Lidhu me ne

Kryesore

Studim i fundit / Zbulohet shkaktari kryesor i vdekjeve nga koronavirusi

Sipas një studimi të ri, shumica e vdekjeve nga COVID-19 kanë qenë në vendet me një përqindje të lartë të obezitetit. Sipas studimit, vdekshmëria nga koronavirusi ka qenë 10 herë më e lartë në vendet ku të paktën 50% e të rriturve janë mbipeshë. Raporti, i cili flet për një lidhje “dramatike” midis niveleve të vdekjes nga COVID-19 dhe mbipeshës, zbulon se 90% ose 2.2 milion nga 2.5 milion vdekjeve gjithsej nga pandemia deri më sot kanë qenë në vendet me nivele të larta mbipeshe.

Studimi analizon shifrat e vdekshmërisë të publikuara nga Universiteti Johns Hopkins në Shtetet e Bashkuara dhe të dhënat e Observatorit Global të Shëndetit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për mbipeshën. Është e habitshme, thanë autorët, se nuk ekziston asnjë shembull i një vendi me një popullsi përgjithësisht jo mbipeshë, që të ketë nivele të larta vdekjesh nga COVID-19.

“Vende si Japonia dhe Koreja e Jugut, ku ka nivele shumë të ulëta të vdekjeve nga COVID-19, si dhe nivele shumë të ulëta të mbipeshës tek të rriturit,” tha Tim Lobstein, këshilltar ekspert i Federatës Botërore për Obezitetin dhe profesor në Universitetin e Sidneit në Australi, i cili bashkë-drejtoi studimin.

“Këto vende i kanë dhënë përparësi shëndetit publik me një seri masash, duke përfshirë uljen e peshës tek popullata, dhe kjo ia ka vlejtur në një rast si pandemia,” tha ai.

Në kontrast me këtë, raporti nxjerr se në Shtetet e Bashkuara dhe Britani, për shembull, që të dy vende me nivele të larta nga COVID-19, janë gjithashtu edhe nivelet ndër më të lartat përsa i përket mbipeshës. Mbretëria e Bashkuar ka nivelin e tretë më të lartë të vdekjeve në botë nga koronavirusi dhe nivelin e katërt më të lartë të mbipeshës – 184 vdekje nga COVID-19 për 100,000 banorë dhe 63,7% e të rriturve mbipeshë, sipas të dhënave të OBSH. Ajo ndiqet nga Shtetet e Bashkuara, me 152.49 vdekje për 100,000 banorë dhe 67,9% e të rriturve mbipeshë.

John Wilding, profesor i mjekësisë në Universitetin e Liverpulit dhe president i Federatës Botërore për Obezitetin, tha se mbipesha duhet të njihet si një rrezik kryesor për COVID-19 dhe të merret parasysh në planet e vaksinimit.

“Është me shumë rëndësi që ne të pranojmë se mbipesha … rrit rrezikun,” tha ai në një deklaratë në lidhje me përfundimet e raportit. “Prandaj, ashtu si sëmundjet e tjera si diabeti apo ato kardiovaskulare, njerëzit me mbipeshë duhet të shihen për përparësi në programet e vaksinimit kudo në botë.” /VOA

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix3 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix3 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix3 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix3 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook