Lidhu me ne

Kryesore

Lubonja: Ajo që ndodhi me çështjen “Becchetti” është skandaloze

Analisti Fatos Lubonja, në një lidhje me “Skype” në “News 24”, foli ndër të tjera edhe për rastin “Becchetti”, ku shteti shqiptar ka humbur 110 milionë euro. Lubonja thekson se rasti tregon shpërdorimin skandaloz të pushtetit nga Rama, duke shtuar se shoqëria shqiptare duhet të reagonte për këtë rast, por se fatkeqësisht nuk ndodhi kështu.

“Për Becchettin, duhet të kishte reagim nga shoqëria. Është tregues sesi është kapur drejtësia, Prokuroria, mediat. Pushtetet në Shqipëri janë të kapura nga një njeri dhe nuk janë të ndara. Kjo çështje tregon si funksionon shteti i Edi Ramës. Tregon shpërdorimin e pushtetit nga Rama në mënyrë skandaloze. Ky akuzonte Becchettin për pastrim parash, ndërsa shumë media pro Ramës janë ndërtuar mbi pastrimin e parave. Do jepen 110 milionë euro dhe askush nuk mban përgjegjësi e kjo është skandal”, – tha Lubonja.

Duke folur për zgjedhjen e Vjosa Osmanit si presidente e Kosovës, Lubonja deklaroi se shtetit të Kosovës i nevojitet që në krye të shtetit të ketë një figurë unifikuese.

“E pashë situatën me kujdes në Kosovë, për mënyrën si do të veprohej. Unë e kam mbështetur VV-në dhe e kam quajtur shpresa e fundit që në botën shqiptare të ketë besim te politika. Duhet të ushqejmë shpresa dhe jo t’i vrasim. Të huajt ndërhyjnë goxha në Kosovë. Duhet kapërcyer ndërhyrja e të huajve. Vjosa Osmani mund të jetë e pranueshme se ka marrë shumë vota, por duke ditur se ne kemi tendencën të marrim çdo pushtet, mund të kishte edhe figura të tjera në postin e presidentit. Osmani duhet të mos jetë ushtare e Kurtit, se mos-ndarja e pushtetit është e rrezikshme. Reformat të bëhen pa u shpërdoruar pushteti”, – deklaroi Lubonja. /BW

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix5 orë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Mix5 orë më herët

Mosha biologjike: Pse është problem nëse rezulton shumë e lartë?!

Një mospërputhje midis moshës suaj biologjike dhe asaj të treguar në kartën tuaj të identitetit mund të nënkuptojë një rrezik...

Mix5 orë më herët

Çfarë i tërheq mushkonjat?

4 gjëra që duhet të dini për atë që tërheq mushkonjat! Çfarë i tërheq mushkonjat tek ne? Disa faktorë: dioksidi...

Mix5 orë më herët

Tinder merr një veçori “Share My Date” për përdoruesit që të dërgojnë plane takimesh te miqtë e tyre kurioz

Nuk është e pazakontë që njerëzit të bëjnë fotografi të profileve të takimeve dhe t’i dërgojnë ato te miqtë dhe...

Mix5 orë më herët

Si të “shëroheni” nga varësia ndaj telefonit?

Mediat sociale janë tashmë pjesë integrale e jetës tonë dhe në disa mënyra ato kanë përmirësuar në masë të madhe...

Mix5 orë më herët

5 rregulla kyçe për një martesë të shëndetshme

Ditët e sotme martesa e shëndetshme është kthyer në një sfidë më vete për shumë çifte, kjo për disa arsye...

Mix5 orë më herët

Kolesteroli i lartë, 5 mite absurde që duhet t’i largoni njëherë e mirë nga mendja juaj

NGA LIVING Kolesteroli është një yndyrë e dyanshme: e prodhuar nga mëlçia, nga njëra anë është e rëndësishme për trupin...

Mix5 orë më herët

Një këshillë nga Megan Fox për vajzat beqare

Megan Fox, në një intervistë për E!News, iu përgjigj pyetjes: “Ka shumë vajza që do ta kalojnë verën si beqare,...

Mix5 orë më herët

Trajneri i Taylor Swift zbulon sekretin e saj si të ushtroheni si profesionist

Kur vjen puna te palestra, Taylor Swift është bishë e vërtetë. Në të vërtetë, trajneri i saj personal, Kirk Myers...

Mix5 orë më herët

Filmin më të keq të karrierës së tij; Sylvester Stallone e ka falë Arnold Schwarzenegger!

Arnold Schwarzenegger ka zbuluar se dikur ka bindur Sylvester Stallone, të nënshkruante atë që doli të ishte një nga filmat...

Facebook