Lidhu me ne

Kryesore

Shqipëria, me rrjedhjen më të lartë të trurit në rajon, 40% e të larguarve nga 2012-2019 të arsimuar

Shqipëria, me rrjedhjen më të lartë të trurit nëFoto ilustruese

Të dhëna të detajuara mbi emigracionin në vendet e Ballkanit Perëndimor të analizuara nga Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare i Vjenës tregojnë se fenomeni në Shqipëri është i përhapur tek të rinjtë dhe të arsimuarit.

Sipas grafikut, në të cilin emigracioni është analizuar në dy periudha 2012-2014 dhe 2015-2019 rezulton se gjatë katër viteve të fundit fenomeni është përkeqësuar sidomos në grup moshat 20-24 vjeç. Sipas të dhënave që i referohen emigracionit neto (një nga matjet) gjatë periudhës 2015-2019 ishin larguar nga vendi rreth 18 mijë të rinj në këtë grup-moshë, nga pak se 10 mijë në periudhën e 2012-2014.

Ekspertët e Vjenës vënë re se, në Shqipëri emigrimi i të arsimuarve është në nivele shumë më të larta se në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor të tilla si Serbia, Bosnja, Maqedonia, Mali i Zi dhe Kosova.

Ikja e trurit është veçanërisht e fortë tek të rinjtë, sidomos në grupet 15-19 dhe 20-24 vjeç. Por emigrimi i forcës së aftë të punës në Shqipëri është e lartë edhe në grup-moshat 25-29 dhe 30-34 vjeç.

Studimi vëren se nga një grup prej 105 mijë emigrantësh që ikën nga Shqipërinë gjatë periudhës 2012-2019, kanë qenë të arsimuar 40,700 persona ose 40 për qind e totalit të emigrantëve.

Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor përjetuan emigrim neto gjatë periudhës dekadës së fundit, por me ndryshime të rëndësishme midis vendeve për nga madhësia dhe modeli i moshës.

Në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë, ka migrim neto midis grupeve më të reja dhe kthim ndër grupet e vjetra. Në Malin e Zi, modelet e migrimit neto janë specifike për periudhën dhe priren të kthehen mbrapsht me shpejt.

Në Serbi, të gjitha grupet e popullsisë përjetojnë emigrim neto, përveç personat në të 30-tat e tyre.

Shqipëria, ndryshe nga vendet e tjera ka emigrim neto midis të gjitha grupeve, por veçanërisht midis grupeve më të reja.

Në përgjithësi, emigracioni neto i vlerësuar në rajon ndodh kryesisht midis atyre me arsim të ulët dhe të mesëm, me përjashtim të Shqipërisë dhe Serbisë, ku emigrojnë të arsimuarit. Në Bosnjë dhe Hercegovinë, emigracioni neto është më i theksuar midis personave me arsim të mesëm, të ndjekur nga të arsimuarit e ulët, ndërsa në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë emigrimi neto është kryesisht në personat me arsim të ulët dhe atyre me mesëm./ Monitor

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix8 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix8 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix8 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix8 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Kryesore9 orë më herët

A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?

Skerdilajd Zaimi Në një intervistë – reagim të vetin mbi materialin e RAI3, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo...

Mix9 orë më herët

A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake?

Prania e një kafshe në dhomën e gjumit të një fëmije nuk është e dëmshme për cilësinë e gjumit të...

Mix9 orë më herët

Julia Fox reflekton për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

Julia Fox nuk e shikon me dashuri romancën e saj të shkurtër me Kanye West. Aktorja e “Uncut Gems” tha...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar1 ditë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore1 ditë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Facebook