Lidhu me ne

Aktualitet

Opozita firmos koalicionin, ja sa vota sjell çdo parti

Koalicioni opozitar do të quhet “Partia Demokratike- Aleanca e Ndryshimit” dhe partitë kanë rënë dakord që të autorizojnë kreun e PD Basha për të paraqitur në KQZ listën shumemërore. Veç aleatëve tradicionalë Basha ka thirrur dhe ish-Presidentin Bamir Topi me FRD, i cili në vitin 2013 mori rreth 29 mijë vota. Gazeta MAPO ka bërë një analizë, në lidhje me numrin e votave që partitë kanë marrë në dy zgjedhjet e fundit, dhe si do kishte dalë rezultati në rast se kjo marrëveshje e firmosur dje do ishte arritur 8 tetë vjet ose 4 vjet më parë.

Partia Demokratike ka firmosur dje marrëveshjen e koalicionit me të cilën do të përfaqësohet në zgjedhje, e cila përbëhet nga dhjetë parti politike. Në këtë marrëveshje, mungon LSI e Monika Kryemadhit e cila do të regjistrohet në zgjedhje më vete, siç është deklaruar dhe më parë. Pra, LSI dhe PD do jenë bashkë në koalicion qeverisës, por në zgjedhje do dalin më vete.

Në listën e koalicioneve mes aleatëve tradicionalë, këtë herë Basha ka përfshirë dhe FRD e ish-Presidentit Topi, ndërkohë që nuk ka lënë jashtë koalicioni dhe Ballin Kombëtar Demokrat të Artur Roshit, megjithëse ky i fundit nuk hezitoi të merrte mandatin e deputetit në vitin 2019. Në marrëveshje thuhet se autorizohet kreu i PD Lulzim Basha që të paraqesë në KQZ, listat shumemërore të kandidatëve për deputetë, ndërkohë emërtesa do të jetë “Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshimin”.

“Termat konkretë të bashkëpunimit brenda koalicionit do të përcaktohen nëpërmjet marrëveshjeve dypalëshe të partive politike në përbërje të tij. Numri përkatës i kandidatëve që do të propozojë çdo parti brenda koalicionit do të specifikohet në momentin e depozitimit të listës shumemërore të kandidatëve të koalicionit, sipas modelit të përcaktuar në aneksin e Udhëzimit nr. 1 dt. 23.12.2020 të KQZ. Në listën shumemërore të koalicionit zgjedhor do të përfshihen, për çdo parti të koalicionit, numri i kandidatëve dhe renditja e tyre, bazuar në peshën elektorale që rezulton për secilën parti.

Kandidatët në listat shumemërore të koalicionit, pavarësisht se cilës parti i përkasin, do të konsiderohen dhe vlerësohen si kandidatë vetëm të koalicionit, duke shmangur trajtimin e tyre sipas përkatësive partiake”, thuhet në draft-marrëveshje.
Votat
Por si janë paraqitur partitë politike në 2 zgjedhjet e fundit parlamentare, dhe cilat janë qarqet ku fuqia e tyre është më e madhe. LSI në vitin 2013 duket se ka qenë faktor vendimtar për Partinë Socialiste atëherë në koalicion.

Ajo arriti të merrte deputetë në thuajse të gjitha qarqet e vendit, përveç Kukësit. Panorama u ripërsërit dhe në zgjedhjet e vitit 2017, ku jo vetëm ripërsëriti rezultatin por mori dhe tre deputetë më shumë se në vitin 2013. LSI nga njëra zgjedhje në tjetrën arriti të merrte katër mijë vota më shumë në Berat ku ruajti dy deputetë. Në Dibër u rrit me të paktën 2200 vota duke marrë një tjetër mandat, dyfishoi rezultatin në Durrës duke marrë dy mandate, në Elbasan megjithëse pati rritje me rreth 5 mijë vota sërish ruajti dy mandate, ndërsa në Tiranë nga 3 mandate që kish marrë në vitin 2013 shkoi në 5 të tilla, duke u rritur nga 35 mijë vota në 2013 në 55 mijë vota në vitin 2017. Por një rritje jo të vogël ka shënuar dhe aleati tjetër PDIU në krahasim me vitin 2013.

Nga 44 mijë që mori para tetë vitesh në koalicion me PD-në, e vetme në zgjedhjet e vitit 2017 ajo arriti të merrte rreth 76 mijë vota. Qarku ku ajo shënoi rritje të ndjeshme ishte Elbasani, ku kjo forcë politike në zgjedhjet e vitit 2017 mori 29431 vota, nga 12110 të marra në vitin 2013. Në Dibër PDIU mori 12267 vota, në Fier 6348 vota, në Tiranë 12434 vota në Vlorë 3608 vota e kështu me radhë. Të gjitha këto shifra i takojnë vitit 2017.
Të tjerët
Për sa u përket partive të tjera është e vështirë të bëhet një llogaritje, pasi në vitin 2017 ato kanë qenë me lista të përbashkëta me Partinë Demokratike, por në rast se i referohemi vitit 2013 Partia Republikane rezulton të ketë marrë 52 mijë vota, dhe arriti të merrte deputetë në disa zona të vendit.

Rezultat interesant në vitin 2013 ka marrë dhe FRD e Bamir Topit, që asokohe regjistron 29310 vota. Në Tiranë, FRD ka marrë më shumë se dhjetë mijë vota, por për shkak të sistemit nuk arriti dot të merrte mandat. Gjithashtu, rezultat të mirë ajo ka marrë dhe në Durrës me 4500 vota apo në Elbasan me 2200 vota. Gjithsesi Topi nuk mundi të arrinte të njëjtin rezultat dhe në vitin 2017, ku në total në rang vendi regjistroi rreth 5110 vota.
Shifrat në mandate
Por si rezultojnë shifrat nga zgjedhjet në zgjedhje për të dy krahët e politikës. Në rast se do i heqim PS-së votat e LSI-së apo PBDNJ-së që sot janë djathtas atëherë ajo do e kishte të pamundur të vinte në pushtet dhe në vitin 2013.

Në rast se do i heqim 180 mijë votat e LSI-së dhe ato të PBDNJ-së, i gjithë koalicioni i majtë asokohe nuk do të arrinte të merrte më shumë se 798 mijë vota në vitin më të mirë të tyre. Pra, me pak fjalë në rast se votat e PBDNJ dhe LSI që u regjistruan krah Ramës atë kohë do i bashkoheshin 680.677 të koalicionit të djathtë do kishim një shifër prej 875 8006 votash që përkthehet së paku në pesë mandate më shumë për të djathtën. E njëjta gjë do kish ndodhur dhe në vitin 2017.

Në rast se opozita do ishte e bashkuar si sot, atëherë do kish ardhur në pushtet me të paktën 1 ose 2 mandate më shumë se koalicioni i majtë. Nga kjo rezulton se teoria e shumicës që pretendon e majta nuk qëndron, pasi ajo më shumë se me votë ka fituar si pasojë e lëvizjeve të gabuara që kanë bërë partitë e koalicionit opozitar, qoftë me daljen e LSI-së në vitin 2013 krah Ramës, por qoftë dhe me daljen të ndara në zgjedhje në vitin 2017, pavarësisht manipulimeve që u kryen para katër viteve

Viti 2013
LSI 180 470 vota
PDIU 44 957
FRD 29310
PBDNJ 14 722
PD+PR+PDK 635720
Gjithsej 875 806 vota ose rreth 76 mandate për shkak të sistemit
Viti 2017
LSI 225 975 vota
PDIU 76 074
FRD 5118
PD+PR+PDK+PBDNJ 456 481
Gjithsej 758 mijë vota ose 70 mandate

Me teper

Kioske2 ditë më herët

Letrat e ndaluara të komunizmit: “Punojmë për të ngrënë një copë bukë misri”

Letrat e dhimbjes së shqiptarëve në regjimin komunist të cilat u ndaluan nga Sigurimi i Shtetit për të shkuar në...

Temporal2 ditë më herët

Investigimi/ Rilindja po shpenzon për propagandë me faqet anonime në Facebook

Fushata zgjedhore në Shqipëri ka trokitur prej ditësh dhe ndërsa i afrohemi 25 prillit, motorët e partive kryesore në vend...

Radar2 ditë më herët

Eni Çobani tregon emocionin e puthjes së parë: Edhe sot e vizitojmë shpesh atë vend

Sa herë ndodh të jetë e ftuar në “Rudina”, Eni Çobani gjithmonë ndan me publikun, përveç profesionit, edhe sekrete e...

Aktualitet2 ditë më herët

Dashamir Shehi: Kriza në Rinas, sajesë për të harruar “Bechetin”, akuzat për grusht shteti më kujtojnë Enverin

Kriza në Aeroportin e Rinasit është përpjekja e fundit Edi Ramës për të larguar vëmendjen nga Skandali Becheti. Kështu u...

Kryesore2 ditë më herët

“Po firmosen tendera me kontrata marramendëse”

Klodian Tomorri Gazetari Klodian Tomorri, ka bërë një deklaratë të fortë , teksa ka folur për tenderat që po bëhen...

Radar2 ditë më herët

Edhe Veliaj si Rama: Do të rikandidoj për mandatin e tretë në Tiranë!

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i ftuar në emisionin “Opinion”, u shpreh se do të rikandidojë për një...

Kryesore2 ditë më herët

Berat Buzhala: Rrëzojeni Edi Ramën. E bëri Shqipërinë vilajet të Turqisë.

Po çfarë bëri tjetër Rama? E bëri Shqipërinë vilajet të Turqisë. Nëse Berisha e priste në Tiranë Bushin, Rama i bën...

Aktualitet2 ditë më herët

Mediu në Rrogozhinë: Votoni të rikthejmë dinjitetin e humbur

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, në kuadër të fushatës elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit këtë të premte është...

Kryesore2 ditë më herët

Mario Draghi ‘zemëron’ Turqinë, e quan Erdogan diktator

ITALI– Kryeministri Italian, Mario Draghi ka zemëruar Turqinë duke e quajtur presidentin Rexhep Tajip Erdogan “një diktator” dhe duke e...

Kryesore3 ditë më herët

Regjimet i mbulojnë të vërtetat me balada si ato të grushtit të shtetit. Rama vërtet ka prekur fundin.

Rebelët e Rinasit dhe ankthi i një regjimi Dështimin e qeverisë për të arritur një marrëveshje, pas gati një viti...

Facebook