Lidhu me ne

Temporal

Historia e buzëkuqit të kuq si simbol i fuqisë për gratë

Buzëkuqi i kuq është një element kryesor kozmetik për shumë gra dhe vajza.

Në fillim të shekullit të 20-të, buzëkuqi i kuq ishte sinonim i forcës dhe pushtetit, veçanërisht gjatë lëvizjes ‘Suffragette’, një fushatë historike për të drejtën e grave për të votuar, si dhe për të kandiduar për poste zgjedhore. Ato besuan një protestë paqësore dhe kishte mjaft lidhje me make up-in. Ndërsa këto gra luftuan për të drejtat e tyre, buzëkuqi i kuq u bë pjesë e uniformës së tyre. E kuqja e guximshme dhe ‘e paturpshme’, u bë simbolik e forcës.

“Në mënyrë që të fitonin më shumë famë dhe vëmendje për çështjet e tyre, disa zonja vendosën buzëkuq në ngjarjet e tyre publike. Kjo u pa si shenja e gruas së pavarur, të emancipuar, e cila në atë kohë mendohej të ishte mjaft skandaloze. Ky veprim do të pëmbyste censurën e vendosur nga burrat dhe konsideratat për mungesë morale, për gratë të cilat vendosnin buzëkuq të kuq.”-shpjegon Gabriela Hernandez, historiane e kozmetikës dhe themeluese e Bésame Cosmetics.

Paragjyikimi për buzëkuqin e kuq ka një vazhdimësi edhe sot – veçanërisht për gratë me ngjyrë, të cilat shpesh liheshin jashtë lëvizjes ‘Suffragette’. Historiania e modës Shelby Ivey Christie reflekton në marrëdhëniet e saj me buzëkuqin e kuq si një grua me ngjyrë: “Për mua, buzëkuqi i kuq ka të bëjë me zhvendosjen e narrativës rreth asaj që buzëkuqi i kuq tregonte tradicionalisht për gratë me ngjyrë. Ka një histori të gjatë të hiper-seksualizimit, që përforcohet nga karikaturat e grave me ngjyrë, me buzë të kuqe të ekzagjeruara.”

Sot, mbajtja e ngjyrës së buzëve të kuqe nxjerr të njëjtën ndjenjë për të gjitha gratë që përdorin atë pavarësisht historisë.

Por, nga të gjitha ngjyrat, pse është e kuqja ngjyra që ka një lidhje kaq historike me bukurinë? Gabriela shton: “E kuqja është ngjyra e jetës, gjaku natyror që e bën dikë të duket i shëndetshëm dhe i dëshirueshëm. Ky konotacion ekzistonte shekuj më parë dhe ekziston edhe sot e kësaj dite. Buzëkuqi u bë një formë figurative e protestës në vetvete.”

“Pas Luftës së Parë Botërore, numri i burrave të kualifikuar u zvogëlua, dhe gratë u detyruan të hynin në fuqinë punëtore. Ato bënë paratë e tyre dhe mund t’i përballonin produktet kozmetike“-tregon Gabriela. Pra, përtej shprehjes së fuqisë përmes pamjes, ishte një simbol që gratë kishin mundësi të blinin diçka për të rritur bukurinë me paratë e fituara nga vetë ato.


 
Ne vazhdojmë të shohim ngjyrën e kuqe të buzëve tek gratë që janë në pozicione të pushtetshme. Gabriela përmend dy gra që janë një shembull i kësaj: “Zonja e Hekurt”-Margaret Thatcher, e cila shërbeu si kryeministre e Mbretërisë së Bashkuar dhe gjithmonë mbante buzë të kuqe, si dhe Alexandria Ocasio-Cortez.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Dua Lipa transformohet në bjonde

S’ka më flokë të kuqe. Dua Lipa e ka lënë pas trendin e kohëve të fundit për t’u bërë bjonde....

Radar2 ditë më herët

Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët...

Radar2 ditë më herët

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mes flamujve kuq e zi që valëviteshin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama nisi...

Aktualitet2 ditë më herët

Fjalimi i plotë kryeministrit Edi Rama në Athinë

Motra dhe vëllezër! Faleminderit! Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike! Faleminderit nga...

Mix2 ditë më herët

Zvicra fiton Eurovision 2024, Nemo triumfon në Malmo

Zvicra ka fituar festivalin europian të këngës, Eurovision 2024, i cili u mbajt në Malmo të Suedisë.  Kënëgari Nemo, me...

Kryesore2 ditë më herët

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s’kam shitur interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë...

Kryesore2 ditë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix2 ditë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix2 ditë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix2 ditë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Facebook