Lidhu me ne

Radar

Lindje natyrale pas lindjes me operacion? Avantazhet dhe rreziqet

Fëmijën e parë e keni lindur me operacion, por doni të provoni edhe lindjen natyrale. A është e mundur kjo? Ndoshta. Rregulli i mëparshëm ka qenë se, nëse bëje një lindje me prerje cezariane, të gjitha lindjet e më pas duhet të bëheshin patjetër me operacion.

AVANTAZHET DHE RREZIQET

Një lindje natyrale e suksesshme, pas një lindjeje të mëparshme me operacion, varet nga një sërë faktorësh, përfshirë edhe arsyet pse lindja e mëparshme është bërë me operacion.

Avantazhet e lindjes natyrale pas një lindjeje me operacion: një nga avantazhet, është se në përgjithësi është më e sigurt se lindja me operacion, sepse nuk përfshin asnjë lloj ndërhyrjeje kirurgjikale. Një listë me avantazhe jepet edhe më poshtë:

– ulja e rrezikut për transfuzion gjaku;

– ulja e rrezikut të infeksioneve;

– qëndrim më i shkurtër në maternitet, në përgjithësi një deri në dy ditë, kundrejt tre apo katër ditëve kur lindni me operacion;

– më tepër energji pas lindjes;

– rikthim më i shpejtë në aktivitetet e zakonshme.

Përveç kësaj, mund ndiheni më tepër të angazhuara në procesin e lindjes, për shkak të përpjekjeve për të nxjerrë foshnjën.

Rreziqet e lindjes natyrale pas një lindjeje me operacion

Pamundësi për të lindur në mënyrë natyrale. Lindja me operacion, pas dështimit të përpjekjeve për një lindje natyrale, mund të rrisë rrezikun e komplikacioneve, si: nevojën për një transfuzion gjaku, mpiksjen e gjakut dhe infeksion. Përveç kësaj, do të ndiheni të rraskapitura si nga ana emocionale ashtu edhe ajo fizike. Një numër i vogël grash mendojnë se kanë dështuar, edhe pse gjithçka që ka ndodhur nuk ka qenë në dorën e tyre.

Hapja e prerjes së mëparshme të lindjes me operacion (hapja e mitrës). Edhe pse kjo nuk para ndodh tek ato gra që vendosin të bëjnë lindje natyrale pas një lindjeje të mëparshme me operacion, hapja e mitrës mund të jetë e rrezikshme për jetën tuaj dhe të foshnjës. Në këtë rast lind nevoja që pas lindjes, t’i nënshtroheni një histerektomie. Rreziku i hapjes së mitrës rritet nga një sërë faktorësh, të cilët duhet t’i diskutoni me mjekun. Në rast se rrezikoheni seriozisht nga kjo gjë, ka gjasa që mjeku t’ju rekomandojë të bëni lindje me operacion.

ÇFARË DUHET TË KENI PARASYSH?

A mendoni se mund ta përballoni një lindje natyrale, pasi keni provuar më parë atë me operacion? Kjo varet kryesisht nga lloji i prerjes që është bërë në mitër gjatë lindjes së parë, si dhe nga arsyet që ju detyruan të lindnit me operacion.

Shkaqet që ju detyruan t’i nënshtroheshit një operacioni në lindjen e parë, do të ndikojnë ndjeshëm në llojin e lindjes që do të keni në shtatzënitë e mëpasshme.

– Në rast se më parë keni lindur me operacion, për një arsye që nuk mund të përsëritet, mundësitë që të keni një lindje të suksesshme natyrale, janë po aq të mëdha, sa ato të një gruaje që nuk ka lindur kurrë me operacion. Disa shembuj të këtyre rasteve, mund të përmendim lindjet podalike, infeksionin, tensionin e lartë gjatë shtatzënisë (pre-eklampsia), problemet me placentën dhe rrezikun e fetusit.

– Nëse keni lindur të paktën një herë në mënyrë natyrale, qoftë para apo pas lindjes me operacion, keni më tepër gjasa se dikush tjetër, që nuk ka lindur kurrë në mënyrë natyrale, që lindjen e mëpasshme ta bëni në këtë mënyrë.

– Nëse lindja e mëparshme ka qenë e vështirë, për shkak të madhësisë së foshnjës apo legenit tuaj të vogël (distocia), mund të lindni në mënyrë natyrale, edhe pse më parë mund t’i jeni nënshtruar një operacioni.

– Nëse keni një sëmundje kronike, si për shembull probleme me zemrën, dhe ekziston mundësia që gjatë dhimbjeve dhe procesit të lindjes të shfaqen probleme, ju dhe mjeku mund të vendosni që lindja të bëhet sërish me operacion.

– prerja e operacionit të mëparshëm është klasike ose në formën e shkronjës T;

– legeni është shumë i ngushtë dhe pengon kalimin e fetusit;

– keni një problem mjekësor ose obstetrik, që ju pengon të lindni në mënyrë natyrale;

– jeni shtruar në një maternitet, ku nuk kryhen lindjet emergjente me prerje cezariane.

MË TEPËR

Mix1 javë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 javë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 javë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 javë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 javë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 javë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 javë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 javë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 javë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 javë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook