Lidhu me ne

Aktualitet

Deklarata e Bashës – Paratë për Becchettin do ua marrim atyre që kanë vjedhur

Kreu i PD Lulzim Basha tha dje se do bëjë ç’është e mundur që detyrimi 110 milionë euro ndaj Francesco Becchettit, të jetë përgjegjësi individuale financiare dhe penale e Kryeministrit dhe personave të përfshirë në skandal. Madje nga ana e opozitës po përgatitet dhe një paketë ligjore në lidhje me këtë çështje. Basha u shpreh se në lidhje me pandeminë, qeveria e pas 25 prillit do përgatisë një paketë ndihme në formë kompensimi për të gjithë ata shqiptarë që kanë shpenzuar kursimet e jetës për t’u kuruar.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha dje në një dalje publike për gazetarin Çim Peka, në Syri.Tv, se do bëjë ç’është e mundur që paratë e Francesco Becchettit të mos paguhen nga taksapaguesit shqiptarë. Basha tha se bashkë me juristët e fushës po përgatit një ligj, që dëmet ndaj shtetit të kalojnë si përgjegjësi financiare ndaj personave përgjegjës. Kreu i opozitës shtoi se në rast se do kishim një drejtësi funksionale, Edi Rama dhe Engjëll Agaçi tashmë duhet të ishin marrë nën përgjegjësi penale.

“Një nga masat që do të marrim do të jetë përgjegjësi personale, përgjigjja me pasuritë personale të atyre që i kanë shkaktuar dëme shtetit. Rasti i Becchettit është fare i qartë. Përfaqësuesi i Ramës i tha ndrysho linjën editoriale dhe do të lëmë të qetë, sot Engjëll Agaçi duhet të ishte arrestuar dhe kryeministri duhet të ishte marrë i pandehur. Do të kalojmë në legjislacion specifik për të cilin kemi nisur konsultimet me juristë të njohur për të bërë atë që njihet si kalimi i përgjegjësisë financiare për dëmet ndaj shtetit si përgjegjësi individuale”, u shpreh Basha në fjalën e tij.

Pandemia dhe rindërtimi
Dy pika të tjera të rëndësishme, që u prekën në emisionin e djeshëm ishin pandemia dhe rindërtimi. Basha tha se menaxhimi i pandemisë deri më tani mund të konsiderohet si skandaloz, pasi familjeve shqiptare nuk iu është ofruar asgjë deri më tani. Kreu i opozitës u shpreh se, bashkë me ekspertët e fushës, kanë bërë disa llogari për çdo familje shqiptare që ka pasur të prekur dhe i ka kuruar në shtëpi, dhe shuma ka dalë jashtëzakonisht e madhe. Gjithsesi kreu i opozitës premtoi një paketë ndihme për familjet shqiptare. “Shuma që kanë shpenzuar shqiptarët është jashtëzakonisht e madhe dhe ne kemi bërë llogaritë tona. Nuk mund të premtoj një kompensim 100% të kurimit, që ata kanë bërë në shtëpi, por e sigurt është se do të ngremë një paketë ndihme për çdo familje”, -tha Basha.

Për sa i përket rindërtimit, Basha tha se viti 2022 është një objektiv plotësisht i arritshëm, që familjet shqiptare të prekura nga tërmeti të hyjnë në shtëpitë e tyre. Sipas tij vonesat e deritanishme kanë ardhur si pasojë e abuzimit me fondet. “Do të bëjmë rivlerësimet e reja të dëmeve. Denoncimet e shumta prej 1 viti kanë ardhur në PD. I siguroj banorët se ata do të disbursohen sipas dëmeve. Ekspertët tanë që në javën e parë pas tërmetit, kërkonin vlerësim të parë dhe korrekt. Disbursimi i shpejtë i banorëve që mund t’i rindërtonin vetë banesat, duke mos u futur në tendera. Leje e posaçme sepse ato shtëpi kanë qenë aty, me leje, pa leje, në truall. Nëse do të ishin bërë këto propozimet tona, së paku ato familje që jetonin në banesa individuale do të ishin në shtëpi tani dhe nuk do të jetonin me qira. 2022 është një afat plotësisht i mundshëm për të ndërtuar edhe projektet më të mëdha, nëse do të ketë një qeveri të përgjegjshme. Një qeveri e përgjegjshme ka ndërtuar për 2 vite dy tunele të mëdha, një qeveri e pandërgjegjshme nuk mbaroi dot unazën e Tiranës edhe pse e gjeti projektin gati”, -tha Basha.

Marrëdhëniet me opozitën
Lideri i Opozitës, Lulzim Basha u shpreh se ai do të ofrojë nesër në pushtet të gjitha garancitë që demokracia të funksionojë e të mos rrëshqasë në autoritarizëm. Një nga risitë e propozuara nga Basha është krijimi i institucionit të Kryetarit të Opozitës, i cili do të ketë akses në informacion pothuaj të njëjtë me Kryeministrin. Por, Basha theksoi, se kjo nuk është një dhënie sigurie apo imuniteti për individë që kanë shkelur ligjin, që të mos shkojnë para drejtësisë. Qofshin ata ish-ministra, apo ish-kryeministra. “Në prokuroritë e rretheve kemi bërë rreth 50 kallëzime elektorale, shumë prej tyre për krime elektorale. Në SPAK deri dje kemi bërë 19 kallëzime të lidhura këto me shkelje elektorale.

Do të vijë kur Shqipëria do të çlirohet nga regjimi i korruptuar i Ramës. Dokumentat janë aty dhe nëse do të përpiqen të arratisen, unë kam një rekord ekstradimesh si ish-ministër i Brendshëm, nga Zelanda e Re në Stokholm. Nuk do të shpëtojë askush që ka futur duart në xhepat e shqiptarëve edhe në kohën e pandemisë dhe të tërmetit. Opozita do ketë të gjitha hapësirat demokratike nën qeverisjen time, ndërsa individët që kanë shkelur ligjin do kenë të gjithë përgjegjësinë ligjore”, -tha Basha, duke shtuar se mungesa e bilanceve, e bën Ramën t’i fshihet debatit. “Edi Rama nuk do t’i përgjigjet pyetjes se çfarë bëri në këto 8 vite në pushtet dhe nuk ka bërë asgjë nga ato që ka premtuar dhe vjen e troket për herë të tretë dhe thotë dua dhe katër vjet të tjera. Nuk shpjegon pse nuk i ka bërë, refuzon debatin që nuk e ka detyrim ndaj meje, e ka detyrim ndaj qytetarëve, siç e kam dhe unë detyrim ndaj qytetarëve debatin me të për vizionin tim, për programin tim. Pra, fshihet si një frikacak pavarësisht se fryhet si trim por faktikisht po i fshihet debatit publik dhe mundohet që të krijojë këtë mjegull ndaj të cilës unë ju lus të mos jemi aksesorë”, -u shpreh kreu i opozitës.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix7 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix7 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix7 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix7 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Kryesore7 orë më herët

A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?

Skerdilajd Zaimi Në një intervistë – reagim të vetin mbi materialin e RAI3, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo...

Mix7 orë më herët

A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake?

Prania e një kafshe në dhomën e gjumit të një fëmije nuk është e dëmshme për cilësinë e gjumit të...

Mix8 orë më herët

Julia Fox reflekton për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

Julia Fox nuk e shikon me dashuri romancën e saj të shkurtër me Kanye West. Aktorja e “Uncut Gems” tha...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar1 ditë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore1 ditë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Facebook