Lidhu me ne

Mix

Nga ‘pse nuk gudulisim dot veten’ te gudulisja si një nga torturat më të tmerrshme në histori

Nga ‘pse nuk gudulisim dot veten’ te gudulisja si një nga

Në kushte normale, njerëzit nuk mund ta gudulisin dot veten, ndonëse mund të shpërthejnë në të qeshura sapo dikush i prek te barku. Përpos kësaj, pavarësisht se është një veprim i zakonshëm, këshillohet që prindërit të mos i gudulisin fëmijët, sidomos foshnjat. Madje gudulisja është aq e tmerrshme në disa raste, sa jo më kot është përdorur si metodë torture dhe konsiderohet si një nga më të tmerrshmet në histori. Ja disa fakte interesante për gudulisjen:

Pse gudulisemi?

Sipas neuroshkencëtares Sarah-Jayne Blakemore nga University College London në Mbretërinë e Bashkuar, dy pjesë të trurit janë përgjegjëse për mënyrën e përpunimit të gudulisjes: korteksi somatosensor, i cili është përgjegjës për perceptimin e prekjes dhe korteksi cingular i përparmë, i cili përpunon kënaqësinë. Të dyja këto zona punojnë së bashku për të dhënë sinjale në sistemin nervor kur dikush ose diçka ju gudulis. Në fakt, ekzistojnë në të vërtetë dy lloje të gudulisjeve: gargalesis dhe knismesis.

Gargalesis është lloji i gudulisjes që është e rëndë, shkakton të qeshura dhe lëvizje të pakontrollueshme të trupit, ndërsa knismesis është kur diçka – si një fije nga këmisha – ju gudulis pak, duke bërë që të dridheni. Gjëja e çuditshme është se gudulisja nuk është në të vërtetë një ndjenjë e kënaqshme (për shumicën prej nesh), por ne sërish qeshim sikur sapo kemi dëgjuar shakanë më të paparë në botë. Pse?

Sipas një studimi të vitit 2013 nga studiuesit nga Universiteti Eberhard Karls i Tübingen në Gjermani, kjo ndodh për shkak se shakatë dhe gudulisjet prekin një pjesë të trurit të quajtur Rocean Operculum – një zonë përgjegjëse për reagimet vokale dhe emocionale.

E qeshura, rezulton se është një mënyrë që paraardhësit tanë mund t’u jenë nënshtruar agresionit, gjë që i ka ndihmuar për të sinjalizuar më të fortit se nuk duan t’i luftojnë. Në ditët e sotme, ajo nevojë është zhdukur, por e qeshura mbetet.

Nga ‘pse nuk gudulisim dot veten’ te gudulisja si një nga

Pse nuk e gudulisim dot veten?

Në thelb bëhet fjalë për trurin e vogël që ka aftësinë të parashikojë gudulisjen, prandaj është e pamundur që një njeri të gudulisë veten. Kur përpiqeni të gudulisni veten, truri i vogël parashikon ndjesinë dhe ky parashikim përdoret për të anuluar përgjigjen e zonave të tjera të trurit.

Me fjalë të tjera, truri i vogël – pjesa e trurit që monitoron kontrollin motorik – e di se cila do të jetë zona që do të guduliset. Për shkak të kësaj, ndjesia humbet, sepse nuk është më një surprizë ose diçka që nuk mund ta kontrolloni, që do të thotë se nuk është një kërcënim.

Meqenëse gudulisja është në thelb një alarm që ju tregon se diçka po prek zonat e ndjeshme të trupit tuaj – kryesisht shpinën, këmbët ose sqetullat – truri juaj nuk shqetësohet të sinjalizojë kur e di se nga buron.

Nga ‘pse nuk gudulisim dot veten’ te gudulisja si një nga

Pse disa njerëz gudulisen, por të tjerët jo?

Studiuesit nuk e dinë pse disa njerëz gudulisen më shumë se të tjerët. Disa spekulojnë se gudulisja mund të jetë gjenetike, por nuk ka ndonjë hulumtim përfundimtar për të mbështetur këtë teori. Disa njerëz mund të jenë gudulisen në pjesë të caktuara të trupit, por jo në zona të tjera. Për shembull, një person mund të guduliset në këmbë, por jo nën sqetulla.

Disa njerëz janë më të ndjeshëm ndaj prekjes sesa të tjerët, kështu që ndjeshmëria e lëkurës mund të luajë një rol në atë se si një person guduliset. Një person me humbje të ndjesisë në një pjesë të veçantë të trupit, ose me nerva të desensibilizuara, do të kishte më pak të ngjarë të përjetonte përgjigjen e gudulisjes.

Nga ‘pse nuk gudulisim dot veten’ te gudulisja si një nga

Gudulisja dhe fëmijët– Ku qëndron problemi?

E qeshura nuk fillon tek foshnjat derisa të bëhen rreth 4 muajsh. Pra, ata nuk fillojnë t’i përgjigjen gudulisjes deri në moshën 6 muajshe. Pavarësisht nga vonesa e të qeshurës si përgjigje ndaj gudulisjes, mendohet se foshnjat e përjetojnë ndjesinë e gudulisjes, por nuk e dinë se nga vjen. Lojërat me gudulisje janë të zakonshme midis prindërve dhe bebeve. Ato mendohet se inkurajojnë lidhjen emocionale dhe fizike. Por ashtu si të rriturit, foshnjat mund të qeshin kur gudulisen, por kjo nuk do të thotë se po kënaqen.

Në një artikull për New York Times “Anatomia e gudulisjes është punë më vete në laboratorin kërkimor”, biologu evolucionar Richard Alexander shpjegon, “E qeshura e gudulisjes nuk është një fenomen i lumtur që shumë njerëz supozojnë. Një fëmijë mund të kalojë nga e qeshura në të qara. Gudulisja nuk shkakton një ndjenjë të pëlqyeshme.”

Ekspertët këshillojnë që në mënyrë që t’u mos shkaktoni fëmijëve ndjesi të sikletshme, duhet që t’i pyesni paraprakisht para gudulisjes dhe nëse ju thonë që të ndaloni, duhet të ndaloni.

Nga ‘pse nuk gudulisim dot veten’ te gudulisja si një nga

Gudulisja dhe vdekja

Nëse keni menduar se është pamundur të vdisni nga të qeshurat dhe se gudulisja është gjithmonë e padëmshme, gaboheni. Kjo metodë e tmerrshme e torturës mund të çojë në vdekje nga aneurizma, zmadhim i aortës.

Mund të tingëllojë si një shaka, por gudulisja është një metodë e ligjshme e torturës që, në rastet më ekstreme, mund të rezultojë edhe me vdekje. Mund të përdoret për të abuzuar, dominuar, ngacmuar, poshtëruar ose marrë në pyetje një individ, kështu që është një gjë serioze. Ajo veprimtari mund të duket e padëmshme kur ekzekutohet në një rrethanë të sigurt dhe miqësore, por është pa dyshim një nga format më të këqija të torturave që dikujt mund t’i nënshtrohet.

Sigurisht, kjo tingëllon e çuditshme. Jemi mësuar të dëgjojmë shumë për metodat që qeveritë kanë përdorur — dhe i përdorin akoma — për të torturuar viktimat dhe për të nxjerrë informacione. Të paktë janë njerëzit që mendojnë se gudulisja është njëra prej tyre. Por është. Megjithëse mbase një nga më të çuditshmet, kjo metodë mund të jetë shumë efektive – dhe shumë vdekjeprurëse. E qeshura gjeneron stres dhe nxit një efekt paniku.

Gudulisja e detyruar mund të shkaktojë shqetësime të vërteta fizike dhe mendore. Personi që guduliset humbet plotësisht kontrollin mbi trupin e tij dhe hyn në një gjendje tensioni, lodhje dhe ankthi. Pra, edhe nëse nuk duket aq e rrezikshme sa keqtrajtimi fizikisht me grushta ose ndonjë makinë speciale e krijuar për të shkaktuar dhimbje, në disa raste mund të rezultojë në një vdekje brutale.

Nga ‘pse nuk gudulisim dot veten’ te gudulisja si një nga

Një nga paralajmërimet më të famshme kundër kësaj metode të çuditshme u vërejt nga studiuesja Irene Thompson në librin e saj “Nga A në Z për ndëshkimin dhe torturën”, ku flet për gudulisjen si ndëshkim, të quajtur “tortura kineze e gudulisjes”. Kjo metodë praktikohej kryesisht gjatë Dinastisë Han (206-220 pas Krishtit). Ajo u përdor si një metodë delikate e ndëshkimit kundër kriminelëve dhe tradhtarëve pasi nuk linte asnjë shenjë. Metoda është përdorur në periudha të tjera kohore, por nuk ekziston asnjë regjistër i përgjithshëm për të treguar rastet kur çoi në vdekje.

Sipas Mark Schreiber, një tjetër studiues dhe analist, në Japoni njerëzit gudulisnin çdo kriminel “pa mëshirë”.

Thompson gjithashtu thekson se një metodë e ngjashme u përdor në Romën e Lashtë kundër shkelësve të ligjit. Këmbët e viktimës zhyteshin në një lloj përzierje kripe dhe më pas një dhi lëpinte këmbët. Sipas Thompson, kjo procedurë shkaktonte të qeshura në fillim, por shpejt bëhej e padurueshme dhe jashtëzakonisht e dhimbshme.

Metoda nuk u krye vetëm në Romë, por duket se është zbatuar në disa kombe të tjera europiane në disa periudha të veçanta. Megjithatë, nuk ka asnjë shënim të qartë për këtë çështje, kështu që është e pamundur që të dihet se sa vdekje shkaktoi.

Megjithatë është e mundur të vdesësh nga të qeshurat, veçanërisht për shkak të një sulmi në zemër, asfiksisë, apo edhe aneurizmave të trurit – ose dëmtimeve të tjera të lidhura me stresin. Siç u përmend më sipër, individi humbet kontrollin e trupit dhe, në pamundësi për të rregulluar frymëmarrjen dhe duke u nënshtruar nga stresi, ndonjë nga dëmet në fjalë mund të ndodhë – në varësi të intensitetit dhe kohëzgjatjes së torturës.

Burimet: Science Alert, Healthline, Huffington Post, Medical News Today, Cultura Colectiva, New York Times

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook