Lidhu me ne

Kryesore

Kush do ta pasojë Erdoganin në drejtimin e Turqisë?

Kush do ta pasojë Erdoganin në drejtimin e Turqisë?

Nga Michael Rubin “National Interest”

Rexhep Taip Erdogan kremtoi të dielën vitin e tij të18-të në pushtet. Kur fitoi zgjedhje e parakohshme parlamentare dhe më pas mori postin e kryeministrit në marsin e vitit 2003, ai ishte një ish-kryebashkiak në një moshë mesatare që i ishte shmangur goxha së kaluarës së
tij islamike, duke premtuar të ishte një reformator dhe ndërtues urash bashkëpunimi.

Në fakt nuk ishte asnjëra nga ato. Në vend se të reformonte dhe të përmirësonte demokracinë turke plot me të meta, ai e zhduku fare atë, dhe në vend se të zgjeronte të drejtat në vend, ai zgjeroi kapacitetet e burgjeve të vendit për të realizuar spastrimet e tij të vazhdueshme.
Ndoshta gjëja e vetme mbi të cilën mund të bien dakord mbështetësit dhe kritikët e Erdoganit,është se autokrati i moshuar ka qenë lideri më i rëndësishëm i Turqisë që kur Mustafa Kemal Ataturk themeloi republikën moderne gati një shekull më parë.

Askush nuk e di se si do të mbarojë mbretërimi i Erdoganit, dhe aq më pak se ku do të varroset ai. Por tek e fundit, pyetja se kushdo ta pasojë mund të jetë më e rëndësishme në përcaktimin se çfarë trajektoreje mund të marrë Turqia post-Erdogan. Të paktën në mesin e zyrtarëve në Departamentin amerikan të Shtetit, shpresohet që Turqia të rikthehet në statuskuonë para Erdoganit. Por kjo është një shpresë naive. Popullsia turke është rritur me gati 20 milion që kur Erdogan është ngjitur në pushtet. Po aq turq janë arsimuar tërësisht në programin e tij mësimor. E njëjta dinamikë ka qenë në lojë në ushtrinë dikur laike të Turqisë. Sot, pikëpamjet e zyrtarëve ushtarakë të Turqisë kanë shumë pak të përbashkëta me homologët e tyre evropianë, dhe shumë më tepër me ata pakistanezë.

Ndoshta disa nga “Gjenerata Z” e Turqisë janë kthyer kundër sundimtarit të vrazhdë. Tek e fundit, ai e ka kufizuar lirinë dhe e ka dëmtuar ekonominë turke. Por pjelloria më e madhe midis rajoneve rurale apo konservatore mund të zvogëlojë ndikimin e analistëve në Stamboll.
Dëshira e Erdoganit duket të jetë mbajtja e udhëheqjes brenda gjirit të familjes së tij. Në këtë aspekt, ai është i ngjashëm me presidentin e ndjerë Sirian Hafez Al-Asad i cili ia la pushtetin djalit të tij Bashar (pasi djali i tij i madh Basel vdiq në një aksident rrugor).
Edhe udhëheqësi i ndjerë libian Muamar Kadafi, synonte të linte djalin e tij Saif në krye të vendit; edhe Hosni Mubarak bëri disa përpjekje për të lënë djalin Gamal si pasardhësin e tij.

Rindërtimi në Laç/ Erdogan uron shqiptarët: Pasojat e fatkeqësisë do i kalojmë sëbashku

Nga këta vetëm Asad pati sukses. Saif dështoi, ndërsa babai i tij u vra nga rebelët. Përpjekjet e Mubarak për të promovuar djalin e tij, mund të kenë qenë në fakt faktori kryesor që e nxiti ushtrinë egjiptiane të mbështeste përpjekjet për rrëzimin e tij.
Thënë thjesht:mbajtja e drejtimit të Turqisë nga familja Erdogan, mund të jetë diçka më e lehtë të thuhet sesa të realizohet në praktikë. Kjo nuk vjen si mungesë e përpjekjeve. Kur Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), ishte mjeti që e ngjiti Erdoganin në pushtet, ai filloi që ta mënjanojë atë në favor të familjes.

Protokolli u dha fëmijëve të tij dhe bashkëshortëve të tyre një peshë më të madhe se sa vetë ministrave. Për vite me radhë, u duk se Berat Albajrak, burri i vajzës së madhe të Erdogan Ezrës, ishte zgjedhja e pashpallur e Erdoganit për ta pasuar atë në pushtet.
Erdogan e promovoi shumë dhëndrin e tij jo shumë të kualifikuar, në fillim duke e bërë Ministër të Energjitikës (ku ai tentoi që të përfitonte nga nafta që shiste dikur Shteti Islamik), dhe më pas në postin e Ministrit të Financave (ku investitorët vunë në dyshim kompetencat e tij më themelore).

Në nëntorin e vitit të shkuar, Albajrak dha papritur dorëheqjen pas një rënie të madhe të vlerës së monedhës turke. Ndërsa disa turq flasin për një dramë të madhe brenda familjes Erdogan, një lidhje jashtëmartesore e Albajrak e përfolur prej kohësh, dhe kohët e fundit rrahjen e tij nga Erdogan, që pretendohet se i theu hundën dhëndrit të tij.
Disa të tjerë sugjerojnë se me krizën e rëndë ekonomike që po afrohej, Erdogan e largoi Beratin në mënyrë që ta mbronte atë nga fajësimi për situatën. Ndërkohë, Erdogan nuk ka gjasa që ta braktisë Beratin në rast se nuk është në gjendje që të vendosë djalin e tij për
ta zëvendësuar atë:Tek e fundit të humbasësh kontrollin e familjes, do të thotë të rrezikosh t’u japësh mundësi pasardhësve të përvetësojnë pasurinë familjare miliarda dollarëshe që Erdogan ka akumuluar gjatë kohës që është në pushtet.

Ndërsa Erdogan është shumë i fortë tani që është gjallë, bashkëpunëtorët mendojnë se gjithçka do të ndryshojë pas vdekjes së tij. Dhe këtu historia është një udhëzues i mirë. Me përjashtim të Ataturkut dhe Partisë së tij Popullore Republikane (CHP), partitë politike që përdorën udhëheqësit turq për të konsoliduar pushtetin nuk i mbijetuan dot vdekjes së liderëve të tyre. Kështu Partia Demokratike e kryeministrit Adnan Menderes e dominoi Turqinë në vitet 1950-1960, por u shpërbë menjëherë pas rrëzimit nga pushteti dhe ekzekutimit të tij. Po kështu, Partia Mëmëdheu e kryeministrit të zgjedhur më vonë president Turgut Ozal,nuk mbijetoi edhe për shumë kohë pas vdekjes së tij në vitin 1993.

Pra historia sugjeron se AKP ka të ngjarë që të ndahet me udhëheqësit e saj më të shquar, të cilët do shkëputen për të formuar partitë e tyre politike. Dhe në fakt, kjo gjë tashmë ka filluar. Ish Ministri i Jashtëm dhe kryeministri Ahmet Davutoglu dhe ish Ministri i Jashtëm dhe zëvendëskryeministri Ali Babaçan, janë larguar që të dy nga AKP për të formuar partitë e tyre. Babaçan ka një imazh përgjithësisht pozitiv midis turqve për administrimin e ekonomisë, dhe vlerësohet nga diplomatët për qasjen e tij të moderuar. Ndërkohë, Davutoglu ishte kumbari intelektual i politikave neo-otomane që u përpoq të zbatonte Erdogan.

Çështja e “Shën Sofisë”/ Erdogan: Vendimi ka të bëjë me kombin turk dhe me asnjë tjetër!


Ai është gjithashtu turku më i njohur që ka lidhje me klerikun e mërguar Fetullah Gylen, arrestimin e të cilit Erdogani nuk e ka urdhëruar ende, ndonëse u përpoq ta poshtëronte Davutoglunë. Ndonjëherë përmendet emri i ish-presidentit Abdullah Gyl.

Por ai është shumë frikacak për të mbijetuar në sferën politike të Turqisë pa mbrojtjen e Erdogan. Një shpërbërje e mundshme e AKP-së, mund të krijojë shumë hapësira për CHP, partia e djathtë që është opozita kryesore në vend. Mansur Yavash, që u zgjodh kryebashkiak i Ankarasë në vitin 2019, është bërë akoma dhe më shumë popullor teksa po ndërmerr reforma dhe po bën përmirësime të zakonshme në kryeqytet. Por ai mund të mos jetë i vetmi kryetar bashkie që synon postin presidencial. Ekrem Imamoglu fitoi bashkinë e Stambollit, një zonë që cilësohej si bastion i AKP. Natyrisht,do të ishte pozitiv rikthimi i Turqisë tek sistemi parlamentar, sidomos nëse mjaftueshëm turq e njohin dëmin që ka bërë Erdogan me një ekzekutiv të fortë.

E vetmja siguri është se kur të mbarojë mandati i Erdogan, do të ketë shumë të papritura: Asnjë diktator nuk zgjohet nga gjumi, duke menduar se ajo do të jetë dita e tij e fundit. Ndërsa për ambasadën amerikane dhe diplomatët evropianë në Ankara është e lehtë të injorojnë opozitën politike dhe të përqendrohen vetëm tek Erdogani dhe rrethi i tij i ngushtë, tani është thelbësore që ata të zhvillojnë marrëdhënie me ata që synojnë ta zëvendësojnë Erdoganin.

Burimi: https://nationalinterest.org/blog/middle-east-watch/who-will-su%C3%A7eed-erdogan-turkey-180191

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar7 orë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore7 orë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore1 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar1 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix1 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix1 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix1 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix1 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix1 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix1 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook