Lidhu me ne

Kryesore

INTERVISTA-Albin Kurti: Serbinë e njoh më mirë se Rama. Ballkani i Hapur udhëhiqet nga Beogradi

Në ‘Procesin e Berlinit’ udhëheq Gjermania, në ‘Ballkanin e Hapur’ udhëheq Serbia, unë besoj se procesi i Berlinit nën udhëheqjen e kancelarit Scholz është rruga e duhur drejt integrimit europian.

Kryeministri i Kosovës në një intervistë për emisionin “Çim Peka Live” ka folur idenë e shkëmbimit të territoreve me Serbinë, rolin e Kryeministrit Edi Rama si dhe nismën “Ballkani i Hapur”.

Albin Kurti tha se teza për shkëmbin territoresh ka dështuar dhe se nuk ishte një rast i mirë për Kosovën.

I pyetur se pse Rama e quajti projektin një rast që vjen njëherë në jetë, Kurti tha se e njeh Serbinë më mirë se “Kryeministri i Shqipërisë” duke e konsideruar Beogradin me tendencë sulmuese duke e rrethuar Kosovën me 48 baza sulmi përreth kufirit.

Nuk besoj se ka qenë një rast i mirë për Kosovën, teza e bërë projekt për shkëmbim territorial, dhe shumë mirë që ka dështuar. Serbinë e njoh shumë më mirë se sa kryeministri i Shqipërisë, dhe Serbia i ka 48 baza sulmuese rreth kufirit me Kosovën. Me 50-150 ushtarë të armatosur. 28 prej tyre janë ushtarake dhe 20 janë xhandarmëri. Dhe janë në atë zonën tokësore të sigurisë 5 km, e cila ka qenë e zbrazur deri në gushtin e vitit 2001. E pas gushtit 2001, ata janë futur aty. Unë nuk besoj se do të na sulmojnë këtë javë edhe pse quhen baza sulmuese. Unë e kam rritur buxhetin e vitit 2022 veçanërisht për bujqësinë dhe ushtrinë, 52 % për ushtrinë. Unë nuk i besoj Beogradit edhe kur flet diçka që duket paqedashëse dhe gjithçka që bën, është luftënxitëse”-tha Kurti.

Më tej Kryeministri i Kosovës tha se nisma e Ballkanit të Hapur nuk mund të bëhet nëse nuk është mirë për Kosovën.

Sipas Kurtit “Procesi i Berlinit” udhëhiqet nga Gjermania ndërsa Ballkani i Hapur nga Serbia.

Çdo gjë që nuk është e mirë për Kosovën nuk është e mirë as për Shqipërinë , ç’ka nuk është e mirë për Shqipërinë nuk është e mirë as për Kosovën.

Ne jemi dy shtete por jemi një komb dhe duhet të rrisim bashkëpunimin dhe ndjeshmërinë për njëri-tjetrin. Në ‘Procesin e Berlinit’ udhëheq Gjermania, në ‘Ballkanin e Hapur’ udhëheq Serbia, unë besoj se procesi i Berlinit nën udhëheqjen e kancelarit Scholts është rruga e duhur drejt integrimit europian. Nuk është shpejt por nuk ka rrugë më të mirë dhe mos harroni që Serbia dëshiron që faktorët perëndimorë të mos jenë në një vijë. Serbia dëshiron që as Gjermania të mos pajtohet me Francën dhe as Brukseli më Uashingtonin. Ndërkohë që interesi i shqiptarëve është raporti i mirë trans-atlantik, ne kemi interes sinkronizimin e dyfishtë, sinkronizimin Paris-Berlin dhe Bruksel-Uashington.

Serbia njësoj si Kremlini dëshiron që faktorët perëndimorë të jenë të përçarë. Është gabim që ne shqiptarët provojmë si Serbia të luajmë me dallimet mes faktorëve perëndimorë. Jo! Neve na intereson ajo çfarë është e përbashkët ndërmjet Berlinit-Brukseli-Parisit-Uashingtonit dhe Londrës. E përbashkëta e tyre është perëndimi demokratik dhe ky është interesi i shqiptarëve në dallim nga Beogradi dhe Moska që dëshirojnë të luajnë në dallimet mes tyre për t’i rritur ato dhe për të rënë edhe Nato-ja edhe Bashkimi Europian”-deklaroi Kurti.

MË TEPËR

Mix6 orë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix6 orë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix6 orë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix6 orë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix6 orë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix6 orë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix19 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix19 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix19 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix19 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook