Drejtuesi politik i qarkut të Shkodrës, Helidon Bushati, ngriti akuza ndaj qeverisë gjatë një takimi me disa banorë në lagjen Perash.
Bushati tha se për tetë vite Rilindja po nëpërkëmb Shkodrën, ndaj 25 prillin e cilëson si një moment ndarjeje midis ndryshimit apo vazhdimit të shkatërrimit.
Sipas tij, qeveria e Edi Ramës po aplikon politikën e “lakut në fyt” për të gjithë qytetarët, po i varfëron dhe shkatërron.
“Sot, secili prej nesh prek varfërimin, shkatërrimin , degradimin, largimin, braktisjen e Shkodrës. Sot, qeveria e Edi Ramës po aplikon politikën e lakut në fyt për të gjithë ne , po na varfëron , shkatërron . Me çfarë qëllimi? Me qëllimin që të na nënshtroj por 25 prilli është momenti kur ne do largojmë Edi Ramën, do votojmë për partinë demokratike dhe do të fillojmë një periudhë të re për Shkodrën dhe të gjithë Shqipërinë.
Është e nevojshme, jo për Ramën apo për Bashën është e nevojshme për familjet tona, është e nevojshme për Shkodrën tonë, që kjo qeveri të largohet. Ne jemi vet dëshmitar të degradimit të Shkodrës. Më vjen keq ta them por kur dal nëpër rrugicat që jam lindur e rritur, leviz tani shoh braktisje, shoh shpopullim, secili prej jush e shikon që rrugicat më jetën e mëpërparshme, gjallërinë dhe kjo ka ndodh në 8 vitet e fundit.
A ka ndodh vetëm në lagjen tonë? Nuk ka ndodh vetëm në lagjen tonë, ka ndodh në të gjithë Shkodrën e të gjithë Shqipërinë. Por ne jena një ndër lagjet e vjetra, në qendër të qytetit. Kur kjo gja ndodh në qendër të Shkodrës, ca ndodh në zonat më periferike, në zonat me problematike?
Atje problem është më i rëndë . Shohim bizneset, në çdo rrugë të Shkodrës edhe në rrugët në arteriet kryesore të Shkodrës, ajo që vihet re janë tarabat e mbyllura. Me kalu tek rruga e Koplikëve, më ka taku me kalu 2-3 herë kohët e fundit më përpara nuk kishe mundësi me lëviz me makinë nga gjallëria, numri njerëzve dhe bizneseve sot mund të rrish dhe shikon që kalojnë shumë rrallë njerëz. Është diçka e prekshme në qendër të Shkodrës. E njëjta është edhe në Gjuhadol, Xhabije, Sarreq , Kiras, Zdrale, gjithandej shihet varfërimi, degradimi, shpopullimi dhe varfërimi i këtij qyteti”, deklaroi demokrati.
Denoncimi i Helidon Bushatit: Beqaj shkel Kodin Zgjedhor, bën thirrje për të votuar PS nga qendrat shëndetësore
Helidon Bushati: Rama s’mund të kërkojë vota nga Shkodra, e ka lënë në harresë!
SHKODRA PËRBALLË HARRESËS DHE INDIFERENCËS QEVERITARE. / Nga Helidon Bushati
Helidon Bushati caktohet drejtues politik i PD-së për Shkodrën
Letrat e dhimbjes së shqiptarëve në regjimin komunist të cilat u ndaluan nga Sigurimi i Shtetit për të shkuar në...
Fushata zgjedhore në Shqipëri ka trokitur prej ditësh dhe ndërsa i afrohemi 25 prillit, motorët e partive kryesore në vend...
Sa herë ndodh të jetë e ftuar në “Rudina”, Eni Çobani gjithmonë ndan me publikun, përveç profesionit, edhe sekrete e...
Kriza në Aeroportin e Rinasit është përpjekja e fundit Edi Ramës për të larguar vëmendjen nga Skandali Becheti. Kështu u...
Klodian Tomorri Gazetari Klodian Tomorri, ka bërë një deklaratë të fortë , teksa ka folur për tenderat që po bëhen...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i ftuar në emisionin “Opinion”, u shpreh se do të rikandidojë për një...
Po çfarë bëri tjetër Rama? E bëri Shqipërinë vilajet të Turqisë. Nëse Berisha e priste në Tiranë Bushin, Rama i bën...
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, në kuadër të fushatës elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit këtë të premte është...
ITALI– Kryeministri Italian, Mario Draghi ka zemëruar Turqinë duke e quajtur presidentin Rexhep Tajip Erdogan “një diktator” dhe duke e...
Rebelët e Rinasit dhe ankthi i një regjimi Dështimin e qeverisë për të arritur një marrëveshje, pas gati një viti...