Lidhu me ne

Kryesore

Mbyllet për të disatën herë faqja “Brryli Broadway”


Është mbyllur dje për të disatën herë faqja e njohur e memeve “Brryli Broadway”. E “faji” i faqes duket janë jo vetëm memet që ka bërë kohët e fundit me trenat e avionët imagjinarë të qeverisë së Shqipërisë “moderne”, por memet që prej tre vitesh, të cilat kompania “Acromax” i konsideron si pronë intelektuale të disa televizioneve. Madje edhe të atyre me të cilat faqja e memeve në Facebook, ka një marrëveshje për t’i përdorur.

Pavarësisht bllokimit të faqes në Facebook, çunat e “Brrylli Broadway” të larë me “vaj e me uthull” tashmë për këtë çështje, ishin të pregatitur për çdo rast duke mbajtur një faqe rezervë, ku denoncuan dhe rastin.

Asgjë nuk mbaron këtu!

Brryli Video është kthyer në Brryli Broadway (e treta) e cila është streha e re në Facebook.

Edhe nëse na mbyllni përsëri, pa merak do hapim tjetër.”- njoftojnë çunat e Brrylit në faqen e re.

Kush e bllokoi “Brrylin”?

Duket se shkak për këtë janë bërë raportimet e shumta që ka bërë “Acromax”. Këtë kanë treguar administratorët e faqes, përmes postimit të parë në faqen rezervë. I dyshimtë mbetet fakti se përse ky sulm ndaj faqes, pikërisht vetëm pak kohë para zgjedhjeve.

“Me sa duket puna e kryer nga Acromax duke ngritur pretendimin se shumë foto të bëra meme për 3 vitet e fundit nga Brryli Broadway janë pronë intelektuale e TV si TCH, Klan, ABC, News24, Digitalb etj Facebook i ka mbrojtur duke rrezikuar thuaj se përfundimisht mbylljen e faqes BRRYLI BROADWAY me 95 mijë ndjekës. Kërcënime të vazhdueshme prej më shumë se 1 viti duket se kulmojnë pikërisht tani para zgjedhjeve. Raportet nuk kanë kursyer as materialet e televizionit ABC, për të cilat ne kemi një marrëveshje për ti përdorur. Sulmet e fundit janë direkte dhe të organizuara pasi shumë nga postimet e raportuara janë shumë të vjetra dhe bëhen njëkohësisht në Facebook dhe Instagram.

Përkohësisht do fitojnë, veçanërisht disa politikanë që kanë bërë çdo gjë të mundur për ti mbyllur gojën kësaj faqeje.”– njoftojnë administratorët e faqes, në një faqe të dytë.

Për ata që nuk e dinë, “Acromax Media” është një kompani me bazë në Hamburg të Gjermanisë, e cila heq video që kritikojnë qeverinë shqiptare nga interneti, në veçanti në Facebook. Kompania ka nënshkruar kontrata me pothuajse të gjitha stacionet kryesore televizive të Shqipërisë, të cilat i kanë dhënë të drejta të gjera për përdorimin në internet të transmetimeve televizive shqiptare dhe ajo ndërmerr veprime kundër shkeljeve të të drejtave të autorit me iniciativën e saj.  Drejtori i Përgjithshëm i “Acromax Media” është Aldor Nini.

Por cili është “mëkat”i i “Brryli Broadway”? Duhet të ketë një “mëkat” meqë kjo faqe nuk po gjen qetësi, duke u bllokuar për të disatën herë.

“Brryli Broadway” është një nga faqet më të ndjekura në “Facebook”, e njohur për memet pikante dhe këndin kritik ndaj zhvillimeve në vend.

Përveç kryeministrit Edi Rama, një nga politikanët që është kthyer më së shumti në meme nga kjo faqe është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Madje edhe pas rikthimit përmes faqes rezervë, djemtë e “brrylit” kanë patur një meme pikante për këta të dy lidhur me mbylljen që iu bë.

Kohët e fundit, përmes memeve të saj faqja ka telendisur Rilindjen për shkak të premtimeve për “Shqipërinë moderne” me aviona e trena, apo projekteve 3D të servirura vazhdimisht nga qeveria për publikun.

Nga trenat e shpejtësisë të lartë që do lidhin Korçën me Tiranën, stacionet gjigande të Vlorës dhe hyrjet luksoze të Tiranës janë disa nga memet me të cilat Brryli po telendis deklaratat vizionare të Elisa Spiropalit se “në mandatin e tretë Shqipëria do të bëhet një vend modern me aeroporte të reja, me hekurudhë”. Madje nuk mungojnë as projektet futuristike, Shqipëria në mandatin e tretë me trena fluturues./Hashtag.al

Disa nga memet:

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar18 orë më herët

Ajri në Tiranë është më shumë helm se oksigjen, duhet të jesh i zhytur në krim që të mos marrësh masa

Nga Ervin Goci Sot, ajri dukshem ne Tirane eshte me shume helm se oksigjen. Sot do duhej qe te mblidheshin...

Kryesore1 ditë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix1 ditë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi2 ditë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi2 ditë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix2 ditë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix2 ditë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske2 ditë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar2 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix2 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Facebook