Lidhu me ne

Mix

Rimodelimi i Hundës në Prishtinë / RINOPLASTIKA (RIMODELIMI ESTETIK DHE FUNKSIONAL I HUNDËS)

Rinoplastika, Rimodelimi i Hundes - Klinika DaVINCI

Rimodelimi i hundës ose Rinoplastika siç e njohim tashmë të gjithë, është ndërhyrja kirurgjikale që ndryshon formën si dhe madhësinë e hundës.

Në Klinikën DaVINCI rimodelimi estetik dhe funksional i hundës kryhet nga kirurgu italian ORL (Otorinolaringolog) i cili garanton rezultate estetike në harmoni me tiparet e tjera të fytyrës si edhe përmirësim të frymëmarrjes përgjithmonë.

Falë eksperiencës së kirurgëve italianë otorinolaringologë, Klinika DaVINCI numëron me qindra ndërhyrje të suksesshme të kryera te pacientët e saj për:

Operacioni i rimodelimit të hundës mund të kryhet për të korigjuar një dëmtim të hundës, një difekt të saj që nga lindja, kur personi ka probleme me frymëmarrjen, por më shpesh bëhet për arsye estetike. Rinoplastika apo Rinoseptoplastika është një nga ato operacione estetike që mund të ndryshojë plotësisht pamjen e fytyrës tuaj.

Rimodelimi i hundës mund të realizohet në dy teknika ”e hapur” ose “ e mbyllur”. Mjekët tanë kanë gjithë përvojën e nevojshme për të dyja teknikat. Paraprakisht kryhet një konsultë me kirurgun ORL për të përcaktuar se cila teknikë është më e përshtatshmë në varësi të kompleksitetit të ndërhyrjes.

Gjatë operacionit të rimodelimit të hundës kirurgu do të trajtojë njëri pas tjetrit çdo element të hundës, ku përfshihet kurrizi, çdo ngritje apo gungë, gjerësinë e hundës dhe flegrat e saj, rimodelim i majës së hundës, drejtim i strukturës kockore dhe kërcore si dhe përmirësim të rrugëve të frymëmarrjes.

Operacioni i rimodelimit estetik dhe funksional të hundës kryhet në anestezi totale pra, pacienti është në gjumë gjatë gjithë kohëzgjatjes së operacionit. Në varësi të kompleksitetit të ndërhyrjes, operacioni zgjat 60 deri në 90 min.

Një pacient që kryen operacionin për rimodelimin estetik të hundës apo për zgjidhjen e problemeve me frymëmarrjen mund të kryejë njëkohësisht edhe ndërhyrje të tjera si liposucion i gushës, rimodelimi i mjekrës apo rimodelimi i veshëve.

Përgatitja Pre-Operatore

  • Ditën që kryeni konsultën me kirurgun duhet të informoni mjekun kirurg nëse jeni alergjik ndaj ndonjë medikamenti si dhe ti referoni mjekut nëse jeni duke marrë ndonjë medikament për arsye shëndetësore të cilat mund të influencojnë kryerjen e ndërhyrjes kirurgjikale;
  • Disa ditë përpara operacionit do të kryeni një sërë ekzaminimesh pre-operatore të cilat informojnë stafin mjekësor mbi gjendjen tuaj shëndetësore përpara kryerjes së operacionit;
  • Të pakën 2-javë përpara operacionit duhet të ndërprisni marrjen e barnave me përmbajtje Acid Acetilsalicilik (si për shembull Aspirina, Vivin C, Kardiospir, Cemerit, Ascriptin, etj.) si dhe të ndërprisni marrjen e antikoagulantëve oralë. Ndërprerja e ndonjë terapie për arsye të operacionit duhet konsultuar paraprakisht me mjekun tuaj që ju ka përshkruar terapinë;
  • Duhani duhet të ndërpritet të paktën 2 javë përpara ndërhyrjes;
  • Pacienti duhet të ketë bërë dush, të heqë produktet xhel apo manikyr të thonjve ditën para operacionit si dhe të mos konsumojë ushqime apo lëngje të paktën 8 orë përpara ndërhyrjes;
  • Rekomandojmë që pacientët ditën e ndërhyrjes të paraqiten me veshje komode me kopsa ose me zinxhir.

Pas operacionit

Pas ndërhyrjes kirurgjikale pacientët qëndrojnë një natë të shtruar në spital nën kujdesin e stafit mjekësor dhe kthehen në shtëpi ditën e nesërme, pra duke qëndruar në spital të paktën 24 orë pas operacionit. Periudha e shërimit pas rimodelimit të hundës zgjat 10 – 12 ditë, në varësi të enjtjeve dhe kompleksitetit të operacionit. Pas operacionit sipër hundës vendoset një suport gipsi (dikur njihej me termin “allci”) e cila ndihmon në ruajtjen e strukturës së hundës nga prekjet apo lëndimet që mund të krijohen nga faktorët e jashtëm. Pas 7 – 10 ditëve gipsi hiqet nga mjekët e Klinikës DaVINCI dhe zëvendësohet me një çerotë të hollë e cila mbahet për 1 – 2 ditë. Pas operacionit të rimodelimit të hundës pacienti do të ketë edema (enjtje) dhe nxirje në zonën përreth hundës dhe syve, të cilat zgjasin nga 6 deri në 14 ditë, kjo në varësi të fizionomisë së individit. Mund të themi se 10 ditë pas operacionit pamja e hundës është normalizuar dhe ju mund të shikoni rezultatin paraprak si dhe të merrni frymë lirshëm. Gjithsesi procesi i plotë i rekuperimit konsiderohet i përfunduar vetëm pas 6 – 12 muaj.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kioske10 orë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar10 orë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore10 orë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Mix10 orë më herët

Sa e bukur është bërë vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas!

Carys Douglas është rritur tashmë, e është kthyer në një zonjushë mjaft të bukur! Vajza e Catherine Zeta-Jones dhe Michael...

Mix10 orë më herët

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo!

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E...

Radar10 orë më herët

Ligji për profesionet e lira, Lapaj: Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme

Duke komentuar ligjin e ri për profesionet e lira, avokati dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar...

Mix11 orë më herët

Autori i “One Day” David Nicholls shkruan historinë britanike që e ka lënë botën zemërthyer

Autori best-seller David Nicholls mendohet nga fansat e tij si një mjeshtër i komedive romantike. Libri i tij i ri...

Mix11 orë më herët

Ben Stiller flet për vazhdimin e “Zoolander”: Ishte dështim

Ben Stiller reflektoi së fundmi për  filmin “Zoolander 2” me David Duchovny në podkastin e Duchovny, “Fail Better“. “Mendova se...

Mix11 orë më herët

Kanye West: Në verë do të hap një studio porn0grafike

Kanye West po flet për hapjen e një studioje “Yezzy P0rn”, tha përfaqësuesi i tij për Page Six të martën....

Mix2 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Facebook