Lidhu me ne

Temporal

10 vendet me forcat policore më të mira në botë

Kush janë 10 vendet me forcat policore më të mira në botë

Detyra e çdo zyrtari të policisë është të mbrojë sigurinë e vendit të tij, duke e luftuar krimin dhe siguruar që të tjerët të sillen në përputhje me rregullat, rregulloret dhe ligjet e shtetit. Ja cilat janë për momentin10 vendet me forcat më të mira të policisë:

10. Italia

Edhe pse është vendndodhja e disa prej organizatave mafioze me të frikshme në botë, policia italiane, është një nga më të aftat në botë. Seksioni i “Anti-Mafias”, ka arritur të arrestojë dy nga bosët më të rrezikshëm dhe më të dhunshëm të mafias. Forca e policisë italiane përbëhet nga 300.000 punonjës të ndarë midis 10 seksioneve.

9. Kina

Policia kineze është shumë e disiplinuar. Operacionet e saj taktike janë shumë efektive në krahasim me policitë e tjera edhe për shkak të informacionit të shumtë që ajo ka mbi popullsinë, e cila i nënshtrohet një mbikëqyrje të rreptë nga mbi 400 milionë kamera të instaluara në vendet publike.

8. Gjermania

Edhe pse ka të punësuar rreth 40.000 oficerë policie, ata janë shumë të trajnuar, të aftë dhe të përkushtuar në kryerjen e detyrave të tyre. Gjermania ka një universitet të posaçëm të quajtur “Deutsche Hochschule der Polizei” (Universiteti Gjerman i Policisë), ku të rinjtë i nënshtrohen një trajnimi intensiv në teori para se t’i nënshtrohen trajnimit fizik në terren.

7. Australia

Policia australiane ka kryer një nga operacionet mëmë të mëdha kundër trafikut të drogës në historinë e vendit, ku u sekuestrua drogë me vlerë mbi 1 miliardë dollarë. Vetëm një forcë e tillë mund të ishte në gjendje të kryente një hetim të tillë pa ngjallur dyshimet e trafikantëve.

6. SHBA

Policia amerikane është gati unike në stilin e saj të policimit në një vend ku mbajtja e armëve është e ligjshme, dhe ku shoqëria amerikane përballet me një nivel të lartë dhune dhe kriminaliteti. SHBA ka disa departamente policie, por mes tyre më i famshmi është ai i Nju Jorkut, NYPD,që ka një shkallë shumë të lartë të parandalimit të krimit apo të zbatimit të ligjit.

5. Japonia

Forcat policore të Japonisë, trajnohen në të njëjtën mënyrë si ushtria e Shteteve të Bashkuara. Për një polic japonez disiplina dhe aftësia në terren janë parësore. Në Policinë Kombëtare të Japonisë, burrat dhe gratë trajnohen në mënyrë të barabartë në divizionet përkatëse që merren me fusha të ndryshme, ku një departament i veçantë është ai që merret me krimin e organizuar, dhe që mban nën vëzhgim organizatën famëkeqe të krimit “Yakuza”

4. Franca

Gandarmerie Nationale, xhandarmëria kombëtare ashtë “asi nën mëngë” që përdoret kur vendi përballet me trazira apo akte terroriste. Ajo është pjesë e ushtrisë franceze, dhe nën varësinë e Ministrinë e Mbrojtjes. Ndërkohë, forcat policore komunale janë të trajnuara për t’u marrë me krimet më të vogla të tilla si vjedhjet, personat e zhdukur, aksidente rrugore, gjobitjet e shoferëve për kundravajtje etj.

3. Holanda

Policia holandeze është jashtëzakonisht e mirë-trajnuar dhe e disiplinuar. Ajo shërben për t’u përballur me shumicën e situatave. Dukshmëria e tyre në rrugë është disi më e spikatur, dhe kjo gjë vërehet në pjesën më të madhe të Holandës. Objektivi kryesor i policisë është të vërejë çdo gjë të dyshimtë dhe të parandalojë një ngjarje para se të ndodhë.

2. Kanada

Policët kanadezë trajnohen rregullisht për situata të paparashikueshme, si ato që provoi Parisi disa vjet më parë. Me një histori mbi 100-vjeçare kjo forcë policore përgatitet në kolegje trajnimi që u japin mundësinë oficerëve t’i nënshtrohen programeve të përparuara dhe të specializuara të zhvillimit që i përgatisin ata më shumë për realitetin sesa “historitë e sajuara”

1. Anglia

Scotland Yard, operon në të gjitha qytetet kryesore, por kujdeset edhe për pjesë të ndryshme të periferive. Modeli i policimit në Angli është akoma si në kohën kur u themelua nga lordi Robert Pel. Policia britanike praktikon policimin fleksibël, që do të thotë policim me pëlqimin e qytetarëve. Në Mbretërinë e Bashkuar, njerëzit janë policia dhe policia janë njerëzit. Në Britani, zyrtarët e policisë janë më të përgjegjshëm dhe shumë më transparentë se diku tjetër.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Sport1 orë më herët

Cristiano Ronaldo kërkon punëtorë, rroga minimale 23 mijë euro

“Cristiano Ronaldo po të kërkon”. Ish-futbollisti i Real Madrid, i cili tashmë luan në Arabinë Saudite me Al Nassr, ofron...

Mix1 orë më herët

“Derisa vdekja t’i ndajë”, shenjat e horoskopit që do plaken bashkë

Kushti i vetëm që këto shenja të qëndrojnë përgjithmonë të dashuruara është që ndjenjat të jenë të ndërsjella. Të pranojnë...

Mix2 orë më herët

“Kush ra në dashuri i pari, e mban mend? Letra e Alain Delon për Romy Schneider pas vdekjes së saj!

Alain Delon dhe Romy Schneider ishin të dy shumë të famshëm më vete, e u bënë tejet të famshëm edhe...

Mix2 orë më herët

Si ta kuptoni se po vuani nga hernia diskale dhe çfarë duhet të dini rreth këtij problemi shëndetësor

Hernia diskale është një shkak i zakonshëm i dhimbjes së shpinës. Ajo ndodh kur qendra e butë e një disku...

Mix2 orë më herët

Sa herë duhen rimbushur shishet plastike të ujit

Shishet plastike kanë një përdorim të gjerë në vendin tonë.  Nga një vëzhgim i lirë, kuptohet qartë se çdo amvisë...

Mix2 orë më herët

Parandalimi i diabetit – Pesë hapa si të kujdeseni në shtëpi

Një nga sëmundjet më të përhapura të globit është pa dyshim diabeti, e sidomos diabeti i tipit 2. Diabeti është...

Mix2 orë më herët

Si sdikon duhani dhe alkooli tek shëndeti i kockave

Pohimi që duhani dhe alkooli janë dy kombinime të dëmshme për trupin e njeriut është i njohur tashmë. Megjithatë konsumi...

Mix2 orë më herët

Pse në pranverë njerëzit shohin më shumë ëndrra (dhe cilat janë më të zakonshmet)?

FOTO: KMPZZZ/ADOBE STOCK Është pranverë! Kohë me diell, lule që çelin dhe ëndrra të çuditshme që shihen çdo natë! Martin...

Mix2 orë më herët

Njerëzit janë të bindur se Ben Affleck ka bërë ndërhyrje plastike dhe s’po i ndalin komentet

GETTY Dalja e fundit publike e Ben Affleck në emisionin “The Roast of Tom Brady”, ka ngritur dyshime mbi pamjen...

Mix2 orë më herët

Princi William flet për Kate Middleton pas diagnozës së saj me kancer

Prince William e ka siguruar publikun se Kate Middleton dhe familja e tij “janë mirë”, në mes të shkëputjes së...

Facebook