Lidhu me ne

Mix

Familja, mosha, karriera dhe një mesazh për gratë / Intervistë ndryshe me deputeten Ariana Musliu-Shoshi

Intervistoi: Donat Maloku 

Është një grua model për shumë vajza të reja që duan të ndjekin karrierë të suksesshme.

Si deputete e Kuvendit të Kosovës  ju bën thirrje të gjitha grave që të arsimohen që të kenë një të ardhme më të mirë.

Fjala është për deputeten Ariana Musliu-Shoshi e cila në një intervistë për median “Kids of Kosova” (www.kidsofkosova.net) flet për familjen, karrierën e saj, për të drejtat e grave, por jo vetëm.

Kids of Kosova: Të gjithë ju njohin si politikane. A mund të na flisni pak për familjen tuaj?

Ariana Musliu-Shoshi: Jem me fat që kemi një shoqëri që tradicionalisht e çmon dhe kujdest për familjen. Për mua familja është e shenjtë dhe primare në jetën time. Përkrahjen e familjes e kam pas dhe e kam në çdo iniciative, si në shkollim brenda dhe  jashtë vendit, po ashtu edhe si nënë me një punë që ka kërkuar angazhimin tim maksimal. Edhe tani do të ishte e pamundur që unë të isha në politike, të ndjekë të gjitha aktivitetet karshi qytetarëve që më kanë dhënë besimin pa përkahjen e familjes. Pra në shoqerinë tonë për të qenë një grua e suksesshme në politikë dhe në punë është shumë e veshtirë të arrihet nëse nuk e ke familjen që të kupton dhe përkrahë.

Kids of Kosova: Para se të merreni me politikë, çfarë keni punuar? Si e kujtoni atë kohë?

Ariana Musliu-Shoshi: Para se të merrem me politikë isha udhëheqëse e Njësisë për Marredhenie Nderkombetare në Kuvendin e Republikës së Kosoves, pra në institucionin e njejt ku jam tani. Pra puna ime ka qenë diplomacia parlamentare, konkretisht marredheniet multilaterale dhe bilaterale të Kuvendit. Po ashtu nga kjo pozitë isha edhe koordinatore e Kuvendit të Kosoves në organizatat nderkombetare si, Asambleja Parlamentare e NATO-s, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, Parlamenti Evropian si dhe ne Komitetin Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosove. Tani si deputete, prap kam bashkëpunim me koleget e mi në Kuvend të cilët me perkrahin me punën e tyre prefesionale dhe i falenderoj shumë.

Kids of Kosova: Sa është sfiduese në Kosovë që një grua të krijoi një karrierë të suksesshme?

Ariana Musliu-Shoshi: Po, është shumë sfiduese. Sepse duke i marrë për bazë rrethanat nëpër të cilat kalon një grua në Kosovë mund të themi lirisht se ndërtimi i karrierës për një grua është shumë i vështirë. Përqëndrimi i të hyrave financiare ende vazhdon të qëndrojë te burrat – sot gratë kanë më pak kohë se burrat që të merren me cështjet e tjera jashtë obligimeve familjare se sa burrat. Një grua që merret me aktivitete të tjera që do të ndikonin në ndërtimin e karrierës së saj, do t’i kushtojë shumë kohë dhe në këtë mënyrë avancimi i saj do të vonojë. Të marrim një shembull, kur një grua lind një fëmijë, përkujdesja ndaj tij është e pabarabartë ndërmjet burrit dhe gruas. Unë kisha propozuar që një burrë të kujdeset njëjtë si një grua për fëmijën e tij, p.sh 6 muajt e parë nëna, gjastë të tjerat burri. Kjo do të mundësonte që një grua të mos e ndërprejë procesin mësimor apo të punës në jetën e saj.

Kids of Kosova: Çfarë këshilla ju sugjeroni grave?

Ariana Musliu-Shoshi: Nuk ka këshillë të vecantë, por ajo që dihet tashmë është që secila vajzë/grua në Kosovë nuk duhet të lëshojë rrugën e arsimimit të saj. Jo arsimim të mesëm, por universitar dhe më tutje. Një vajzë/grua me përgatitje superiore, është e gatshme t’i bëjë ballë më shumë sfidave gjatë jetës. Ajo do të kërkojë e të punësohet në punë më të mirë e të barabartë me të tjerët. Edhe në raport me gjininë tjetër duhet të jetë e barabartë, edhe në jetën e përditshme duke i treguar aftësitë e saj në raport me dijën dhe punën që do të mund ta bënte.

Kids of Kosova: Sa respektohen të drejtat e grave në Kosovë sipas jush? A duhet të bëjë shteti më shumë për to?

Ariana Musliu-Shoshi: Nga ajo që kam parë, vlerësoj se të drejtat e grave ende janë minimale, e në disa raste nuk ekzistojnë fare. Për këtë arsye, shteti i Kosovës do të duhej të ndërhynte në mënyrën e të bërit politikë që të drejat e grave të avancohen edhe më shumë. Sepse gratë përbëjnë gjysmën e popullsisë dhe janë njerëz sikurse burrat.

Kids of Kosova: Për fund, cili është mesazhi juaj për të gjitha vajzat/gratë?

Ariana Musliu-Shoshi:  E kam përmendë më lartë, po e përsëris sërish, vetëm arsimimi i grave do t’i lartësojë dhe do t’i bëjë të pavarura. Një grua e arsimuar do të thotë një grua më vonë, më mirë e paguar, më e vlerësuar dhe më e respektuar. Nuk ka më të shenjtë se arsimimi. Për këtë arsye, unë do t’iu bëja thirrje që të kursejnë çdo gjë që ato të mësojnë dhe të studiojnë që ato të kenë jetë më të mirë. (Kids of Kosova)

Deputetja e PDK-së e pyet Hotin se pse e hoqi flamurin e Kosovës gjatë  Samitit të Sofjes | Ekonomia Online
Deputetja Musliu-Shoshi kërkon të dijë numrin e mësimdhënësve që kanë  probleme shëndetësore - inFokus
Deputetja e PDK-së i drejtohet Kurtit dhe Vitisë: A nuk patët kohë këto  vendime t'i merrni më herët? – Arena Press

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook