Lidhu me ne

Temporal

Dhjetë mësime nga lufta e Sirisë

Nga Simon Tisdall

Dhjetë vjet pas nisjes së saj, lufta e tmerrshme civile në Siri nuk pasqyrohet më aq shpesh në titujt kryesorë të mediave. Duke hezituar të përfshihen, politikanët amerikanë dhe evropianë si dhe publiku perëndimor, preferojnë kryesisht ta kthejnë kokën në anën tjetër. Rusia po luan një rol kryesor në Siri, por në anën e gabuar.

Shtetet ndërhyrëse rajonale si Turqia, Izraeli dhe Irani, u japin prioritet interesave egoiste dhe afatshkurtra. Rezultati është ngërç – një konflikt gjysmë i ftohtë, i karakterizuar nga dhuna sporadike, dhimbja e thellë dhe indiferenca strategjike. E megjithatë, dështimi epik për ta ndalur këtë luftë, vazhdon që të ketë pasoja të mëdha negative për sigurinë ndërkombëtare, vlerat demokratike dhe shtetin e së drejtës, ashtu si edhe për qytetarët e Sirisë.

Pavarësisht nëse çështja është vuajtja njerëzore, refugjatët, krimet e luftës, armët kimike apo terrorizmi islamik, trashëgimia e shumëfishtë dhe toksike e luftës është globale, e dëmshme  dhe për më tepër në vazhdim. Siria është lufta e botës. Ja cilat janë 10 leksionet e zymta që ka mësuar bota nga një dekadë luftë në Siri:

Vuajtjet e civilëve

Vlerësimet mbi jetët e humbura të civilëve që prej marsit të vitit 2011 ndryshojnë shumë, nga 117.000 në 226.000. Por numri i lartë është i padiskutueshëm. “Dhjetëra e mijëra civilë

të ndaluar në mënyrë arbitrare në Siri mbeten të zhdukur, ndërsa mijëra të tjerë kanë qenë subjekt i torturave, dhunës seksuale apo vdekjes në paraburgim”-raportoi këtë muaj OKB. Qytetet dhe ekonomia siriane janë shkatërruar. 12 milion njerëz përballen me urinë. Pse lejohet që të vazhdojë kjo masakër?

Refugjatët

Më shumë se gjysma e popullsisë së Sirisë prej 22 milionë banorësh para luftës është zhvendosur,nga të cilët 6.6 milion jashtë vendit. Shumë janë bllokuar në Idlib, në veriperëndim të Sirisë, midis forcave kundërshtare dhe milicive islamike. “Nëse regjimi fillon një fushatë ushtarake në Idlib, do të ishte një katastrofë”- thotë gazetari lokal Fadi Al-Halabi.

Mungesa e ndëshkimit

Bashar Al-Assad dhe miqtë e tij akuzohen për një gamë të gjerë të krimeve të luftës dhe atyre kundër njerëzimit. Civilët, punonjësit e shëndetësisë dhe spitalet janë vazhdimisht në shënjestër. Gjykata Penale Ndërkombëtare pengohet të veprojë nga vetot e Rusisë dhe Kinës.

Armët kimike

Përdorimi i përsëritur i armëve kimike të ndaluara nga ana e regjimit, në kundërshtim me traktatet globale, ka pasoja ndërkombëtare serioze. Pas një sulmi me gaz sarin në vitin 2013 në Al-Ghouta, Assad supozohet se e ka dorëzuar arsenalin e tij. Por që nga ajo kohë OKB ka identifikuar mbi 40 sulme të reja me armë kimike. Rusia ka penguar në mënyrë të përsëritur hetimet, ndërsa SHBA ka injoruar “vijat e saj të kuqe”.

Shteti Islamik (ISIS)

Një nga përfituesit e mëdhenj të luftës është Shteti Islamik, që kapërceu territorin në Siri dhe Irak në 2014. Taksa një koalicion ndërkombëtar arriti të shkatërrojë kalifatin, ISIS

qëndronte pas shumë sulmeve terroriste në Evropë në vitet 2014-2017. Ai ka frymëzuar grupet xhihadiste anti-perëndimore në të gjithë botën dhe thuhet se po riorganizohet në Irak.

Rusia dhe SHBA-ja

Lufta ka sjellë një zhvendosje të qartë në ekuilibrin e fuqisë së Lindjes së Mesme nga SHBA-ja tek Rusia. Pasi Barak Obama refuzoi të ndërhynte ushtarakisht, presidenti rus Vladimir Putin plotësoi vakumin që u krijua në vitin 2015, dhe ndoshta e shpëtoi regjimin e Assad. Shqetësimi kryesor i Joe Biden është parandalimi i milicisë pro-iraniane dhe xhihadistëve. Ndaj, ai autorizoi disa sulme të kufizuara ajrore muajin e kaluar.

Pranvera Arabe

Në fillim shtetet perëndimore shprehën simpati për përpjekjet për të përmbysur diktatorët dhe regjimet autoritare në Tunizi, Bahrein, Egjipt, Libi, Jemen dhe Siri në vitet 2010-2012. Por kur ngjarjet u bënë të paparashikueshme dhe në to u përfshinë islamikët, Perëndimi u tërhoq. Kësisoj vdiq edhe mundësia e reformave paqësore demokratike në botën arabe. Humbësja e madhe ishte kauza e demokracisë globale. Siria simbolizon disfatën e saj.

Turqia

Presidenti autoritar i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i ka shfrytëzuar ngjarjet në Siri për

t’u hakmarrë ndaj kurdëve brenda dhe jashtë vendit. Ushtria e Erdogan pushtoi zonat kufitare, pjesërisht për të parandaluar dyndjet e mëtejshme të refugjatëve dhe një sulm të regjimit mbi Idlib, por gjithashtu edhe për të penguar vetë-qeverisjen kurde si ajo që po ndodh në Irak në Sirinë Verilindore. Ai luftoi ISIS në koordinimin me Rusinë, por kjo gjë ka minuar lidhjet e Ankarasë me SHBA-në, NATO-n dhe Evropën.

Izraeli kundër Iranit

Izraeli shqetësohet për ndikimin e Gardës Revolucionare Iraniane dhe forcave të armatosura pro-Teheranit në Siri dhe Liban. Ai ka ndërmarrë qindra sulme ajrore mbi objektivat e lidhura me Iranin, dhe e ka nxitur SHBA-në të bëjë të njëjtën gjë në përgjigje të sulmeve me raketa dhe dronë në Irak, Gjirin dhe Jemen.

Dështimi i OKB-së

Dështimi për t’i dhënë fund luftës në Siri, i ka shkaktuar dëme të mëdha institucioneve ndërkombëtare. Sidomos, Këshilli i Sigurimit i OKB-së është diskretituar shumë rëndë. Nëse “pesëshja e madhe” e KS do të kishte dashur vërtet që ta ndalonte konfliktin, ka pak dyshime se duke vepruar bashkë, ata mund ta kishin realizuar këtë. Por ata as që u përpoqën, dhe kjo është trashëgimia më e turpshme e luftës siriane

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore2 ditë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore3 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar3 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix3 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix3 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix3 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix3 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix3 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook