Lidhu me ne

Kryesore

“Amnistia fiskale për kriminelët e Edi Ramës” Synon larjen e parave të vjedhura nga tenderat

“Amnistia fiskale për kriminelët e Edi Ramës”, PD: Synon larjen e parave të vjedhura nga tenderat

“Amnistia fiskale për kriminelët e Edi Ramës”, PD:

Partia Demokratike deklaroi se ligji për amnistinë fiskale dëshmon lidhjet e kryeministrit Rama dhe ministrave të tij me krimin, si edhe një sinjal për të penguar hapjen negociatave.

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e PD Floriana Garo, tha se ligji në fjalë i shërben pastrimit të parave duke rrezikuar futjen e Shqipërisë në listën e zezë. Sipas PD referuar ligjit të amnistisë fiskale për vetëdeklarim deri në 2 milionë euro përfshirë edhe emigrantët, ligji në fjalë ka tre synime:

1. larjen e parave të vjedhura në tendera e prokurime publike;

2. ligji nuk lidhet me punën e emigrantëve;

3. emigrantët po përdoren si fasadë

DEKLARATË E PD:

Ligji i amnistisë fiskale, i Edi Ramës, është dëshmia tjetër flagrante e lidhjes së Edi Ramës dhe ministrave të tij me krimin, por edhe e vendosmërisë së tij për të penguar hapjen e negociatave me BE.

Ky ligj, Shqipërinë, vendin tejet problematik për larjen e parave, e fut automatikisht në listën e zezë të këtyre vendeve.  Shqipëria sot, është tashmë arena kryesore e larjes së parave të krimit në Europë. Të dhënat e fundit dëshmojnë se, nga 3 miliard euro prona të blera nga shqiptarët, vetëm 1 miliardë janë transkaksione bankare, kurse 2 miliardë janë dhënë cash me valixhe apo strajca.

Sipas këtij ligji, Edi Rama ka vendosur që çdo qytetar shqiptar, rezident në Shqipëri apo emigrant, që ka vënë pasuri nga puna në të zezë, por jo kriminale, mund ta deklarojë tashmë atë, duke paguar një tatim të veçantë që varion nga 7 deri në 10%.

Por, ju ftojmë të shtrojmë pyetjen:

Kush janë këta emigrantë që me djersë, sakrificë, punë me orare të tejzgjatura, dy turne, ose punë të rënda fizike, të kenë vendosur një pasuri të tillë?    

Përgjigja është, shumë, shumë pak.

Ky ligj ndonëse paraqitet sikur po lehtesohen emigrantët në të vërtet ai ka si synim:

Së pari, larjen e qindra miliona eurove nga Rama dhe ministrat e tij të vjedhur në tendera e prokurime publike, të bëra në trafiqe kriminale e të vendosura në llogaritë off-shore, ose në emra fonio për të fshehur veten pas tyre.

Po rikujtojmë këtu se, vetë Edi Rama akuzohet në raportin e OSBE të vitit 2014 se ka të fshehura në llogari offshore 200 milion euro dhe këtë akuzë ai nuk guxoi ta përgënjeshtrojë asnjëherë. 

Së dyti, ligji nuk ka asnjë lidhje me punën në të zezë të emigrantëve tanë, por lidhet direkt me larjen e miliarda euro para droge e krimi të bandave të lidhura me qeverinë, dhe që bëjnë ligjin në narkoshtetin e Edi Ramës.

Së treti, emigrantët po përdoren vetëm si fasadë! Kjo amnisti nuk është për emigrantët e ndershëm, por për të besuarit e Ramës, klientelën dhe investitorët e tij strategjikë, të privilegjuarit e tij.

Si përfundim, PD dënon me ashpërsinë më të madhe këtë amnisti fiskale si një akt kriminal që realizohet për botën e krimit qeveritar dhe fut Shqipërinë në listën e zezë për larjen e parave të pista.

Mbi të gjitha, ky akt largon shqiptarët akoma më shumë nga Bashkimi Europian.

Kjo amnisti shndërron zyrtarisht Shqipërinë në mega-lavatriçen gjigande të parave të krimit në Europë. Ajo është e rrezikshme për sigurinë kombëtare dhe duhet anulluar menjëherë.

MË TEPËR

Mix6 orë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix6 orë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix6 orë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix6 orë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix6 orë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix6 orë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix19 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix19 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix19 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix19 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook