Lidhu me ne

Kryesore

Analiza e Blendi Kajsiut: Albin Kurti si Enveri

Analiza e Blendi Kajsiut: Albini si Enveri

Blendi Kajsiu/ Gazeta Panorama

Fitorja e Vetëvendosjes në Kosovë ka prodhuar  shpërthimin e mitit të Albin Kurtit në Tiranë. Po të dëgjosh analistët dhe mediat shqiptare, të krijohet përshtypja se zgjedhjet i fitoi ai i vetëm, duke hedhur në erë sistemin politik kosovar tek pullë. Ndaj të shumtë janë ata që fillojnë pyesin nëse Shqipëria do lindë apo jo një Albin (ashtu siç dikur lindi një Enver).

Si ata që e kritikojnë, ashtu edhe ata që e mbështesin, merren pothuajse ekskluzivisht me personin, duke injoruar tërësisht organizatën, anëtarët apo programin politik dhe idetë e reja mbi modelin e zhvillimit që ofron Vetëvendosja. Kjo analizë injoron kontekstin politik kosovar, veçanërisht shkaqet e degradimit të partive kryesore atje.

Paradoksi i parë është se kulti i Albinit po ngrihet dhe forcohet më shumë nga ata që janë jashtë Vetëvendosjes sesa nga anëtarët e saj. Këta të fundit e dinë shumë mirë se fitorja e Vetëvendosjes nuk ishte meritë apo arritje ekskluzive e një individi, ndonëse natyrisht kanë një dashuri të thellë për liderin dhe atë që ai përfaqëson. Ata e dinë mirë që Vetëvendosja është produkt i një aksioni kolektiv që është ndërtuar në kohë mbi djersën dhe sakrificën e shumë aktivistëve, që kanë dhënë deri edhe jetën për idetë që ajo mbron.

Janë analistët dhe mediat shqiptare që e fshijnë historinë dhe kontekstin e Vetëvendosjes, injorojnë idetë që përfaqëson Albini për t’u marrë thjesht me personin. Kështu, fitorja dhe qeverisja e ardhshme e Vetëvendosjes analizohet duke filluar nga karakteri dhe origjina e tij. Analiza politike transformohet në analizë psikologjike. Në vend që të analizohen idetë dhe programi i Vetëvendosjes, analistët merren me dëshirat e thella dhe të errëta të liderit të saj për t’u bërë Enver dhe me origjinën e tij familjare, duke e degraduar analizën në thashethem në studio.

Dhe këtu vijmë te paradoksi i dytë. Prodhuesit kryesorë të kultit të Albinit sot në Tiranë janë kritikët e tij më të mëdhenj. Sipas tyre, fitorja është e gjitha e tij. Ndaj, edhe përgjegjësia do të jetë e gjitha e tij kur ai të dështojë në qeverisje, çka na sigurojnë që do të ndodhë patjetër.

Pavarësisht kritikës, në këto analiza Albini shfaqet si një qenie mbinjerëzore. Ai fiton zgjedhjet i vetëm, qeveris i vetëm, dështon dhe e arrin suksesin i vetëm. Gjithçka që ndodh sot e tutje në Kosovë, është thjesht dhe vetëm produkt i vullnetit të tij. Kur themi Kosova, nënkuptojmë Albini dhe anasjelltas. Janë pikërisht këta analistë që e kritikojnë si diktator dhe autoritar, që, në fakt po i japin Albinit sot statusin që kish Enver Hoxha dje.

Në shkencat politike, kjo quhet profecia vetëpërmbushëse. Duke u marrë vetëm me Albinin, duke injoruar idetë që ai dhe Vetëvendosja përfaqësojnë, duke injoruar kontekstin politik dhe social që i prodhoi ata, duke e trajtuar Vetëvendosjen si pronë private të liderit, analistët dhe mediat ushqejnë pikërisht atë fenomen që po denoncojnë: personalizmin e politikës.

Ndryshe nga analistët në fjalë, unë nuk mundem të parashikoj të ardhmen. Nuk e di nëse Vetëvendosja do ketë sukses apo do të dështojë me të patjetër, sikurse na sigurojnë disa syresh. Ka shumë mundësi që qeverisja e saj të ketë suksese dhe dështime. Ama ajo që dimë nga eksperienca jonë, sa me komunizmin aq edhe me tranzicionin, është që personalizimi i politikës prodhon që nga diktatorët si Enveri deri te politikanët autoritarë si Berisha apo Rama.

Në fakt, një nga arsyet se përse po kultivohet kaq shumë miti i Albinit në Shqipëri, është sepse mediat dhe analistët tanë kanë një traditë të gjatë në këtë fushë. Pjesërisht si pasojë e mungesës së debatit akademik, analiza e komunizmit te ne tashmë është reduktuar te karakteri i Enver Hoxhës, që duket se shpjegon se përse komunizmi ynë ishte kaq i egër krahasuar me fqinjët. Pak rëndësi ka që struktura jonë sociale dhe demografike ishte mjaft e ndryshme nga Jugosllavia, Hungaria apo Polonia.

Edhe zhvillimet e tranzicionit trajtohen në të njëjtën mënyrë. Komunizmin e rrëzoi Azemi me Berishën, pak rëndësi ka që ishte në krizë prej vitesh. Piramidat ishin produkt i Berishës, pavarësisht se skemat piramidale janë një fenomen konstant i kapitalizmit, madje edhe në SHBA. Po kështu, larja e parasë në ekonominë shqiptare dhe krimi i organizuar janë thjesht dëshira të Ramës. Pak rëndësi ka që larja e parasë së pistë sot është produkt i liberalizmit të tregjeve financiare. Lahen shumë më tepër para në Londër dhe Zvicër se në Shqipëri, pa përmendur parajsat fiskale.

Ky personalizim i politikës, reduktim i saj te vullneti i plotfuqishëm i një individi, prodhon pikërisht diktatorët që denoncon. Ndaj, reduktimi i përmbysjes elektorale që ndodhi në Kosovë te një individ është sa i gabuar, aq edhe i rrezikshëm.

MË TEPËR

Mix13 orë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Mix13 orë më herët

Mosha biologjike: Pse është problem nëse rezulton shumë e lartë?!

Një mospërputhje midis moshës suaj biologjike dhe asaj të treguar në kartën tuaj të identitetit mund të nënkuptojë një rrezik...

Mix13 orë më herët

Çfarë i tërheq mushkonjat?

4 gjëra që duhet të dini për atë që tërheq mushkonjat! Çfarë i tërheq mushkonjat tek ne? Disa faktorë: dioksidi...

Mix13 orë më herët

Tinder merr një veçori “Share My Date” për përdoruesit që të dërgojnë plane takimesh te miqtë e tyre kurioz

Nuk është e pazakontë që njerëzit të bëjnë fotografi të profileve të takimeve dhe t’i dërgojnë ato te miqtë dhe...

Mix13 orë më herët

Si të “shëroheni” nga varësia ndaj telefonit?

Mediat sociale janë tashmë pjesë integrale e jetës tonë dhe në disa mënyra ato kanë përmirësuar në masë të madhe...

Mix13 orë më herët

5 rregulla kyçe për një martesë të shëndetshme

Ditët e sotme martesa e shëndetshme është kthyer në një sfidë më vete për shumë çifte, kjo për disa arsye...

Mix13 orë më herët

Kolesteroli i lartë, 5 mite absurde që duhet t’i largoni njëherë e mirë nga mendja juaj

NGA LIVING Kolesteroli është një yndyrë e dyanshme: e prodhuar nga mëlçia, nga njëra anë është e rëndësishme për trupin...

Mix13 orë më herët

Një këshillë nga Megan Fox për vajzat beqare

Megan Fox, në një intervistë për E!News, iu përgjigj pyetjes: “Ka shumë vajza që do ta kalojnë verën si beqare,...

Mix13 orë më herët

Trajneri i Taylor Swift zbulon sekretin e saj si të ushtroheni si profesionist

Kur vjen puna te palestra, Taylor Swift është bishë e vërtetë. Në të vërtetë, trajneri i saj personal, Kirk Myers...

Mix13 orë më herët

Filmin më të keq të karrierës së tij; Sylvester Stallone e ka falë Arnold Schwarzenegger!

Arnold Schwarzenegger ka zbuluar se dikur ka bindur Sylvester Stallone, të nënshkruante atë që doli të ishte një nga filmat...

Facebook