Lidhu me ne

Radar

Artistët që u joshën nga Erion Veliaj

Emrat, artistët që u joshën nga Erion Veliaj/ Kush tradhtoi kë?

Emra të ndryshëm të showbizit shqiptar përveçse ekranit janë bërë pjesë edhe të politikës. Emra si Çiljeta Xhilaga, Kastro Zizo, Eneda Tarifa, Arjola Demiri, Rovena Dilo apo edhe shumë të tjerë kanë marrë një angazhim në politikë.

Së fundi skuadrës së kryebashkiakut Veliaj i është bashkuar edhe këngëtari Kastro Zizo.

Kastro në një postim në rrjetet sociale ka publikuar një foto ku shihet në krah të Erion Veliajt. Më parë ai ka qenë mbështetës i LSI(Lëvizjes Socialiste për Integrim) dhe tashmë e shohim krah Veliajt në fushatë për zgjedhjet 2021.

Kam bërë zgjedhjen time politike sepse gjeta dhe mu dha hapësirë që dhe mendimet e mia “të çmendura” tmi mbështesin për një sistem më të mirë”, shkruan ndër të tjera Kastro në postimin e tij në rrjetet sociale.

Një nga emrat që befasoi të gjithë shqiptarët me lëvizjen e saj ishte këngëtarja Çiljeta Xhilaga.

Prej shumë vitesh ajo ishte pjesë e PD ku e kemi parë të bëhet pjesë e fushatave në kohën e ish kryeminsitrit Berisha. Pak ditë më parë u shpreh se është bërë pjesë e PS, duke u shfaqur krah Erion Veliaj.

Di të them vetëm dy fjalë. Lali Eri është nga ata djem që di ti fitojë zemrën rinisë dhe ma ka fituar zemrën edhe mua. Përtej pjesës partiake si politikan, mbi të gjitha ai di të jetë njeri me zemër të madhe, të paktën si e kam njohur unë kohët e fundit”, u shpreh ajo gjatë takimit me Erion Veliajn.

Edhe aktorja Arjola Demiri është bërë pjesë e politikës me PS. Ajo u shpreh se PD ka patur kohë mjaftueshëm për të bërë për Tropojën dhe nuk ka bërë asgjë. Aktorja ka treguar se më parë ka patur bindje të djathta por tani ka fakte dhe argumenta dhe ka ndryshuar totalisht mendim.

Afrimi im me PS-në, ka fakte dhe argumente. Kam pasur bindje të djathta, por kam ndryshuar totalisht mendim”, u shpreh ajo.

Edhe këngëtarja Eneda Tarifa i është bashkuar së fundi grupi të PS dhe kryebashkiakut Veliaj pas largimit të saj nga Portokalli

Me zhvillimet që kanë ndodhur gjatë këtyre viteve, duke marrë parasysh që jam edhe këngëtare, artiste, por edhe nënë sigurisht, mendohem edhe për të ardhmen e vajzës sime dhe të fëmijëve të shoqeve të mia, mendoj se ky është drejtimi i duhur. Është zgjedhja e duhur që ne të vazhdojmë punët përpara dhe të jemi të sigurtë që kudo që të shkojmë, të themi: Jam nga Tirana, nga Shqipëria”, është shprehur Eneda.

Një tjetër këngëtare që është përfshirë në politikë është edhe Rovena Dilo, që i është bashkuar PS.

Mbështes nismat e Erionit. Më pëlqen që Erioni vetë investon në kulturën e qytetit. Për shembull, ka hapur shumë biblioteka në Tiranë dhe kjo më pëlqen jashtëzakonisht”, është shprehur Rovena Dilo ndër të tjera.

Eli Fara gjithashtu ka shprehur mbështetjen  e saj për PS dhe Erion Veliajn. Në një nga takimet e PS ajo është shprehur se ndihet falenderuese për atë që kryebashkiaku ka bërë për Tiranën.

Këtu jam sepse jam për njerëzit që punojnë. Për njerëzit që punojnë, edhe në i paç kundërshtarë, duhet t’ju thuash faleminderit. Dua të falenderoj kryetarin e bashkisë së Tiranës Erionin, veçanërisht për kontributin që ka dhënë edhe për artistët përveçse Tirana shkëlqen, shndrin. A është Liqeni më i bukur se ç’ka qenë? Shumë, si nata me ditën. Ky liqen kaq i bukur, kaq i shndritshëm ka bërë që edhe njerëzit kur të dalin të vishen bukur dhe mua më pëlqen që vendi im të jetë i bukur pafund dhe me njerëz të bukur. Amfiteatri që na bën të shkojmë dhe të provojmë atë skenën fantastike e kam provuar, kam performuar atje, kam qenë edhe spektatore në koncerte të tjera dhe bravo, faleminderit përsëri”, tha Eli Fara.

Një tjetër emër është edhe Valbona Selimllari, e cila është prej kohësh pjesë e PS. Ajo është shprehur se ajo është në krah të “punëmbaruarëve”.

Punëmbaruari është gjithmonë i suksesshëm”, shprehej ajo.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore17 orë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar17 orë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix17 orë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix17 orë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix17 orë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix17 orë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix17 orë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix17 orë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Mix17 orë më herët

Zayn Malik tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg metropolit!

Artisti, i cili transformoi botën e muzikës pop, tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg...

Mix18 orë më herët

Një nga femrat më të bukura në botë, Emily Ratajkowski pa fat në dashuri!

Emily Ratajkowski tërhoqi të gjithë vëmendjen në një event bamirësie në Nju Jork. Modelja ktheu kokën me një fustan me...

Facebook