Lidhu me ne

Temporal

Si u vra Adem Jashari, rrëfimi ekskluziv i bashkëluftëtarit të tij

Pas kritikave të shumta, Prizreni vendos që ta largojë shtatoren e Adem Jasharit

Sulmi që ndodhi më 5, 6 dhe 7 Mars të vitit 1998, mori jetën e 55 njerëzve në fshatin Prekaz, 22 prej të cilëve ishin familjarë të ngushtë të Adem Jasharit.

Ragip Jashari, i cili është njëri nga bashkëluftëtarët e komandantit legjendar, Adem Jasharit, ka rrëfyer ekskluzivisht në Info Magazine në Klan Kosova, momentet si filluan luftimet.

Ai ka thënë që gjatë asaj kohe, kishin pranuar edhe telefonata për shtim të forcave serbe, por të cilat nuk i kishin marrë shumë seriozisht.

“Ishte mëngjesi i 5 marsit, kur ishim në Odën e Komandantit Legjendar, Adem Jsharit dhe në ora 05:00 filloi të qitet rrethi në lagje. Ishim në bashkëbisedim me Hamzën. Gjatë asaj kohe, u bënë dy telefonata, që na treguan që po grumbullohen forcat serbe në lagjen Jashari. Ashtu qysh jemi kon, kemi dalë dhe jemi përgatitë me atë armatim që e kemi pasë. Kemi dalë nga kjo Kullë e cila është simbol”.

“Kishim një paralajmërim rreth orës 04:00 ku bashkëluftëtari i joni Hysen Gucati tha se shumë forca po grumbullohen dhe nuk e morëm tragjike. Kur erdhi mëngjesi filloi rrethimi. Pamë tankun që doli nga bunkeri. Kanë ardhë forcat e armatosura nga fshati Klinë dhe kemi dalë ata që ishim në Odë, Hamza, baca Shaban dhe djemtë e rinj të cilit ishin të përgatitur. Rreth orës 7 e 25 kanë filluar luftimet te Jasharët. Luftime ka pasë në tërë lagjen”, tha tutje Jashari.

“Ne ishim të përgatitur për një luftë, e dinim që do të ndodhë një ditë dhe familja e komandantit legjendar ishte e përgatitur për luftë. Neve na stërvitën për të bërë rezistencë, pasi artileria e forcave serbe ka qenë shumë e madhe, por kurajo për liri neve na bëri të fortë, na bëri të frymëzohemi dhe të luftojmë aq sa kemi pasë mundësi”.

Ragip Jashari kujton edhe fjalët që kishte thënë Adem Jashari në momentin kur tanku serb kishte arritur në lagjen e Jasharëve.

“Burra erdhi dita t’i tregojmë serbëve si luftojnë burrat dhe si vdesin për liri”, tregon Ragipi fjalët e Adem Jasharit në momentin kur po fillonin luftimet.

“Familja Jashari ka ra dëshmor për këtë popull dhe për këta njerëz. Këtu është luftuar ballë për ballë me armikun serb. Edhe municion nuk kemi pasë aq sa duhet. Ishte vullneti, arsyeja për liri, pasi për të sakrifikuar familjen është fenomen i rrallë. Një familje që i sakrifikon 20 anëtarët e familjes për liri”.

Jashari tregon edhe kur e kanë marrë vendimin që të tërhiqeshin.

“Gjatë luftimeve ka ardhur baca Hamëz. Meqenëse edhe municioni ishte i pakët, ai tha “djema kujdes, ruani veten sepse luftimet janë të forta dhe poshtra”.

MË TEPËR

Mix5 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix5 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix5 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix5 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Kryesore5 orë më herët

A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?

Skerdilajd Zaimi Në një intervistë – reagim të vetin mbi materialin e RAI3, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo...

Mix5 orë më herët

A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake?

Prania e një kafshe në dhomën e gjumit të një fëmije nuk është e dëmshme për cilësinë e gjumit të...

Mix5 orë më herët

Julia Fox reflekton për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

Julia Fox nuk e shikon me dashuri romancën e saj të shkurtër me Kanye West. Aktorja e “Uncut Gems” tha...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar1 ditë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore1 ditë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Facebook