Lidhu me ne

Temporal

Ja numrat e partive politike në fletën e votimit


KQZ ka hedhur dje shortin për renditjen e partive politike në fletën e votimit. PD, do mbajë numrin 9 në listë, ndërsa PS numrin 12. LSI do jetë e gjashta, ndërsa numri 1 i ka takuar PSD së Tom Doshit, i cili do jetë kandidat në dy qarqe, Tiranë dhe Shkodër. Institucioni i zgjedhjeve do vazhdojë diskutimet tashmë në lidhje me renditjen e kandidatëve, pra do përfaqësohen me emrat e tyre në listë apo me numra identifikues sipas partive. Cilat janë propozimet e partive, dhe çfarë thotë Kodi për numrin e kandidatëve në fletët e votimit sipas qarqeve

Komisioni qendror i zgjedhjeve ka hedhur dje shortin për renditjen e partive politike në zgjedhjet e 25 prillit. PSD renditet e para në fletën e votimit. Me PSD-në kandidon deputeti Tom Doshi në dy qarqe, Tiranë dhe Shkodër. Nga partitë e mëdha, Partia Demokratike renditet e 9-ta. E 12-ta renditet Partia Socialiste, ndërsa LSI është e 6-ta. Partia e Myslim Murrizit, Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim, renditet e 3-ta. Bindja Demokratike është e 4-ta, ndërsa Nisma renditet e 7-a. Lëvizja për Ndryshim e ish-nënkryetares së PD, Jozefina Topalli do të jetë e 11-a në fletën e votimit.

Mënyra
Në diskutim tashmë do jetë mënyra e votimit për kandidatët e renditur në lista sipas partive. Partia Demokratike ka kërkuar që numrat respektivë të shoqërohen dhe me emrat përkatës, pasi mund të çorientohen zgjedhësit. Në rast se votohet me këtë model, atëherë mund të bëhen dhe rishikime, pasi vota mund të quhet e vlefshme dhe në rast se zgjedhësi voton vetëm kandidatin, pa pasur nevojë të votojë domosdoshmërisht dhe subjektin, pasi vota do i kalonte automatikisht. Në diskutim është dhe modeli tjetër, ai i kandidatëve me anë të numrave.

Por me këtë model, është e domosdoshme të votohet patjetër subjekti pasi numrat rendorë janë të përgjithshëm për të gjitha partitë, dhe në rast se voton vetëm kandidatin që është pa emër atëherë vota del e pavlefshme. Modeli me emra dhe numra për secilin kandidat, është i ngjashëm me modelin e listave të hapura, votat i merr kandidati pa pasur nevojë që të votohet me patjetër subjekti politik. Natyrisht këtij të fundit, vota i njihet automatikisht dhe llogaritet në ndarjen e mandateve në fund.

Kandidatët
Por një ankesë tjetër që do të dërgohet në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ do jetë dhe reduktimi i numrit të kandidatëve në lista, që reduktoi një ditë më parë KQZ. PD pretendon se ky ishte një vendim i njëanshëm, pasi Kodi nuk përcakton numrin minimal të kandidatëve në çdo qark duke i shtuar dy, por në çdo rast i plotpjesëtueshëm me tre. Pra, në rast se Tirana ka 36 mandate ky është numër i plotpjesëtueshëm me 3, që nxjerr numrin 12. Nuk ndodh e njëjta gjë me Fierin, i cili ka 16 mandate dhe duhen shtuar 2.

Në Berat duhen shtuar po ashtu dy numra, në Gjirokastër që ka katër mandate duhen shtuar dy të tjerë. Vlora ka 12 mandate, shifër e plotpjesëtueshme me tre, Korça kërkon një numër shtesë, Dibra, Shkodra e kështu me radhë. Ndërkohë PD pretendon se numri i shtesave për kandidatët në Kodin Zgjedhor përcakton minimumin por jo maksimumin e kandidatëve për deputetë që duhen renditur në lista. Neni 67 pika 4 “Numri i kandidatëve në listën shumemërore nuk mund të jetë më i vogël se numri i mandateve që do të zgjidhen në zonën zgjedhore përkatëse, shtuar dy. Në çdo rast, numri i kandidatëve në listën shumemërore duhet të jetë i plotpjesëtueshëm me numrin tre”.

Renditja e partive

1. Partia Socialdemokrate

2. Partia Balli Kombëtar

3. Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim

4. Partia Bindja Demokratike

5. Koalicioni Aleanca Bashkimi Popullor – Emigracioni-Ora e Shpresës dhe Konservatorët (ABEOK)

6. Partia Lëvizja Socialiste për Integrim

7. Partia Nisma Thurje

8. Partia Lëvizja e Re

9. Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim (PD-PR-PDIU-PAA-PBDNJ-PDK-LZHK-PLL-FRD-BLD-PBKD-PBD-PKD)

10. Partia Aleanca Demokracia e Re

11. Partia Lëvizja për Ndryshim

12. Partia Socialiste e Shqipërisë

13. Kandidat i pavarur

PD: Rama, lojë të pisët me transferimet e zgjedhësve
Partia Demokratike ka denoncuar dje importimin e votuesve nga zonat e tjera drejt Tiranës. Këtë importim e bëjnë tani shumë kollaj, jo gjendja civile, por zyrat elektorale të PS-së. Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso, në një deklaratë për mediat, tha se importimi i votuesve me kontrata fiktive të shtëpive, tregon se Edi Rama nuk luan me rregulla të ndershëm loje, sepse ai ka frikë nga humbja. “Edi Rama humb kudo në Shqipëri, madje edhe në Tiranë. Ja pse kryeministri në largim po tenton të vjedhë zgjedhjet. Është e pamundur të ndalosh qytetarët shqiptarë, të cilët duan ndryshimin dhe kjo po e tërbon Edi Ramën.

Mbrëmë, emisioni investigativ ‘Boom’ solli prova filmike se Edi Rama dhe Erion Veliaj kanë importuar mijëra vota në Tiranë. Importimi i votuesve me kontrata fiktive të shtëpive, tregon se Edi Rama nuk luan me rregulla të ndershëm loje, sepse ai ka frikë nga humbja. Ta ndjekim me zë dhe me figurë përpjekjen e dëshpëruar të Edi Ramës për të importuar votuesit në Tiranë.

Loja e pistë me importimin e votuesve nga qytetet e tjera më Tiranë, nuk do ta ndihmojë Ramën. Ai do të humbë kudo – në Tiranë, Elbasan, Durrës, Shkodër, Korçë, në Fier, kudo. Në mënyrë që të sjellim një ndryshim të vërtetë për vendin tonë, ne duhet të fillojmë rrugën e sigurt drejt Bashkimit Europian. Mënyra e vetme për të bërë këtë është të votohet për Partinë Demokratike nën udhëheqjen e Lulzim Bashës. Të nderuar qytetarë, dilni dhe votoni!” u shpreh Kaso në deklaratën nga selia blu.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix6 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix6 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix6 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix6 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix6 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix6 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix6 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix6 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix6 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix6 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook