 2021 0

Kritikë

  • “Unë ju akuzoj”… letra e një mësuesi për drejtuesit e programeve të mëdha televizive
    “Unë ju akuzoj”… letra e një mësuesi për...

    Jan 09, 2021 0

  • Kemi tmerrësisht shumë policë rrotull nesh.
    Kemi tmerrësisht shumë policë rrotull nesh.

    Dec 23, 2020 0

  • Heronj që vdesin-shtet që bën sehir!
    Heronj që vdesin-shtet që bën sehir!

    Dec 15, 2020 0

Te fundit

  • Vetëm 24 orë nga publikimi, trajleri i filmit “Cruella” thyen rekorde
    Vetëm 24 orë nga publikimi, trajleri i filmit...

    Feb 23, 2021 0

  • Të Dymbëdhjetët e pamjaftueshëm
    Të Dymbëdhjetët e pamjaftueshëm

    Feb 23, 2021 0

  • 10 kuriozitete të veçanta që ndoshta iu sjellin pak buzëqeshje
    10 kuriozitete të veçanta që ndoshta iu sjellin pak...

    Feb 22, 2021 0

  • 10 kuriozitete që ndoshta nuk i dini mbi makinat.
    10 kuriozitete që ndoshta nuk i dini mbi makinat.

    Feb 22, 2021 0

  • Lubonja: Rama është rreziku më i madh për demokracinë
    Lubonja: Rama është rreziku më i madh për demokracinë

    Feb 22, 2021 0

Na ndiqni ne FB

Kontaktoni: info@podiumi.com