Lidhu me ne

Kritike

Rama nuk ka bilanc, nis fushtën “një vaksinë një votë”

Nga Avni Nezaj

Projekti i frikshëm i rilindjes “një vaksinë, një votë” duket se po merr udhë. Ishte paralajmëruar nën zë nga shkrues të ndryshëm në rrjetet sociale por tani kjo është pjesë e realitetit elektoral shqiptar.
Rama e ka përqendruar fushatën e tij për zgjedhjet e 25 Prillit vetëm tek vaksina. Nuk ka asnjë bilanc për të prezantuar. Premtime nuk ka gjithashtu sepse ato që beri në 2013, i përsëriti më 2017 dhe njerëzit e kanë tani parasysh të gjithë programin e tij bashkë me premtimet që u bënë dhe kurrë nuk u realizuan. Duket që kur flet, sikur u thotë dëgjuesëve të tij, e mbani mend jua thashë edhe me 2013 më 2017 e ndonjëherë edhe gjatë fushatës për “lokalet”. Aeroportet do bëhen, rrugët po ashtu, ujin e pijshëm po se po. Ndërsa me punësimin mbaruam, se i përzumë të gjithë të papunët e ata tashmë nuk janë me në Shqipëri etj etj….Biles duke i përzënë nga Shqipëria edhe i integruam në BE duket sikur thotë…. Ndërsa këta që kanë ngelur këtu do integrohen në Europë por duke i rënë nga Kina. Ky është bilanci tragjik i 8 vjetëve qeverisje nga papërgjegjshmëria. Aq i pafajshëm duket sa duhet të mëshirohet, ti qahet halli i madh, se është këputur duke punuar.
Tani i ka dalë në shteg një problem tjetër që shqiptarët i shqetëson dhe ai u rri si çekan te koka duke u munduar t’u thotë, pa skuqje fytyre, se unë jam zgjidhja.
E keni vënë re se Edi Rama me gjithë dështimet marramendëse në 8 vjet qeverisje ka një farë qetësie të pakuptueshme që herë ngjan si një qetësi e të sëmurit nga qafa e lart kur merr atë ilaçin për tu qetësuar, e herë ngjan si strateg në propagndë për të thenë atë çfarë duan të dëgjojnë, për të rimashtruar sa më mirë dhe për të ribindur në fakt ata që nuk ka shumë vështirësi për tu “nënshtruar”. Dhe këta të bindur pa shumë veshtirësi t’u bëhën si miza e kalit atyre që janë në dileme për votën e tyre. E pastaj të dy këto lloje votuesish, “Të Nënshtruarit” dhe “Mizat e Kalit” të nxiten që ti nxijnë jetën atij që nuk e ka as në mendje ti japë votën Edi Ramës dhe partisë së tij. Edhe nëse sjell vaksina nga Kina e Rusia pa kurrfarë garancie nga BE dhe SHBA, por edhe po të zbulojë vetë ilaçin kundër koronavirusit. Dhe këta janë shumica me siguri.
Edi Rama harron me vetëdije se eshte në atë post për t’u shërbyer shqiptarëve e jo për ti mashtruar ditë për ditë.
Eshtë i vetmi kryetar qeverie në botë që sa herë vijnë doza vaksinash me avionë ai gjendet në Aeroport. Edhe një herë që ishte në Bruksel desh u shty sjellja e dozave sepse ai duhet të ishte aty me kamera, aparate e me ndriçim që shqiptarët të marrin racionin e përditshëm të propagandës. U tha se do të kthehej nga Brukseli e në të njëjten kohë u nisën edhe vaksinat që të takoheshin me Ramën në Rinas. Biles gojët e liga thonë se ka nisur një fakultet mjekësie me korrespondencë që ta ketë si justifikimin për leksionet e gjata që mban sa here vijnë doza vaksinash.
E ka kthyer shtetin në privat, që i shërben vëtëm mashtrimeve të tij herë në 3D e herë ballë për ballë. I shërben vetëm shfajësimeve të tij që nuk ka pikë turpi ti përsërisë duke gjetur fajtorë për dështimet anekënd botës, vetem tek ai dhe rrethi i tij të mos ngelet asnjë shenjë fajësie. Në fakt ai dhe ata rreth tij janë dështimi vetë.
Pandemia po bën kërdinë, ky thotë në verë do dalim nga kriza. Ky nuk është lajm. Më mijëra njerëz të “burgosur” në shtëpitë e tyre pa asnjë lloj kujdesi shtetëror po përballen tashmë me varfërinë sepse edhe ato pak lekë që kishin vënë mënjanë u harxhuan për ilaçe për të luftuar virusin që rrezikonte jetët e tyre.
Po përdor politikisht, gjerësisht një fushatë vaksinimi pandemik, dhe nje fushatë rindërtmi pas termetit për të vjelur vota. Po luan me hallin dhe me vuajtjet e shqiptarve për të nxjerrë veten si “shpëtimitari” duke harruar ditë për ditë e natë për natë se është kreu i qeverisë dhe ka për detyrë tu përgjigjet shqiptarve.
8 vjet qeverisje e dështuar pa asnjë bilanc duket se e shqetësojnë shumë kreun e Rilindjes. Sondazhet e japin ne pikjatë mbështetjen për të dhe qeverinë e tij. Sjellja e tij të krijon përshtypjen se është gëzuar që ra termet e kishte pasoja. Duket qe fërkon duart që u përhap Covid -19, që të ketë mundësi t’u thotë diçka shqiptareve për tu dukur sikur po bën ndonjë “Send”.
Fushata e shpifur një vaksinë një votë e iniciuar nga Rilindja po i bashkohet asaj një votë një thes miell, një votë për disa euro, një votë familjare për një vend pune. Apo listat me nga 20 vota të sigurta që u imponohen nënpunësve të administrates. Keto strategji të përdorura edhe në zgjedhjet e kaluara nga Rilindja.
Kjo është kriminale dhe duhet të dënohet, jo vetëm nga opozita por edhe nga faktorë që syrvejojnë demokracinë e përdhunuar nga rilindja në Shqipëri.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar1 orë më herët

Ajri në Tiranë është më shumë helm se oksigjen, duhet të jesh i zhytur në krim që të mos marrësh masa

Nga Ervin Goci Sot, ajri dukshem ne Tirane eshte me shume helm se oksigjen. Sot do duhej qe te mblidheshin...

Kryesore9 orë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix9 orë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi23 orë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi23 orë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix23 orë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix23 orë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske23 orë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar1 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix1 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Facebook