Lidhu me ne

Kryesore

Nënshkruhet marrëveshja e koalicionit mes PD dhe LSI

Nënshkruhet marrëveshja e koalicionit mes PD dhe LSI

LSI dhe PD nënshkruan të hënën marrëvshjen e koalicionit për zgjedhjet e 25 prillit. Marrëveshja përcakton se LSi dhe PD do të garojnë më vete në zgjedhjet e prillit.

Si Opozitë e Bashkuar, PD dhe LSI do të konkurojnë në zgjedhje me dy lista (PD-AN + LSI), për të realizuar një përfaqësim të plotë dhe sa më gjithëpërfshirës politiko-elektoral dhe kurorëzimin e fitores së Opozitës në zgjedhjet e 25 Prillit 2021.”

Marrëveshja përmban 13 pika për të cilat si PD dhe LSI angazhohen për:

— Nxjerrjen e vendit nga kriza ekonomike

—Përmbushjen e të gjitha kushteve për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian

—  Rivendosja e shtetit të së drejtës dhe e sundimit të ligjit

— Ndërtimin e një aksioni qeveritar për të frenuar shpopullimin masiv

— Prioritarizimin e krijimit të punësimit të mirëpaguar

— Realizimin e një programi qeverisës me prioritet rininë

— Mundësi të barabarta për gratë në proceset e vendimmarrjes

—Luftë kundër krimit të organizuar, trafiqeve dhe pastrimit të parave

—Përfundimi i procesit të rindërtimit

—Daljen nga kriza e pandemisë

— Zhvillimin e kulturës dhe sportit dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore

— Garantimin e rikthimit të pronave për komunitetet fetare

Kodi parashikon se koalicioni përbëhet nga dy ose më shumë parti, që garojnë në të gjithë vendin si një subjekt i vetëm zgjedhor me një listë të përbashkët kandidatësh. Pra, duhet që Partia Demokratike dhe LSI të rregjistrohen në KQZ si koalicion me një listë të përbashkët. Kodi Zgjedhor përcakon dhe njeh si koalicion zgjedhor vetëm atë që formohet para zgjedhjeve, dhe jo marrëveshjet pas zgjedhore.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook